e mërkurë, 19 gusht 2009

Diego: Juventus do ta fitoj Scudetton

Assi i Juventusit, Diego është shprehur se do ti ndihmojë skuadrës që ta ngris Scudetton këtë sezonë, dhe se nuk ka gjë që mund ta ndal për ta bërë këtë. Bianconerët humbën kundër Milanit për Trofeun Berlusconi më rezultat 1 me 1, ku golashënues ishte dhe Diego, dhe ky i fundit shprehu entuziazmin përkundër rezultatit. “Juventus është gjithmonë përkrah favoritëve, por ka dhe klube të tjera,” tha Diego “Nuk merakosem për Interin apo Milanin. Ne duhet të mendojmë që të luajmë sa më mirë.” Diego bëri disa lëvizje magjike gjatë ndeshjes kundër Rossonerëve, dhe ai ishte i kënaqur me performancën e tij. “Të luash në një stadium sikur që është San Siro të jep gjithnjë ndjenja të mrekullueshme. Unë shënova golin, dhe mendova se do mund të fitonim, por megjithatë jam i lumtur,” përfundoi Diego.

Nuk ka komente: