e mërkurë, 8 korrik 2009

Cobolli Gigli: Transferi i Felipe Melos ende nuk është zyrtar

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli thotë se ende janë në bisedime me Fiorentinën për transferimin e Felipe Melos dhe do të lajmërojnë kur veprimi të jetë i kryer. Mediat italiane dje në orët e vona të mbrëmjes lajmëruan se Felipe Melo është lojtar i ri i Juventusit. Raportet shkruan se pas bisedimeve të gjata ndërmjet drejtorit sportiv të Fiorentinës, Pantaleo Corvino dhe kolegut të tij nga Juve, Alessio Secco ka qenë e arritur marrëveshja për transferimin e brazilianit në Torino. Bardhezinjt do të duhet te paguajnë 20.5 milionë euro si dhe shërbimet e Marco Marchionnit ndërsa Felipe Melo tashmë ka arritur marrëveshje për kontratë 5-vjeçare me vlerë prej 2.6 milionë euro për sezon. Mediat paralajmëruan njoftim zyrtarar nga të dyja skuadrat gjatë ditës në vijim, por presidenti i Zonjës së Vjetër, Giovanni Cobolli Gigli thotë se tranferi i Melos ende nuk është i kompletuar. "Ai ende nuk është lojtar i yni" - tha Gigli. "Kishte bisedime, dhe ata ende janë në rrjedhë por nuk ka zyrtarizim definitiv të operacionit". "Kur gjithçka do të jetë e vendosur do ta lajmerojmë atë". "A më pëlqen Melo? Ajo nuk është temë për tu diskutuar por përsëris edhe njëherë se bisedimet janë në rrjedhë, nuk janë kryer ende. Shpresoj se së shpejti do të jenë". "Marchionni do të kalojë te Fiorentina? Detajet do të arrijnë në periudhë të vonshme".

Nuk ka komente: