Deklaratat e Marcello Lippit lidhur me skuadrën favorite për fitoren e kampionatit italian këtë sezon kanë lënë hapësirë për shumë polemika. Por ka edhe nga ata që janë dakord me mendimin e trajnerit të Kombëtares italiane. Mesa duket, merkatoja e mirë e zhvilluar nga skuadra e Juventusit ka rritur besimin e tifozerisë bardhezi dhe të sportdashësve, ku përfshihen edhe emra të njohur të ekranit italian:
ANTONIO CABRINI - “Juventusi ka diçka më shumë se vitin e kaluar, është e sigurt që do të jetë favorit. Interi është ekipi kampion në fuqi, për pasojë është i pari që duhet mundur”.
LUCA MARCCHEGIANNI - “Mendoj se bardhezinjtë mund ta fitojnë kampionatin. Më pëlqeu shumë Diego, është një lojtar që synon portën dhe që bashkëpunon më së miri me shokët e skuadrës”.
DOMENICO MAROCINO - “Del Piero është ende lojtari më vendimtar i bardhezinjve. Mendoj se duhet t’i jap të drejtë trajnerit”.
MASSIMO MAURO - “E rëndësishme është që Juventusi të përpiqet deri në fund. Unë kam shumë besim. Megjithatë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi nuk duhet ta vëmë nën presion të madh Ferrarën dhe skuadrën”.
FABRIZIO RAVANELLI - “Juventusi është skuadra që duhet mundur për fitoren e titullit. Është trajneri që më ka dhënë të drejtë mua, pasi unë ia kam thënë i pari këtë gjë atij...”.
MAURIZIO ZAMPARINI - “Është e vërtetë, titullin do ta fitojë Juventusi, pikërisht siç e ka parashikuar Lipi. Ndërsa Palermoja ime do të renditet në vend të katërt, pas Interit dhe Milanit”.
MARIO BERETTA - “Mendoj se Juventusi do të jetë në garë deri në fund, por unë ende mendoj se skuadra e Jose Mourinhos është në avantazh”.
GIANCARLO CAMOLESE - “Sipas meje titullin do ta fitojë Interi, por distancat janë shkurtuar shumë. Zikaltrit dhe bardhezinjtë janë më lart se të tjerët. Por unë mendoj se duhet të kenë kujdes edhe nga Milani”.
FRANCO COLOMBA - “A ka të drejtë Lippi? Diego më ka bërë shumë përshtypje, ka treguar se është një fantazist i shkëlqyer. Dhe pa Ibrahimovicin mendoj se Interi do ta ketë më të vështirë. Po, Juventusi mund ta fitojë kampionatin”.
ANTONELO CUCUREDU - “Juventusi ka gjithçka i duhet për t’ia rrëmbyer titullin Interit. Bardhezinjtë janë forcuar shumë dhe besoj se do të jetë një kampionat shumë i bukur”.
HECTOR CUPER - “Juve ka realizuar një merkato shumë të mirë, nuk i mungon asgjë për të fituar. Mendoj se Lippi ka të drejtë”.
DELIO ROSSI - “Interi mbetet ende më e forta, por bardhezinjtë janë shumë afër tyre”.
DINO ZOFF - “Natyrisht që mund të përballet me Interin. Juve është një skuadër më e fortë se vitin e kaluar, por unë preferoj të qëndroj me këmbë në tokë: nëse Lippi ka të drejtë, do ta marrim vesh vetëm në qershor”.
PAOLO BELI - “Nëse Diego do të luajë si në ndeshjen kundër Milanit, nëse Sissoko kthehet dhe nëse Melo do të jetë i qetë, Juventusi do të jetë një skuadër e jashtëzakonshme. Ferrara do t’i japë të drejtë trajnerit të Kombëtares”.
MIKE BUONGIORNO - “Kam besim te Lippi, e kam mik dhe uroj që të ketë të drejtë. Zakonisht ai nuk është nga ata njerëz që flasin pa u menduar, duke bërë parashikime të pabazuara, prandaj mendoj se përpara se të shprehej në atë mënyrë, do ta studionte më së miri situatën”.
FEDERICA PELLEGRINI - “Nëse e ka thënë trajneri i Kombëtares, duhet ta besojmë. Shoqëria e ka forcuar shumë skuadrën, për pasojë kanë të gjitha mundësitë për të fituar titullin”.
LAMBERTO SPOSSINI - “Juventusi është shumë më kompetitive: me Diegon dhe Melon, Lippi ka vërtet të drejtë. Megjithatë, preferoj të mos nxitohem: Interi është ende një skuadër e fortë”.
MARCO TRAVAGLIO - “Unë do të shpresoja të dëgjoja Berlusconin që të thoshte se titullin këtë sezon do ta fitojë Milani. Por duhet të pranoj se Juventusi është shumë më e fortë se vitin e kaluar”.
MARCELLO BONETTO - “Është një skuadër që është përmirësuar shumë dhe unë kam përshtypjen që është meritë e Ferrarës. Natyrisht që Lippi merr vesh nga këto gjëra, prandaj mendoj se duhet t’u besojmë fjalëve të tij. Interi është shumë e fortë, por me largimin e Ibrahimovicit, distancat janë shkurtuar shumë”.
OSCAR DAMIANI - “Pa dyshim që është një nga favoritet kryesore, por mendoj se Interi është ende përpara, edhe pse me një distancë shumë të shkurtër. Madje, unë mendoj se nuk duhet të nënvlerësojmë as Romën”.
FABIO PARISI - “Bardhezinjtë, pavarësisht investimeve të shumta që kanë bërë, kanë avantazhin e të mos pasurit asgjë për të humbur. Të paktën në krahasim me Interin”.
CLAUDIO PASQUALIN -“Edhe unë, nëse do të më duhej të zgjidhja, do të thosha se e shikoj Juventusin si skuadrën kryesore që mund të fitojë titullin.
e premte, 21 gusht 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment