e premte, 21 gusht 2009
Diego, gol dhe tifozët fillojnë të ëndërrojnë
Diego rikthehet nga dëmtimi, zbret në tapetin e “San Siros” në mënyrë të papritur, shënon kundër Milanit dhe tifozët e Juventusit tashmë kanë filluar të ëndërrojnë. Ciro Ferrara e grumbulloi brazilianin në minutat e fundit, por askush nuk priste ta shihte në fushën e lojës, mbi të gjitha që nga minuta e parë. Por Diego nuk ka zhgënjyer askënd dhe tashmë duket se është gati për fillimin e kampionatit. “Jam shumë i lumtur që arrita të luaj pas një periudhe disi të gjatë dëmtimi dhe madje, të shënoja në një stadium të rëndësishëm si ai i Milanit - komenton ish-fantazisti i Werder Bremenit. Pranoj se nuk jam ende në 100 për qind të formës sime, por besoj se duke u stërvitur intensivisht gjatë këtyre ditëve të mbetura, duhet të jem gati për ndeshjen e parë të Serisë A kundër Chievos. Objektivat? Juventusi gjithmonë duhet të zbresë në fushë për të fituar, kurrë vetëm për të marrë pjesë. Jemi një skuadër e madhe, ndonëse kemi ende për t’u përmirësuar. Objektivi ynë është të fitojmë diçka të rëndësishme në sezonin e ardhshëm dhe shpresojmë që të arrijmë synimin tonë, - shprehet braziliani i bardhezinjve, Diego, i cili mbyll deklaratën e tij me një mendim për Ronaldinhon. Mbetet gjithmonë një lojtar special. Si mik dhe si brazilian shpresoj që ai të vazhdojë të luajë gjithmonë e më mirë”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment