e martë, 9 dhjetor 2008

Ranieri nuk e dëshiron Diegon

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri është pengesa kryesore e realizimit të transferimit të brazilianit Diego. Mesfushori i Werder Bremenit tashmë një kohë të gjatë lidhet me një kalim në ekipin italian, dhe spekulohet se kjo mund të ndodhë me lehtësi në afatin kalimtar të janarit.Drejtuesit e Juventusit punojnë me ngulm për të realizuar transferimin, ndërsa edhe tifozët e biankonerëve dëshirojnë angazhim të brazilianit. Por sipas mediave italiane pengesë për këtë mund të jetë trajneri Claudio Ranieri.“Me Diegon në përbërje duhet të mendoj ndryshim të lojës dhe do të duhet të luaj pa futbollistë anësorë”, citohet të ketë thënë Ranieri për Tuttosport.Sipas kësaj gazete, në formacionin 4-4-2, të cilin për momentin e preferon Ranieri, me dy anësorë dhe dy mesfushorë defansiv, Diego është i panevojshëm.

Nuk ka komente: