e premte, 21 gusht 2009
Cobolli Gigli vlerëson punën e Ciro Ferraras
Presidenti Giovanni Cobolli Gigli është shumë i kënaqur nga Juventusi, pavarësisht humbjes nga pika e bardhë e penalltive kundër Milanit në trofeun “Berlusconi”. “Kam parë një Juventus që luan bukur në fushë, dëfren spektatorin, por edhe Milani ishte në formë të shkëlqyer. Trofeu ‘Berlusconi’ është gjithmonë një festë e futbollit, që gjithashtu parashtron edhe fillimin e kampionatit. Diego ka konfirmuar se është një investim i sigurt nga ana jonë, por unë realisht po pres me padurim momentin për ta parë në aksion brazilianin përkrah Del Pieros, - shprehet numri një i klubit me më shumë tituj të fituar në Itali, i cili më pas ndalet në elozhet për punën e shkëlqyer të trajnerit Ferrara. Ciro është një person i mrekullueshëm dhe po e vërteton çdo ditë e më shumë. I qëndroi pranë skuadrës edhe gjatë rënies sonë në Serinë B, u tregua i gatshëm të linte impenjimet me Kombëtaren përkrah Lippit për të marrë drejtimin e Juventusit për dy ndeshjet e fundit në sezonin e kaluar pas asnjë lloj interesi dhe pikërisht këto gjëra vlerësohen tek një person”, nënvizon Cobolli Gigli.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment