e mërkurë, 19 gusht 2009

Marcello Lippi parashikon: Juventus do fitoj Scudeton

Trajneri i Italisë Marcello Lippi foli për sezonën që po vjen në Serie A, dhe beson se humbjet e yjeve nuk janë të mëdha pas ardhjes së Diegos, Eto’os dhe Lucios, dhe rikthimi i lëndimit të Nestas. “Ne nuk humbëm shumë. Si zakonisht kampionati do jetë interesant dhe shumë i vështirë. Jo më i bukuri, por më interesanti,” tha ai për Sky. Në ndërkohë, përgjigja e tij për fituesin e Serie A ishte Juventus, dhe se pas emërimeve të trajnerëve të rinj në Juve dhe Milan, ai beson se mosha nuk do jetë pengesë. “Trajneri nuk ka moshë. Një trajner duhet të jetë inteligjent, kompetent, karizmatik, dhe personalitet. Të gjitha këto mund ti kesh si 40 vjeçar, por mund ti mos kesh në moshen 60 ose 65 vjeçare.” Lippi pati sukses të dyfisht me Bianconerët në Serie A, në 1994-1999 dhe nga 2001 -2004.

Nuk ka komente: