e martë, 2 dhjetor 2008

Lippi: Lojtarët italianë e meritojnë Topin e Artë, jo Ronaldo

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, mendon se Cristiano Ronaldo nuk e ka merituar Topin e Artë, porse atë është dashur ta fitojnë lojtarët italianë. Lippi mendon se arsyeja që Ronaldo e ka fituar Topin e Artë është për faktin se fituesin nuk e votojnë trajnerët, dhe po të vendoste ai për këtë gjë, atëherë pa mëdyshje do t’ua jepte lojtarëve italianë. “Ronaldo e fitoi Topin e Artë sepse gazetarët evropianë votuan për të. Duke marrë parasysh votuesit, kam pritur që ose Lionel Messi ose Ronaldo ta fitojë atë”. “Po të vendosja unë, do t’ua jepja çmimin të gjithë lojtarëve italianë, sepse ata janë fituesit e mi të Topit të Artë”. “Secilin lojtar që unë e zgjedh të merr pjesë në Përfaqësuese, automatikisht bëhet fitues i Topit të Artë”. Legjenda e Juves, Alessandro Del Piero, i cili ka fituar gjithçka që mund të fitojë një lojtar, kurrë nuk e ka fituar Topin e Artë, ndërsa Lippi thotë se ai nuk ka nevojë, sepse “ai e ka fituar Kupën e Botës”.

Nuk ka komente: