e premte, 21 gusht 2009
Del Piero në dyshim për Chievon
Del Piero po apo Del Piero jo? Mungojnë pak ditë nga fillimi i kampionatit, por Cobolli Gigli nuk e di akoma nëse të dielën në mbrëmje kundër Chievos do të mund të kënaqë sytë, duke parë në aksion Diegon dhe kapitenin e Juventusit. Edhe Ferrara duket se nuk di më shumë. Del Piero edhe ditën e martë ka punuar në palestër, bashkë me fizioterapistin Esposito. Javën e kaluar ka marrë një goditje në kurriz, që nuk e ka lejuar të zbresë në fushë me rastin e Trofeut Tim dhe në atë Berlusconi, edhe pse kundër Milanit është grumbulluar rregullisht me skuadrën. Domethënë nuk kemi të bëjmë me një gjë serioze. Më shumë shqetësimi ka të bëjë me pasojat e kësaj goditjeje, duke parë se disa herë dhembja e kurrizit krijon probleme të tjera që mund të shkaktojnë dëmtime muskulare. Gjithsesi, zërat e fundit që vijnë nga ambienti bardhezi flasin për një Del Piero që do të rekuperohet shumë shpejt dhe ai vetë pret me padurim: Dua të fitoj kampionatin dhe të shkoj në Botëror - ka thënë kapiteni bardhezi. Me Ferrarën është e mundur. Por, për tu siguruar për rekuperimin e tij, do të duhet të pritet testi i fushës.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment