Pas paraqitjes së shkëlqyer në trofeun “BerlusConi”, mbrojtësi ekzalton brazilianin
Trofeu Luigi Berlusconi konfirmoi realisht vlerat e një lojtari të shkëlqyer si Diego Ribas da Cunha. Edhe pse vinte nga disa probleme fizike, braziliani jo vetëm që u paraqit mirë, por shënoi dhe golin e parë ndaj Milanit. Një paraqitje që i ka gëzuar pa masë juventinët, para të gjithëve Fabio Cannavaron: Diego është vendimtar për modulin tonë, - tha mbrojtësi bardhezi. Tani duhet të riaftësojmë ndonjë lojtar të dëmtuar për ndeshjen e së dielës, Del Pieron e Camoranesin, sepse na pret një kampionat i vështirë. Lippi ka thënë që do ta fitojmë ne titullin? Shpresojmë, sepse klubi ka investuar shumë dhe pas tri vjetësh kërkon të kthehet të fitojë dhe të festojë së bashku me tifozët e tij. Në kampionatin, që nis këtë të shtunë me dy ndeshjet e para, Cannavaro do të ritakojë gjatë sezonit edhe Napolin e tij: Nëse do t i shënoja, nuk do të festoj, është qyteti im, jam shumë i lidhur, kam një afeksion të jashtëzakonshëm. Me presidentin De Laurentis nuk kam biseduar asnjëherë, nuk ka qenë asnjëherë pranë blerjes sime. Shpresoj që skuadra të luajë një sezon më të qetë. Më pas vjen kapitulli i kombëtares: Nuk ndërhyj në vendimet e trajnerit axurr mbi grumbullimin e mundshëm të Tottit, Casanos e Del Pieros - shtoi Cannavaro. Lipi ua ka lënë dyert hapur të gjithëve, sepse të gjithë e duan këtë fanellë. Ne duam të mbrojmë titullin. Përqindje nuk jap dot, s'jam i zoti t'i bëj, por në shtator kemi ndeshje të rëndësishme që mund të na japin biletën për në Afrikën e Jugut. Mbi fjalët e Berlusconit sa u takon rrogave të larta të lojtarëve, Cannavaron vijon: Unë shembullin e dhashë… Reduktimet nuk duhen bërë vetëm në shpenzimet e futbollistëve, por në shumë gjëra në jetë. Kriza botërore e këtyre viteve nuk ka ardhur vetëm nga rrogat e lojtarëve, por diçka duhet bërë.
e premte, 21 gusht 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment