e shtunë, 1 gusht 2009
Diego: Do të kthehem së shpejti
Mesfushori i Juventusit, Diego, u ka thënë tifozëve bardhezi që të mos shqetësohet për të, sepse ai do të kthehet shumë shpejtë në fushë. Transferi i sivjetmë i Zonjës së Vjetër u detyrua të mungonte në gjysmëfinale të Kupës së Paqes, pasi që kishte lodhje muskulore- një gjendje e cila nuk konsiderohet jo serioze nga stafi mjekësor i Juves. “Jam i pikëlluar për atë që më ndodhi. Kisha shumë dëshirë të luaja kundër Real Madridit, mirëpo nuk munda të bëj asgjë në këtë drejtim”. “Do të pushoj një kohë që të rikuperohem plotësisht. Do të kthehem shumë shpejt”, ka thënë braziliani për “Tuttosport”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment