e enjte, 4 dhjetor 2008

Zanetti dhe Camoranesi në stërvitje të plotë

Mesfushorët e Juventusit, Cristiano Zanetti dhe Mauro Camoranesi, po shkojnë drejt rikuperimit të plotë pasi të enjten kanë marrë pjesë në seancën stërvitore të bardhezinjve. Zanetti është duke munguar për Juven që nga fillimi i sezonit, ndërsa Camoranesi dislokoi shpatullën në takimin e fundit kundër Regginës. Rikthimi i Zanettit do të jetë një shtytje e madhe për Zonjën e Vjetër për të ikur paksa nga kriza e lëndimeve, po ashtu edhe Camoranesi, i cili ka pasur disa lëndime të shpeshta, është shumë i nevojshëm për mesfushën e Bianconerëve. Në seancën stërvitore të të enjtes kanë munguar Alessandro Del Piero, Momo Sissoko, Nicola Legrottaglie, Pavel Nedved dhe Alex Manninger, të cilët kanë bërë një trajnim më pak të lodhshëm pas atyre paraqitjeve të vazhdueshme me fanellën bardhezi. Këtë të diele Juventus udhëton në Stadio Via Del Mare për t’u ndeshur me Leccen, ndërsa tre pikë janë objektiv i domosdoshëm.

Nuk ka komente: