e mërkurë, 19 gusht 2009

Diego shpreson në skudeton

Përforcimi i ri i Juventusit, Diego, është i vendosur t’i ndihmojë ekipit të tij të fitojë skudeton këtë sezon dhe ai nuk do të lejojë askënd ta ndalojë. Bianconerët dështuan të fitojnë ndaj Milanit në takimin e mbrëmshëm në Berlusconi Trophy, duke u mposhtur në penalti, pas barazimit 1-1. Diego, i cili shënoi për Juventusin në këtë ndeshje vazhdon të mbetet entuziast, pavarësisht këtij rezultati. “Juventusi është në mesin e favoritëve. Por ka edhe ekipe të tjera. Nuk shqetësohem për Interin ose Milanin. Ne duhet të mendojmë të luajmë mirë”, ka thënë Diego, i cili është shprehur i kënaqur me formën e tij. Juventusi gjatë vikendit do të presë para tifozëve të vet, ekipi e Chievos në ndeshjen e javës së parë të Serie A.

Nuk ka komente: