e martë, 2 dhjetor 2008

Juventusi pritet të futet fuqishëm në merkaton e janarit


Juventusi është duke menduar për të bërë një merkato të fuqishme në muajin janar. Së fundmi juventinët po shohin një propozim të Fiorentinës për një shkëmbim kokë më kokë të Pasqualit me Iaquintën. Kjo nuk është pista e vetme e bardhezinjve, pasi ata janë duke studiuar edhe futbollistin Keirrisonin. Futbollisti cilësohet si një Amauri i dytë për Ranierin. Megjithë emrat e shumtë të përfolur, në planet e para të “Zonjës së Vjetër” është mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure. Katalanasit kërkojnë plot 12 milionë euro për futbollistin e tyre. Gjatë drejtimit të Barcelonës nga Rijkaardi futbollisti aktivizohej rregullisht, ndërsa me ardhjen e Guardiolës gjërat kanë ndryshuar.

E përditshmja sportive italianë Corriere dello Sport publikoi një listë të plotë me emrat e lojtarëve që interesohet skuadra e Juventusit.

Lojtarët për të cilët interesohet Juventusi:

Podolski (Bayern Munchen)
Toure Yaya (Barcelona)
Ivanovic (Chelsea)
Gallas (Arsenal)
Arshavin (Zenit)
Drenthe (Real Madrid)
Schweinsteiger (Bayern Munchen)
Philip Lahm (Bayern Munchen)
Dossena (Liverpool)
Si dhe fantazisti i Werder Bremenit Diego.

Nuk ka komente: