e premte, 21 gusht 2009

Cannavaro i magjepsur nga Diego: Blerje fantastike!

Fabio Cannavaro shprehet shumë i magjepsur nga blerja e Juventusit dhe sheh me optimizëm drejt së ardhmes. “Diego tregoi se është një lojtar mjaft i rëndësishëm për skemat tona. Kundër Milanit zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë dhe sigurisht që nuk do të jetë e fundit edhe në pritje të sezonit të ardhshëm. Klubi sivjet ka investuar shumë miliona në merkato në blerjen e Diegos, një goditje fantastike, ashtu sikurse ajo e Felipe Melos. Tani na takon ne që pas tre vjetësh t’u dhurojmë tifozëve një arsye të mirë për të festuar në përfundim të kampionatit të ardhshëm”. Më pas, mbrojtësi juventin ndalet të komentojë edhe propagandën e fundit të presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, mbi vendosjen e një çmimi tavan për pagat e lojtarëve. “Kur ka përmendur çështjen e pagave, mbase Berlusconi i referohej vetëm lojtarëve që paguan ai... Nëse argumenti ishte i përgjithshëm, atëherë duhet të jetë ai vetë i pari që duhet të fillojë të lëvizë duke ulur çmimet e biletave të stadiumit”, përfundon Cannavaro.

Nuk ka komente: