e mërkurë, 19 gusht 2009
Bufon: Interi, skuadra për t’u mundur
Ndonjëherë sinjale të vogla tregojnë se çfarë sezoni do të jetë. Dhe fitoret e fundit të Juves, janë një ogur i mirë. Gigi Buffon, përveç Juves së tij, ka ndjekur me kujdes edhe paraqitjet e kundërshtarëve. Dhe Interi e ka befasuar sërish: “Pashë një Inter të madh, që më ka bërë shumë përshtypje të mirë, tha portieri bardhezi, është përmirësuar edhe më shumë. Më erdhi vërtet keq që i prita penalltinë vendimtare pikërisht Santonit në trofeun Tim. Me gjithë ata të huaj që ka Interi, duhej t’ia prisja një italiani…. Megjithatë do të jetë një luftë për tre: ne, Interi e Milani. Të mos harrojmë jo favoritët e mundshëm, si Fiorentina e Roma. Besoj se kjo Juve është shumë e fortë, në gjendje të synojë gjithçka. Kanë ardhur lojtarë të mëdhenj. Klubi ka shpenzuar shumë, vetëm Reali ka blerë më shumë se ne.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment