e premte, 5 dhjetor 2008

Nedved parashikon një “udhëtim” në Romë

Mesfushori çek: Besoj se me fat është edhe finalja e Championsit. Të gjithë e dinë që e kam fiksim

Në 111 vjet histori, Juventusi ka zbritur në fushë vërtet një numër të madh kampionësh dhe të gjithë i ka zëvendësuar me kalimin e viteve (për shkak të moshës, para së gjithash), shpesh me kampionë edhe më të mëdhenj. Por, të zëvendësosh Pavel Nedvedin nuk do të jetë e thjeshtë. Një tjetër tip lojtari është e vështirë të imagjinohet. Por “mbreti” çek nuk e ka vendosur akoma se kur do t’i varë “këpucët në gozhdë”, edhe për të hequr atë fiksim nga mendja: “Po, ju e dini tashmë: fiksimi im është të ngre kupën e Ligës së Kampioneve”. Gigi Buffon thekson se, në të vërtetë, ky Juventus është më shumë për Champions sesa për titull. “Unë jam dakord për gjithçka, as që e diskutoj, - vazhdon Nedvedi. - Dhe jo vetëm, sepse synoj, në radhë të parë atë objektiv. Fakti është se Championsi mbetet një veprimtari e çuditshme, ku rëndësi ka vazhdimësia. Ajo që ndikon është, para së gjithash mënyra me të cilën paraqitesh në sfidat e mëdha dhe, në këtë rast ne të Juves dimë t’ia dalim.” Pikërisht krenaria është një tjetër nga sekretet e bardhezinjve. “Po, kemi shumë krenari, në faktin që jam ose jemi krenarë që veshim fabellën e Juves, - pranon mesfushori 36-vjeçar. - Kujtoj se në të shkuarën lojtarë të tjerë më thoshin se vetëm duke e veshur këtë fanellë, e kupton sesa e do Juven.” Skuadra e Ranierit ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit mes kampionatit e Championsit, dhe qëllimi është i qartë. “Nuk jemi ne skuadra më e fortë, - shpjegon Nedved, - por urinë e kemi, si dhe vendosmërinë, që është arma jonë kryesore. Pastaj varet nga ajo që të tjerët e quajnë ADN-ja e Juves, si dhe nga vështirësitë që kemi kaluar dy vjet më parë me “Calciopolin”. Merkatoja e janarit po troket dhe të gjitha skuadrat po përgatisin terrenin për blerje të reja, por Nedved ndalon: “Nuk më takon mua të them, nëse na duhen apo jo blerje; unë mendoj vetëm që sot jemi një skuadër e madhe dhe që pas një viti do të jemi edhe më shumë, sepse sigurisht do të vijnë kampionë të tjerë”. Ndoshta në Romë, në “Olimpico”, në stadiumin e finales së Championsit në këtë sezon… “Nuk duhet të bëj parashikime, por unë besoj që secili nga ne ka një fat për të udhëhequr. Unë e luajta ndeshjen time të parë në Itali, në fushën ku në maj do të zhvillohet finalja e Championsit. Do të ishte një mënyrë e bukur për ta mbyllur rrethin…”

Nuk ka komente: