e premte, 14 gusht 2009

Trofeo Tim Cup: Juve mposht edhe Milanin për te fituar Trofeo Tim


Juventusi e ka mposhtur edhe Milanin për t’u shpallur fitues i garës tradicionale Trofeo Tim, e cila zhvillohet ndërmjet tre skuadrave më të suksesshme italiane. Përballja e tretë 45-minutëshe e zhvilluar ndërmjet bardhezinjve dhe kuqezinjve, ka përfunduar me fitoren e të parëve me rezultat prej 2-0. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Amauri (14’), ndërsa Vincenzo Iaquinta e dyfishoi epërsinë e Juves (32’), dhe ku rezultoi të ishte goli i fundit në këtë ndeshje. Në përballjen e parë Zonja e Vjetër e mposhti Interin pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa pas kësaj fitoreje Juventusi shpallet fitues i Trofeo Tim. Kjo është hera e parë që Juventusi shpallet fitues i këtij trofeu miqësor, ndërsa duhet të përmendim që sulmuesi bardhezi Carvalho Amauri u shpall lojtari më i mirë i kësaj gare, i cili shënoi nga një gol në të dyja ndeshjet e Juves, ndërsa lojtari më i dobët u shpall mbrojtësi i Interit, Nelson Rivas.


FORMACIONET
Milan – Juventus 0-2 (Amauri, Iaquinta).
Milan: Roma, Nesta (Onyewu), Favalli, Antonini, Oddo; Flamini, Gattuso (Harmony), Abate; Ronaldinho (Di Gennaro); Huntelaar (Inzaghi), Pato (Zigoni).
Trajner: Leonardo.

Juventus: Manninger, Caceres, Legrottaglie, Chiellini, Salihamidzic, Melo, Marrone, Poulsen (De Ceglie), Iaquinta (G. Giovinco), Yago, Amauri (Immobile).
Trajner: Ciro Ferrara.

Nuk ka komente: