e martë, 2 dhjetor 2008

Ranieri: Juve, je anti-Interi!

“Gara e kampionatit është e hapur, edhe pse tre skuadra janë shkëptur dhe zikaltërit janë ata që kanë fanellën rozë, si në çiklizëm” Juventusi beson dhe i pari që e thotë është trajneri që shprehet i kënaqur nga ajo që skuadra e tij po bën këtë sezon. “Jemi rritur shumë në krahasim me vitin e shkuar dhe jemi përmirësuar”, tha Claudio Ranieri në një intervistë të dhënë për “Radio Anch’io Sport”, “por kërkoj gjithmonë më shumë se kaq. Momenti më i errët ka kaluar dhe sidoqoftë nuk ishim në krizë, por thjesht nuk arrinim që të shpreheshim ashtu si ishim të mësuar, por nuk isha i kënaqur sepse dhoma e zhveshjes dhe grupi ishte i bashkuar. Në skuadrat e mëdha dihet se asnjëherë nuk mund të jesh i kënaqur me pak...”. Koncepti i luftës për titull i ka lënë vend shumë interpretimeve, ditët e shkuara. Ka edhe nga ata, si Muorinho, që thotë se Ranieri është duke u fshehur... “Kemi thënë gjithmonë se duhet të përmirësojmë klasifikimin e vitit të shkuar. Nuk është e vërtetë që duam të luftojmë pa e thënë këtë, pra në heshtje... Ndoshta një ditë do ta them edhe me zë të lartë: duam të bëjmë maksimumin tonë”. Trajneri i Juventusit nuk mund të mos mendojë për titull. “Luftojmë për t’u përmirësuar pas vendit të tretë. Interi është skuadra që ka ndryshuar trajner dhe që në fazën e parë ndoshta duhet të vuante disi për shkak të efektit të përshtatjes, por po fiton me meritë. Aq më shumë ecet përpara dhe aq më mirë është skuadra. Por, Juventusi nuk do të tolerojë asnjë centimetër. Duam të jemi alternativa kryesore e Interit”. Interi është sidoqoftë gjashtë pikë përpara, pra ka nisur “arratisja”: “Eshtë një shkëputje që deri tani paraqet vetëm tre skuadra në rradhë, me njërën që ka marrë fanellën rozë si në çiklizëm, por që nuk është kompletuar ende gjysma e xhiros. Por, uroj që të jetë një kampionat me shumë skuadra për titull, me një interes të madh. Shpresojmë që të jemi edhe ne në garë në pranverë. Të mos harrojmë që po luftojmë në dy fronte. Ka djem që marrin pjesë për të parën herë në Champions, por kanë rigjetur ritmin”. Deri në këtë moment, Del Piero po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm: “Del Piero është i mahnitshëm dhe ndihet në qendër të projektit të ri të Juventusit. Pra, si të thuash, është flamurmbajtësi ynë. Ai meriton për kombëtaren, por është e ekzagjeruar të këshillosh Marcello Lippin, që ka fituar gjithçka, për një lojtar të cilin ai e ka pasur në Botëror dhe e njeh më mirë se unë...”. Një tjetër lojtar është në qendër të vëmendjes, edhe pse nuk gjen vend në formacion. Giovinco pret momentin e tij: “Ne besojmë shumë te ai, sepse është i ri. Nëse arrij të kuptoj se ai përmirëson skuadrën më shumë se një Top i Artë, atëherë do të luajë më shumë, por duhet të kalojë konkurrencën e një djaloshi të quajtur Nedved...”.

Nuk ka komente: