e premte, 14 gusht 2009
Trofeo Tim Cup: Juve fiton derbin e parë
Në ndeshjen e parë të Trofeo Tim, Interi dhe Juventusi barazuan me rezultat prej 1-1, ndërsa Zonja e Vjetër shënoi fitore pas ekzekutimit të penaltive. Është zhvilluar ndeshja e parë e Trofeo Tim, ndërmjet Interit dhe Juventusit në Pescara, e cila përfundoi me fitoren e bardhezinjve, të cilët ishin më të saktë nga pika e bardhë. Thiago Motta shënoi për Nerazzurët (26’), ndërsa Amauri barazoi rezultatin për të siguruar penalltitë, pas ekzekutimit të të cilave Bianconerët ishin më të saktë. Pas kësaj ndeshje, Juventusi kryeson me dy pikë ndërsa Interi gjendet në vendin e dytë me një pikë. Ndeshja e radhës zhvillohet ndërmjet Interit dhe Milanit, ndërsa pastaj do të luajnë Juventusi me Milanin.
FORMACIONET
Inter – Juventus 1-1 (penallti 6-7).
Inter: J. Cesar; Santon, Samuel, Materazzi, Chivu; Viera, Cambiasso (Krhin), Motta, Stankovic (Balotelli); Quaresma (Rivas), Mancini (Milito).
Trajner: Jose Mourinho.
Juventus: Buffon, Grygera, Cannavaro, Legrottaglie, Molinaro, Felipe Melo, Poulsen, Salihamidzic, Tiago, Amauri, Iaquinta.
Trajner: Ciro Ferrara.
PENALLTITË: Milito (I) gol, Salihamidzic (J) gol, Balotelli (I) gol, Grygera (J) gol, Chivu (I) gol, Melo (J) gol, Motta (I) gol, Poulsen (J) gabon, Samuel (I) gabon, Amauri (J) gol, Vieira (I) gol, Iaquinta (J) gol, Santon (I) gabon, Legrottaglie (J) gol.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment