Sulmuesi italo-brazilian synon titullin dhe Championsin me bardhezinjtë: Ne jemi më të fortët
Po vjen Amauri, Gjethja e Ullirit. Të mos bëjmë shaka, mbiemri nuk ndërrohet dot. Amauri Carvalho de Oliveira qesh. Vërtet, emri e mbiemri nuk ndërrohen, por është duke ardhur ndërkohë një pasaportë e re, ajo italiane. Le të themi se ka nisur numërimi së prapthi, duhen pak a shumë edhe 23 ditë. Pastaj sulmuesi i Juventusit do të bëhet sulmues edhe i kombëtares. Trajneri Lippi ka thënë që kur të bëhem italian, do të më marrë në konsideratë, thotë braziliani. Ky për mua është një nder i madh. Mezi pres orën që të mbarojë kjo histori. Amauri, thonë se goli juaj në Peskarë, ka reduktuar largësinë me Interin kampion në fuqi, ai që ka fituar titujt e fundit. Në moshën 29-vjeçare, çfarë përshtypje ju bën të ndiheni anti-Inter, e pyesin atë. Jam vetëm një lojtar i Juves, përgjigjet ai me modesti. Jam i kënaqur, jam mirë, skuadra është në formë. Kemi bërë një përgatitje të mirë. Jemi gati të perceptojmë atë mendësi fituese që çdo ditë trajneri ynë na e kujton. Ferrara ka qenë menjëherë shumë i qartë me ne. Ai na tha se duhet të fitonim edhe ndaj skuadrës së të rinjve. S'ka rëndësi kë ke përpara, je te Juvja dhe duhet të fitosh. Megjithatë duhen bërë llogaritë gjithnjë me Interin. Është i fortë edhe pa një sulmues të madh si Ibra, vazhdon Amauri. Do të jetë më skuadër, e kemi parë tashmë. Por s’e kemi shkurtuar akoma largësinë. Fituam një miqësore, por barazuam, duke fituar me 11-metërsha. Dhe mund të shënonim edhe një tjetër gol nga pika e bardhë. Ky është shpirti ynë, vetëm të fitojmë. Gjithnjë, kundër Interit dhe kundër më të fortëve. Ne jemi më të fortët. Kemi shumë cilësi me ardhjen e shumë kampionëve si Diego, Melo e Cannavaro. Mund të synojmë titullin dhe Championsin, duhet të përpiqemi të fitojmë gjithçka. A kam ndonjë keqardhje për Brazilin? Italia më kërkoi e para, unë dua ta respektoj Italinë. Këtu lindën dhe fëmijët e mi. Dhe këtu shpresoj të lindë dhe i treti, po mendohemi, ndoshta do të dalë në jetë së shpejti”. Një baba i shkëlqyer, sikundër një bomber i shkëlqyer: shtatë gola në shtatë ndeshje miqësore. Por Italia e Lippit nuk shënon prej tri ndeshjesh. Ndoshta për këtë po e presin… Jo, nuk është ky problemi. Unë shpresoj që të luaj një ditë në kombëtaren italiane, por Italia ka sulmues të mëdhenj si Toni apo Gilardino. Do të kthehen shpejt te goli, e mbyll Amauri.
e mërkurë, 19 gusht 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment