Golat e brazilianit i kanë dhuruar bardhezinjve fitoren ndaj zikaltërve dhe kuqzinjve në Trofeun Tim
“Sapo jam kthyer”. Amauri e thotë këtë fjali në një reklamë, e para e karrierës së tij, ku edhe kërkon t’i dërgojë të gjithë me pushime. Qesh, çon duart lart dhe kërkon falje me këtë frazë. Sapo ka bërë një veprim të rëndë, ka fikur dritat e stadiumit, një strategji jo e menduar mirë për të ndaluar Camoranesin, që po hidhet në kundërsulm. Camoranesi në Peskara mungon, por dritat fiken gjithsesi. Errësira në stadium, ka ndodhur kur në fushë ishin Milani dhe Interi. Dritat e reflektorëve kanë qëndruar të fikura për tetë minuta. Dakord, por i dyshuari numër një ku është? Asnjë problem, Amauri ka qenë afër fushës. Ka arritur të ngushtojë diferencat me Interin: penallti e fituar (e humbur nga Iakuinta) dhe më pas goli, pas një gabimi të pafalshëm të zikaltërit Rivas. Ka qenë një ndeshje jo shumë e rëndësishme e mesit të gushtit, por prej disa muajsh flitej për këtë dhe atëherë midis gjykimeve të tjera mund të shtohet edhe ky: diferenca është ngushtuar, ajo diferencë me Interin dominues në Serinë A.
FJALË - Ndërkohë i dyshuari qëndron jashtë dhe këtë herë dritën ai e ka ndezur. Më pas ka edhe diçka për të thënë: “Ndeshje e bukur kundër Interit. Kemi vuajtur, por në fundin e ndeshjes kemi shfrytëzuar siç duhej të vetmin rast që kemi patur. Kemi provuar të luajmë me skemën 4-2-3-1, por natyrisht na mungon akoma diçka. Po përpiqemi të përballojmë gjithë punën e madhe që kemi bërë gjatë kësaj periudhe. Por mund të themi se e ardhmja premton për mirë”, ka thënë Amauri. Është një e ardhme e tëra përpara dhe braziliani ka shumë uri. Ka shënuar golin kundër Interit, ku ka luajtur i vetëm në sulm. Ka shënuar sërish kundër Milanit, kur ka patur në krah Iaquintan. Në sfidën kundër kuqezinjve pasimi ka ardhur nga 19-vjeçari Yago. Edhe një herë një goditje me të djathtën nga jashtë zone dhe një fitore 1-0 edhe kundër Milanit. Një stinë vere me të vërtet premtuese për të ardhmen.
PERSERITJE - Premtime të tjera. Të hënën e kaluar, Amauri ka bërë një parashikim. Ka sfiduar burokracinë italiane. Ai, si njeri i drejtpërdrejtë që është ka thënë: “Pas një muaji do të jem italian”. Është historia e pasaportës së dytë, ajo që do t’i hapë dyert e kombëtares. Gigi Buffon “pret me padurim”, trajneri i kombëtares “axurre”, Marcello Lippi, gjithashtu. Ndoshta ngaqë Italia e tij nuk shënon prej tri ndeshjesh. Ndoshta ngaqë në shtatë sfida (gjatë kësaj vere) Amauri ka shënuar plot shtatë gola deri tani. E qartë? Duhet gjithmonë dikush që të ndezë dritën. “Oh, unë sapo jam kthyer”. I bindur për këtë është edhe shoku i tij te Juvja, Giorgio Chiellini, i cili pranon: “Amauri ka zgjedhur Italinë. Ai na ka siguruar të gjithëve se sapo të marrë pasaportën italiane, do të presë një thirrje nga trajneri Lippi. Si juventin jam i kënaqur”.
e mërkurë, 19 gusht 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment