e shtunë, 15 gusht 2009
Amauri: Juve luajti mirë kundër Interit dhe Milanit
Sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri, ishte protagonisti kryesor i bardhezinjve në të dyja ndeshjet e vlefshme për Trofeo Tim Cup, duke shënuar nga një gol edhe kundër Interit dhe kundër Milanit, dhe njëkohësisht u shpall lojtari më i mirë i turneut. “Gjithçka shkoi mirë. Luajtëm lojë të bukur. Interi paksa na i vështirësoi punët, por ne fituam”. “Jemi duke asimiluar taktikën e re, prandaj është normale që kemi disa vështirësi gjatë kësaj periudhe”, është shprehur Amauri për Mediaset.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment