e mërkurë, 19 gusht 2009

Parashikim: Milan – Juvenuts ( Trofeo Berlusconi )

Sonte me fillim nga ora 20:45 fillon spektakli për nder të trofeut “ Luigji Berlusconi” i cili zhvillohet ndërmjet Milanit dhe Juventusit në San Siro. Duke parë formën e dobët të Milanit në parasezonë dhe supertransferimet e Juventusit pritet të jetë një ndeshje interesante. Në fakt Berlusconi dëshiron që me çdo kusht Leonardo dhe skuadra e tij të shënoj fitore, pasi që nuk dëshirojnë të turpërohen para tifozëve pasi që edhe ashtu janë paralajmëruar protesta për merkatkon katastrofale të Milanit. Favorit absolut për këtë ndeshje është Juventusi. Pas përforcimeve që kanë bërë bianconerët vështirë se do ti bëjë ballë Milani me formën e dobët të treguar në parasezonë, por megjithatë pritet të zhvillohet një ndeshje shumë interesante në San Siro, për vet faktin se Milan kërkon fitoren e parë në parapërgatitjet dhe një humbje e sotshme do ishte një katastrofë për tifozët e Milanit.

Formacionet e paralajmëruara për këtë ndeshje janë:

Milan
(4-3-1-2): Storari; Zambrotta, Nesta, Thiago Silva, Jankulovski; Gattuso, Pirlo, Flamini; Ronaldinho; Huntelaar, Pato.

Juventus
(4-3-1-2): Buffon; Grygera, Cannavaro, Legrottaglie, De Ceglie; Salihamidzic, Felipe Melo, Marchisio; Diego; Amauri, Del Piero.

Nuk ka komente: