e martë, 7 korrik 2009

Juve nënshkruan me Felipe Melon

Para disa minutave, ka ndodhur një lëvizje në merkaton e Juventusit. Lojtari brazilian i radhëve të Fiorentinës, Felipe Melo do të jetë lojtari i ri i Zonjës se Vjetër në 5 vitet e ardhshme, konfirmon Sky Sport Italia. Bardhezinjtë që më herët kishin rënë në dakord me brazilianin, mirëpo në seancën e bisedimeve ndërmjet Alessio Seccos dhe Pantaleo Corvinos, gjithçka ka marrë fund. Felipe Melo de Carvalho do të vishet bardhezi në 5 vitet e ardhshme. Kartoni i lojtarit Juventusit i ka kushtuar 25 milion euro, ku Juvja do të paguaj 20 milionë euro si dhe kartonin e mesfushorit të krahut, Marco Marchionnin. Lojtari do të përfitojë nga 2.7 milionë euro për sezon dhe sipas informatave më të reja, zyrtarizimi i këtij transferimi do të jetë të mërkuren (nesër).

Nuk ka komente: