Mesfushori brazilian nuk ka bindur në paraqitjet e fundit. Ndaj Chievos është i pezulluar dhe do të pushojë
Janë 35, ditët e brazilianit tjetër. Quhet Felipe Melo. Është ai që ka kushtuar pak më shumë, ka luajtur më shumë dhe nuk ka befasuar aq sa duhet. Të hënën në mbrëmje ishte i zemëruar. Më shumë se zakonisht. Kundër Milanit paraqitja e tij nuk është pëlqyer. Nuk i ka pëlqyer as vetë atij. E kushtëzuar nga një top i humbur në mesfushë, që i ka hapur rrugën dhe golit të barazimit 1-1 të shënuar nga Pato. Për këtë arsye Felipe Melo nuk ka qenë i kënaqur. Është larguar menjëherë, duke bërë vetëm këtë koment: Në aktivizimet e fundit jam ndier shumë i lodhur për ndeshjet e shumta që kam zhvilluar gjithashtu edhe për udhëtimet e shumta. Që nga përfundimi i Kupës së Konfederatave kam patur pak kohë për të pushuar. Për ndeshjen në Romë gjendja ime do të jetë më e mirë. Gjithsesi besoj se skuadra ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë fazë përgatitore, kemi punuar shumë dhe mirë. Mund të përmirësohemi akoma shumë, ka thënë Melo. Braziliani tjetër të dielën në mbrëmje do të mungojë. Kundër Chievos ai do të jetë i skualifikuar, kujtimi i fundit nga eksperienca me Fiorentinën. I ashpër, por jo budalla. Me rregullat e kampionatit spanjoll është përshtatur menjëherë, asnjë karton i kuq në sezonin e fundit, me Almerian. Ku ka koleksionuar 12 kartona të verdhë në 30 ndeshje. Nuk është një ëngjëll, edhe për këtë arsye ka kushtuar 25 milionë euro. Një investim që duhet të shfrytëzohet menjëherë. Nuk është një jetë shumë e lehtë ajo e mesfushorit, gjithmonë në fushë, edhe gjatë verës: 28 korrik, debutimi me bardhezinjtë dhe 45 minuta kundër Seongamit; 31 korrik, Reali i Madridit 73; 2 gusht Aston Villa 120; 7 gusht, 71 kundër Villarealit; 14 gusht Trofeu Tim 90, 45 kundër Milanit, 45 kundër Interit; 17 gushti, Trofeu Berlusconi, 90. Pa harruar këtu miqësoren e 12 gushtit Estoni-Brazil, 90 minuta të plota. Në paraqitjet e fundit me Juventusin mesfushori nuk ka bindur. Me Brazilin ka qenë më i miri në fushë. Tek verdhejeshilët luan me një mesfushor tjetër në krah. Kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se Ferrara nuk e përjashton këtë mundësi. Në 6 miqësoret e bardhezinjve, Melo ka patur në krah 8 mesfushorë të ndryshëm. Kështu nuk është e lehtë të përshtatesh.
e premte, 21 gusht 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment