e mërkurë, 19 gusht 2009

Falque: Diego më i mirë se Kaka

Talenti i ri brazialian i Juventusit, Yago Falque beson se skuadra e tij ka mentalitetin e Barcelonës, dhe ndjen se Diego është më i mirë se Kaka. Ish talenti i Barcelonës , tani i Juves, ka impresionuar Ciro Ferraran me paraqitjet në parasezonë. Falque ka krahasuar dy brazilianët, dhe beson se Zonja e Vjetër është si Barcelona duke dërguar një sinjal të ashpër dhe kërcënues për klubet tjera europiane. “Diego është një kampion dhe ai do bëhet shumë i fortë te Juventus. Mendoj se ai është më i mirë se Kaka,” tha Falque për Tuttosport. “Barcelona dhe Juventus? Loja në Spanjë dallon, por të dyja klubet janë të mëdha dhe janë shumë të ngjashme.Juvntues ka të njëjtin mentalitet fitues si Barcelona.”

Nuk ka komente: