e martë, 2 dhjetor 2008

Del Piero: Mund t’i fitojmë dy trofe

Heroi i Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, i cili është mësuar gjatë karrierës së tij të çojë trofe, thotë se bardhezinjtë kanë potencial që këtë sezon ta fitojnë edhe Scudetton edhe Ligën e Kampionëve. Të pozicionuar në vendin e dytë në Serie A dhe pasi kanë siguruar kualifikimin në fazën ‘knockout’ të Ligës së Kampionëve, Bianconerët ndjehen të disponuar për të qenë konkurrentët më të mëdhenj në të dyja frontet. “Gazetarët më pyesin nëse preferoj Scudetton ose Ligën e Kampionëve, ndërsa unë nuk mund të zgjedh, pasi jemi në një drejtim të mbarë për t’i fituar të dy trofetë”. “Fitorja kundër Regginës tregoi se nuk lëmë hapësira për krizë dhe se kemi shpirt për të shkaktuar presion te pretendentët për titull”. “Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, të jemi konkretë dhe të vendosur. Ndërsa nëse kultivojmë gjithnjë e më shumë vullnetin për të fituar, atëherë gjithçka do të jetë në duart tona”, ka thënë ikona e Juventusit.

Nuk ka komente: