e premte, 21 gusht 2009
Në shtator do të jem në formë
Nota më pozitive e Juventusit në trofeun Berlusconi? Pa hije dyshimi Diego. Braziliani, ish-lojtar i Santosit dhe Werder Bremenit, që erdhi te Juvja për 25 milionë euro, duke parë gjithçka që ka bërë në këtë pragkampionat, ia ka vlejtur që është blerë. I vendosur pas dy sulmuesve, fantazisti bardhezi, jo vetëm që zhbllokoi rezultatin në San Siro, por edhe tregoi klas e cilësi në fushë, me vertikalizime të bukura. Vetë Diego nuk e fsheh kënaqësinë, por pranon që nuk është akoma në formë: Jam i lumtur që luajta mirë në një stadium si San Siro, - tha braziliani. Vij nga një muaj shumë i vështirë, ku kam punuar shumë, kemi bërë një përgatitje të madhe dhe në shtator do të jem në maksimum të formës. Diego ka komentuar edhe fjalët e LiPpit, që e sheh Juven favorite për titullin: Juvja është gjithnjë mes favoriteve, por nuk është e vetmja.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment