e mërkurë, 19 gusht 2009

Milan fiton trofeun ” Luigi Berlusconi “

Milan më në fund ka arritur të shënoj një sukses në parapërgatitjet për sezonën e re. Pas parasezonës turpëruese Milan ka zbardhur fytyrën vetvehtes duke fituar Trofeun Luigi Berlusconi dhe kështu duke u mbyllur gojën kritikëve të futbollit për formën e saj. Të dyja skuadrat shfaqën lojë të shkëlqyer por Milanit i duhej fitorja pasi që vërehej një dezertim tifozësh. Të parët kaluan në epërsi Bianconerët në minutën e 28 me anë të Diegos për rezultatin 1 me 0. Por më pas duke parë presionin që vinte nga tribunat, Rossonerët shtrënguan dhëmbët dhe arritën të shënojnë, me anë të Patos në minutën e 69. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, kurse për ta përcaktuar fituesin do duhesh zhvilloheshin vazhdimet ku nuk u shënuan gola, dhe kështu ndeshja u përcaktua në penalti. Milan fitoi trofeun Berlusconi pasi qe ishin më të saktë në penalti duke fituar 5 me 4. Milan shënon fitore shumë të rëndësishme para startit të Serie A ku do të jetë mysafir i Sienës, ndërsa Juventus pas humbjes së dytë në parasezonë do ta pres në Olimpico të Torinos Chievon.

Nuk ka komente: