e mërkurë, 19 gusht 2009

Ferrara: Juve duhet të punojë më shumë

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, nuk ka qenë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, pas humbjes në edicionin e 19-të të Berlusconi Trophy ndaj Milanit. Ferrara shpreson se ekipi i tij, veçanërisht në fazën e sulmit, mund të përmirësohet në disa javët e ardhshme, pasi synon të punojë shumë në këtë aspekt. “Sa i takon posedimit të topit, sulmuesit ishin shumë afër njëri-tjetrit. Sonte ishte e rëndësishme të rikuperohet Diego. Mendoj se Juventsi, së bashku me Interin dhe Milanin, pa harruar edhe Romën, është një prej ekipeve që synojnë titullin në ligë”, thotë trajneri i bianconerëve. “Gjithmonë kemi luftuar fuqishëm me Milanin, por me besnikëri. Nuk besoj në fat të keq, dua ta fitoj këtë trofe (Serie A)”, ka shtuar Ciro Ferrara. Ferrara po ashtu i është referuar faktit se tradicionalisht ka parë se kur ekipi ka humbur në Trofeo Berlusconi, po thuajse gjithmonë ia ka dalë mirë në Serie A, atë sezon.

Nuk ka komente: