e mërkurë, 8 korrik 2009

[Fotografi] : Lojtarët e Juves prezantojnë fanellat për sezonin e ardhshëm






























Marchionni bllokon transferimin e Felipe Melos

Mesfushori i Juventusit, Marco Marchionni i cili tashmë ka dhënë akordin për një tranferim tek skuadra vjollce, Fiorentina, mirëpo ende nuk po mundet që t'ë bën marrëveshje për shërbimet personale me skuadrën e Fiorentinës. Drejtuesit e skuadres vjollce i kanë ofruar një kontratë 4 vjeçare mesfushorit të krahut, me një pagë vjetore që arrinë shifrat e 1.3 milionë eurove. Mirëpo, lojtari kërkon edhe 200 000 euro më tepër dhe më pas të kalojë edhe zyrtarisht tek skuadra e Fiorentinës. Lojtari kërkon pagë vjetore prej 1.5 milionë euro. Kjo farë lëvizje, ka ndaluar edhe transferimin e brazilianit Felipe Melo në skuadrën e Juventusit. Mesfushori brazilian i radhëve të Fiorentinës ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me bardhezinjt e Torinos, mirëpo problemet financiare të Marchionnit kanë bërë që për momentin transferimi i Melos të bllokohet. Ciro Ferrara, trajneri i Juventusit nuk e ka ftuar Marchionnin në stërvitjen e parë të fillim sezonit, si dënim për kërkesat që ka bërë mesfushori italian. Pritet që së shpejti Marchionni dhe Fiorentina të gjejnë rrugën e duhur dhe gjithçka të zyrtarizohet, dhe më pas braziliani Felipe Melo të kalojë tek gjigantët nga Torino, Juventusi.

[Fotografi] Zyrtare: Juve prezanton fanellat për sezonin e ardhshëm




























Sky Sport 24: Sot zyrtarizohet transferimi i Felipe Melos!

Çështja Felipe Melo si duket do të zyrtarizohet sot menjëherë pas prezantimit zyrtar të fanellave të Juventusit, të cilat do të prezantohen në orën 17:00. Lajmi është konfirmuar nga Sky Sport 24 Italia, e cila citon se Felipe Melo de Carvalho sot edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i ri i skuadrës së Juventusit.

Parashikime: Fanellat e reja të Juves për sezonin e ardhshëm !!

Pritet që fanellat me të cilat Juventusi do të luajë në sezonin e ardhshëm 2009-2010 të jenë përafërsisht kështu (në mos edhe të njejta). Sidoqoftë, sot në ora 17:00 personeli i skuadrës së Juventusit do t'i prezantojnë fanellat e reja.






Cobolli Gigli: Transferi i Felipe Melos ende nuk është zyrtar

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli thotë se ende janë në bisedime me Fiorentinën për transferimin e Felipe Melos dhe do të lajmërojnë kur veprimi të jetë i kryer. Mediat italiane dje në orët e vona të mbrëmjes lajmëruan se Felipe Melo është lojtar i ri i Juventusit. Raportet shkruan se pas bisedimeve të gjata ndërmjet drejtorit sportiv të Fiorentinës, Pantaleo Corvino dhe kolegut të tij nga Juve, Alessio Secco ka qenë e arritur marrëveshja për transferimin e brazilianit në Torino. Bardhezinjt do të duhet te paguajnë 20.5 milionë euro si dhe shërbimet e Marco Marchionnit ndërsa Felipe Melo tashmë ka arritur marrëveshje për kontratë 5-vjeçare me vlerë prej 2.6 milionë euro për sezon. Mediat paralajmëruan njoftim zyrtarar nga të dyja skuadrat gjatë ditës në vijim, por presidenti i Zonjës së Vjetër, Giovanni Cobolli Gigli thotë se tranferi i Melos ende nuk është i kompletuar. "Ai ende nuk është lojtar i yni" - tha Gigli. "Kishte bisedime, dhe ata ende janë në rrjedhë por nuk ka zyrtarizim definitiv të operacionit". "Kur gjithçka do të jetë e vendosur do ta lajmerojmë atë". "A më pëlqen Melo? Ajo nuk është temë për tu diskutuar por përsëris edhe njëherë se bisedimet janë në rrjedhë, nuk janë kryer ende. Shpresoj se së shpejti do të jenë". "Marchionni do të kalojë te Fiorentina? Detajet do të arrijnë në periudhë të vonshme".

e martë, 7 korrik 2009

Sturio Sport dhe Sportmediaset: Juve arrinë marrëveshje për transferimin e Felipe Melos

Prezantimi i Diegos në shesh para tifozëve

Të enjten riniset. Në të gjitha kuptimet: Juventusi, që nesër pasdite do të prezantojë uniformat e reja sportive, do të ritakohet në mëngjesin e së enjtes në Val Rendena në provincën e Trentos. Aty do të qëndrojë deri më 21 korrik, për 12-të ditë stërvitjeje. Fillimisht do të mungojnë lojtarët e kombëtareve, që morën pjesë në Kupën e Konfederatave: Bufoni me shokë do të bashkohen më 16 korrik me grupin. Në ditën e parë do të jenë Del Piero e Diego, ku tek ky i dyti do të përqendrohet vëmendja më e madhe. Ka kushtuar shumë braziliani me pasaportë italiane, ndaj pritet shumë nga ai. Në Pinxolo do ta shohin menjëherë si një yll. Të enjten në mbrëmje në orën 21:00 në sheshin “Carera” do të prezantohet para tifozëve bardhezinj. Do të jetë vetëm një shkëndijë e asaj që do të ndodhë pastaj në fushën e stërvitjes, ku priten numra të mëdhenj dhe publik në masë. Përveç këtyre, Juvja dhe drejtuesit lokalë kanë programuar nisma të ndryshme: të shtunën (ora 21:00), në sheshin “Sissi” në Kampiljio, do të mbahet një takim me një përfaqësi të lojtarëve juventinë, të shoqëruar nga “Dj Nana”. Të hënën më 13 korrik, në restorantin e kësaj qyteze, do të ketë një darkë bamirësie me praninë e drejtuesve dhe futbollistëve të skuadrës së parë. Të martën më 14 korrik në teatrin “Spiazzo Rendena”, një përfaqësi e bardhezinjve do të takojë disa futbollistë të rinj të Val Rendenës.

Juve nënshkruan me Felipe Melon

Para disa minutave, ka ndodhur një lëvizje në merkaton e Juventusit. Lojtari brazilian i radhëve të Fiorentinës, Felipe Melo do të jetë lojtari i ri i Zonjës se Vjetër në 5 vitet e ardhshme, konfirmon Sky Sport Italia. Bardhezinjtë që më herët kishin rënë në dakord me brazilianin, mirëpo në seancën e bisedimeve ndërmjet Alessio Seccos dhe Pantaleo Corvinos, gjithçka ka marrë fund. Felipe Melo de Carvalho do të vishet bardhezi në 5 vitet e ardhshme. Kartoni i lojtarit Juventusit i ka kushtuar 25 milion euro, ku Juvja do të paguaj 20 milionë euro si dhe kartonin e mesfushorit të krahut, Marco Marchionnin. Lojtari do të përfitojë nga 2.7 milionë euro për sezon dhe sipas informatave më të reja, zyrtarizimi i këtij transferimi do të jetë të mërkuren (nesër).