e premte, 21 gusht 2009
Claudio Marchisio nuk e sheh Championsin si një utopi..
Faza përgatitore ka përfunduar, ndërkohë që nga fundjava e ardhshme gjërat fillojnë të bëhen serioze. Claudio Marchisio ka qenë një ndër protagonistët e kësaj vere, qoftë me Juventusin, qoftë me Kombëtaren italiane, pas debutimit të tij me kampionët e botës në fuqi në miqësoren kundër Zvicrës. “Mendoj se kemi zhvilluar një fazë të kënaqshme përgatitore - thotë juventini Marchisio. Kemi bërë ndeshje vërtetë të mira, përjashtuar këtu atë me Villarealin. Pavarësisht këtyre, mendoj se tashmë jemi gati për fillimin e sezonit të ardhshëm. Objektivat? Objektivi im personal lidhet me Juventusin. Skuadra duhet të vazhdojë të luajmë me ritme të mira. Ishte edhe falë shokëve të mi nëse unë arrita të grumbullohesha e të debutoja në përfaqësuese. Për këtë arsye, nëse vazhdoj të jem protagonist me Juventusin në sezonin e ardhshëm, atëherë mund të vazhdoj të ëndërroj titullin kampion, kombëtaren, por mbi të gjitha Ligën e Kampioneve, një trofe që më duket më i lehtë për t’u fituar sesa Seria A”.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment