e premte, 21 gusht 2009
Kthehen Chiellini e Camoranesi, mungon Melo
Kur na ndajnë vetëm tri ditë nga ndeshja e së dielës në “Olimpicon” e Torinos mes Juventusit dhe Chievos, nga infermieria bardhezi vijnë lajme të shkëlqyera. Ditën e djeshme, në stërvitje janë bashkuar mbrojtësi Chiellini dhe mesfushori Camoranesi, të cilët duket se janë të gatshëm për sfidën kundër formacionit veronez. Ndërkohë, në mënyrë të diferencuar janë stërvitur Del Piero, Zebina dhe Tiago, por që nuk ka asnjë dyshim mbi grumbullimin e tri emrave të përmendur për ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serisë A. Ndërkohë, mungesat e sigurta ndaj Chievos do të jenë të dëmtuarit Sissoko e Giovinco si dhe Felipe Melo, i skualifikuar.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment