e martë, 7 korrik 2009

Prezantimi i Diegos në shesh para tifozëve

Të enjten riniset. Në të gjitha kuptimet: Juventusi, që nesër pasdite do të prezantojë uniformat e reja sportive, do të ritakohet në mëngjesin e së enjtes në Val Rendena në provincën e Trentos. Aty do të qëndrojë deri më 21 korrik, për 12-të ditë stërvitjeje. Fillimisht do të mungojnë lojtarët e kombëtareve, që morën pjesë në Kupën e Konfederatave: Bufoni me shokë do të bashkohen më 16 korrik me grupin. Në ditën e parë do të jenë Del Piero e Diego, ku tek ky i dyti do të përqendrohet vëmendja më e madhe. Ka kushtuar shumë braziliani me pasaportë italiane, ndaj pritet shumë nga ai. Në Pinxolo do ta shohin menjëherë si një yll. Të enjten në mbrëmje në orën 21:00 në sheshin “Carera” do të prezantohet para tifozëve bardhezinj. Do të jetë vetëm një shkëndijë e asaj që do të ndodhë pastaj në fushën e stërvitjes, ku priten numra të mëdhenj dhe publik në masë. Përveç këtyre, Juvja dhe drejtuesit lokalë kanë programuar nisma të ndryshme: të shtunën (ora 21:00), në sheshin “Sissi” në Kampiljio, do të mbahet një takim me një përfaqësi të lojtarëve juventinë, të shoqëruar nga “Dj Nana”. Të hënën më 13 korrik, në restorantin e kësaj qyteze, do të ketë një darkë bamirësie me praninë e drejtuesve dhe futbollistëve të skuadrës së parë. Të martën më 14 korrik në teatrin “Spiazzo Rendena”, një përfaqësi e bardhezinjve do të takojë disa futbollistë të rinj të Val Rendenës.

Nuk ka komente: