e mërkurë, 19 gusht 2009
Berlusconi: Fitorja kundër Juves e madhe
Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi ishte shumë i lumtur pas performacës së klubit të tij në edicionin e 19 të trofeut Berlusconi e cila zhvillohet në kujtim të babait të tij. Rossonerët e fituan trofeun 11 herë duke mposhtur Juventusin në penalti pas ndeshjes e cila përfundoi 1 me 1 në kohën e rregullt. “Edhe pse mundëm Juven vetëm në penalti, është një ogur i mirë për një sezonë të re,” tha kryeministri Italian pas ndeshjes. “Klubi duhet të punoj në drejtime të tjera, në pjesë të ndryshme të fushës, dhe në pozicionimin e lojtarëve në fushë. Sidoqoftë, mendoj se Milan do të ketë një start të mirë në sezonin e ardhshëm. “Klubi im ideal do ishte një klub me 11 lojtarë startues dhe 6 rezervë, por unë e di se në futbollin modern kjo do ishte e pamundshme“. Milan do ketë punë të vështirë këtë sezonë në disa fronte. Do të tentojnë që të ripushtojnë Serien A të cilën nuk po e lëshon Interi, dhe të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment