Kapiteni i Romës ka mbështetur trajnerin e Italisë, Marcello Lippi: Ishte vetëm një parashikim
Francesco Totti mbështet Marcello Lippin dhe në lidhje me diskutimin në distancë me Jose Mourinhon ka preferuar të qetësojë situatën: Kampionati i fituar nga Juventusi? Lippi ka bërë një batutë, një parashikim, ka pohuar kapiteni i Romës pak para se të nisej drejt Sllovakisë ku skuadra e Spallettit do të përballet me ekipin e Kosices në turin e fundit paraeliminator të Ligës së Europës. Nëse do të jetë e vërtetë apo jo kjo do të shihet në fund- ka shtuar ai. Gjithsesi Juvja është një nga favoritet për titullin kampion. Sipas Tottit takimi i Ligës së Europës kundër sllovakëve të Kosices në letër duket një ndeshje e lehtë, por duhet të jemi të përqendruar dhe ta sigurojmë sa më shpejt të jetë e mundur kualifikimin, para ndeshjes së kthimit. Atyre që e pyesin për stimujt e nevojshëm për të bërë një figurë të mirë në kompeticionin europian, kapiteni verdhekuq u ka shpjeguar se këto janë dhe do të jenë gjithmonë, sepse të arrish rezultate pozitive me Romën është një gjë normale. Duke folur për synimet e skuadrës verdhekuqe në kampionat, Totti, i cili i është shmangur pyetjeve në lidhje me një rikthim të tijin tek kombëtarja e Italisë (mendoj vetëm për ndeshjen e së enjtes dhe kaq), teksa u është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjeve nëse lojtarët e Spallettit do të mund të synojnë një vend midis katër të parëve: Do të presim nisjen e kampionatit dhe më pas do të shohim. Të bësh parashikime në fillim është gjithnjë më e lehtë, por kemi një vit përpara dhe do ta vlerësojmë situatën nga dita në ditë. Nëse merkato do të vijë në ndihmë të Romës? Nuk e di këtë, shpresoj se po, ka përfunduar kapiteni verdhekuq.
e premte, 21 gusht 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment