Chelsea eshte i gatshem te beje perfitim me ate qe do ta shese mbrojtesin Branislav Ivanovic ne Juventus. Reprezentuesi serb 24-vjecar erdhi nga Lokomotiv Moskva gjysmesezonin e kaluar, por nuk luajti as nje ndeshje per Blue-te. Atehere Chelsea ne lufte me Juventus, Inter dhe Milan per nje shume prej 9 milione sterlinash arriti te vjen deri te sherbimet e Ivanovic. Mirepo, perkrah John Terryt dhe Carvalhos e kishte teper rende te jete pjese e formacionit titullar, duke ditur se edhe Alex eshte rezerve rende do te vjen ne shprehje ky futbollist. Megjithate Juventus do te mundohet ta sjelle Ivanovic ne Torino, Zonja e Vjeter do te ofroje 12 milione sterlina qe eshte per 3 milione me e madhe se cmimi qe e bleu Abramovich nga Lokomotiv. Ne qofte se Chelsea e refuzon oferten per Ivanovic, atehere Juventus do te mundohet qe ta sjelle lojtarin ne huazim.
Drejtuesit e Juventusit jane takuar me drejtuesit e Liverpoolit ne Paris ku kane biseduar per transferimin e Alonson ne gjigantin italian. Transferi i Alonsos ne Juventus eshte definitivisht njera nder temat me aktuale neper media. Informatat e fundit jane se ende eshte i pasigurte kalimi i Alonsos ne Juventus, sepse bisedimet ne Paris kane mbaruar pa arritur marreveshje. Ne Paris jane takuar drejtuesit e Juventusit si dhe Eduardo Macia njeri i transferimeve te Benitezit, por nuk eshte gjetur gjuhe e perbashket, mirepo besohet se marreveshja mund te arrihet javen e ardhshme. Mediat spekulojne se cmimin te cilen do ta besatojne te dy skuadrat do te jeti 18 milione sterlina, sepse Liverpool kerkon 20 milione sterlina, ndersa Juventus ofron vetem 15.
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka njoftuar se ai ka dëshirë të sjellë më shumë fuqi në mesfushë dhe për këtë është i nevojshëm pikërisht Dejan Stankovic, pavarësisht faktit se tifozët janë kundër transferimit të serbit te Zonja e Vjetër. “Dëshiroj të sjell një mesfushor, i cili do të më mundësojë ta ndryshoj mënyrën e lojës dhe të përdor taktika të ndryshme”. “Stankovici është një lojtar që më pëlqen. Ai ka kualitete të mëdha në teknikë dhe mund të luajë në katër pozita në mesfushë. Do të më pëlqente ta kem në skuadër Stankovicin, dhe mendoj se pas tri ose katër ndeshjesh edhe tifozët do ta duan atë”.
Juventus gjate mbremjes kane udhetuar per ne kryeqytetin e Spanjes, ne Madrid, per te kerkuar lojtarin universale holandez, Royston Drenthe. Lojtari nuk ka qene ne planet e trajnerit Schuster gjate sezonit te kaluar dhe shumicen e ndeshjeve ka qene duke e nxehur pankinen e Realit te Madridit. Juventus do te mundohet qe te angazhoje holandezin ne forme huaje dhe per mundesi qe pas nje viti t'i blehet demshperblimi. Secco dhe Blanc do te mundohen qe te mos kthehen duarthate nga Madridi, por te kthehen se bashku me Royston Drenthen ne Torinon e Juventusit. Drejtuesit e Realit mund te pajtohen me nje gje te tille, duke u nisur nga ajo se Juventusi shume lojtare i ka shitur madrileneve dhe marredheniet mes dy klubeve jane teper miqesore dhe kjo gje mund te zyrtarizohet gjate fillimit te javes se ardhshme. Pas zyrtarizimit qe do t'i behet Xabi Alonsos dhe mudesia e huazimit e serbit Branislav Ivanovic nga Chlesea, edhe Drenthe ka gjasa te shumta qe te transferohet ne Juventus ne kete merkato verore. Krahas Drenthes, Juve eshte ne biseda edhe me Interin per serbin Dejan Stankovic, edhe pse tifozet e bianconereve nuk pajtohen per kete transferim.
Para 80 viteve lindi nje legjende. Nje yll i futbollit boteror qe mbrojti ngjyrat bardhezi deri ne fund te karrieres. Giampiero Boniperti eshte pikerisht ai, qe sot me daten 4 korrik feston 80 vjetorin e tij te lindjes. Ai ka lindur me 4 korrik te vitit 1928. Karrieren e tij futbollistike ia shfaqi klubit bardhezi te Juventusit. Aty luajti me vite te tera dhe tregoi nje haperim te madh ne profesionalizmit e tij si futbollist. Ne Juventus luajti plote 460 ndeshje duke shenuar 179 gola, i cili ne momentin eshte i renditur si golashenuesi me i mire i Juventusit pas Alessandro Del Pieros, i cili i prine golave me 241 shenime. Te gjithe ata qe e ndiejne veten bardhezi ia urojne kete dite te madhe mbretit te Juventusit, Giampiero Bonipertit, ditelindjen e tij te 80te. Urime President per shume vite me radhe. Te urojme shendet te mire, lumturi, pushim ne vitet e pleqerise etj. Te duam te gjithe ty. Nuk te harrojme asnjehere dhe te faleminderohemi per gjithe ate qe bere per Juventusin.
Alessio Secco, drejtuesi sportiv i Zonjes eshte vene ne kerkim edhe te portierit te Valencias, Santiago Canizares. Canizares kete sezone ka qene zgjedhja e dyte e trajnerit Ronald Koeman. Nje gje e tille duket se do te ndodhe edhe sezonin e ardhshem. Kjo i zmadhon spekulimet se mund te largohet nga Valencia kete vere. Canizares nuk e shpreh deshiren per te qene portier i Juventusit, mirepo roli i rezervistit nuk e kenaqe edhe aq shume, duke u nisur nga ajo se perballe tij qendron mbreti i portes, gardiani Gianluigi Buffon. Juventus eshte ne kerkim te nje portieri rezerv dhe deri me tani ka disa objektiva. Objektivat tjere jane Flavio Roma nga Monaco, Carlo Cudicini nga Chelsea, Stefano Sorrentino nga Aeku i Athines etj. Mirepo hipoteze me e qelluar duket se eshte spanjoli i Valencias, Santiago Canizares.
Juventus eshte vene ne kerkim edhe te serbit te radheve te Chelsea, Branislav Ivanovic. Ivanovic tek Chelsea u transferua ne janar per 13 milione euro, mirepo per "Blue-te" e Chelseat nuk ka luajtur asnje ndeshje zyrtare. Juventus ishte shume afer nenshkrimit te kontrates me lojtarin, mirepo Ivanovic zgjodhi transferimin ne Chelsea. Ivanovic ne Chelsea eshte duke u perballur me treshen e padiskutueshme John Terry, Alex dhe Ricardo Carvalho, dhe konkurrenca e tille nuk e lejon ate te tregoje cilesite qe posedon. Me nje huazim tek Bianconeret, Branislav mund t'i bind drejtuesit e Chelseat se sa vlen ai, por vetem ne qofte se aktivizohet ne ekipin e drejtuar nga Ranieri. Juventus tashme ka perforcuar repartin e mbrojtjes me dy ardhje te reja. Behet fjale per suedezin Olof Mellberg nga Aston Villa si dhe kroatin Dario Knezevic nga Livorno.
Drejtuesi sportiv i Juventusit, Alessio Secco ka pohuar se Juventus eshte ne kerkim te nje lojtari qe luan ne mesfushe dhe befasisht ka permendur emrin e "Shokut te ngushte te Tottit", Christian Poulsen. Poulsen mund te kaloje ne Juventus vetem ne qofte se Alonso apo Aquilani nuk do te transferohen tek Zonja. Poulsen eshte nje emer i kerkuar edhe nga tekniku bardhezi Claudio Ranieri. Ai mendon se danezi posedon cilesi te larta ne radhet defensive te mesfushes dhe do te ishte nje bashkepunim i shkelqyer me malianin Sissoko. Por kjo piste mund te realizohet vetem ne qofte se deshton ardhja e njerit per Alonsos dhe Aquilanit. Kartoni i lojtarit arrine vlerat e 10 milione euro.

Juventusi ka vazhduar me merkaton e kesaj vere zhegore. Kesaj radhe eshte larguar nga dy lojtare te klubit, Raffaele Palladino si dhe mbrojtesi Domenico Criscito. Palladino do te jete ne bashkepronesi mes Juventusit dhe Genoas per vitin e ardhshem, ndersa Criscito do te jete lojtare i huazuar ne Genoa. Genoa per 50 perqindeshin e Raffaeles do te shpenzoje 6 milione euro ne arkat e Juventusit. Palladino ne Genoa do te perfitoje 1.5 milion euro, ndersa mbrojtesi i talentuar Mimmo Criscito do te perfitoje 1 milione euro ne vit.
Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, ka thënë se Interi dhe Juventusi do të jenë kandidatët kryesorë për titullin në Serie A, gjatë sezonit të ardhshëm. “Favoritë për titullin e sezonit të ardhshëm do të jenë Interi dhe Juventusi. Duhet ta pranoj, jam kurioz të shoh se çfarë do të bëjë Mourinho për futbollin italian. Për bardhezinjtë mund të them se, ata janë të etshëm dhe kjo i bën ata shumë më të rrezikshëm. Juventus është shumë afër Interit”, ka thënë Prandelli në një intervistë të dhënë për sportiven Gazzetta dello Sport. “Pas tyre është Roma dhe Milani. Ne nuk jemi në garë për skudeton, por jemi në grupin i cili do të konkurrojë për vendet të cilat dërgojnë në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar trajneri italian.
Sipas mediave në Itali dhe Francë, Monaco i ka bërë ofertë prej 7.5 milionë eurosh Juventusit, me shpresë për t’i dhënë fund dështimit të portugezit Tiago Mendes në Serie A. Tiago nënshkroi për Juventusin gjatë verës së kaluar për një shumë prej 13 milionë eurosh, sidoqoftë ai ka qenë një dështim i madh i klubit nga Torino, duke bërë vetëm 10 ndeshje si fillestar në Serie A dhe duke mos shënuar asnjë gol. Bardhezinjtë janë përpjekur vazhdimisht ta japin si huazim 27-vjeçarin gjatë muajit janar, dhe madje të arrijnë marrëveshje me Tottenhamin, por lojtari refuzoi lëvizjen. Sipas raporteve të fundit në Itali, ekipi francez i Monakos i ka ofruar Juventusit 7.5 milionë euro për lojtarin. Mbetet të shihet nëse Juve do ta pranojë një humbje të tillë, krahasuar me shumën që paguan gjatë verës së kaluar.
Mbrojtesi me i talentuar italian, Giorgio Chiellini therret shokun e tij nga Roma, Alberto Aquilanin qe te vije ne Juventus. Aquilani eshte nje lojtare i cili eshte teper i nevojshem per ne - tha Chiellini per Juventus Channel. Me Alberton njihemi qe ne moshen 15 vjecare kur luanim me junioret e kombetares se Italise. Eshte nje lojtare teper i shkelqyer. Ai i duhet Juventusit dhe shpresoj se do te vazhdoje sezonin e ardhshem me fanellen bardhezi. Mire e di qe Roma nuk deshiron te largohet nga njeri nder lojtaret me te mire te klubit, mirepo te shohin se cdo te ndodhe ne te ardhmen. Chiellini ka biseduar edhe per pisten Xabi Alonso. Mesa di une, Xabi eshte shume afer bardhezinjve - u shpreh Chiellini. Pas Xabit do te ishte bukur qe edhe Alberto te kaloje tek ne. Qe te dy jane lojtare te klasit boteror. Per Stankovic nuk di cfare te flas! Ai eshte nje lojtare i mire, mirepo tifozet nuk e duan ate. Shpresoj se Alberto te na bashkangjitet se shpejti - perfundoi Giorgio.
Klubi italian Juventus thuhet se është duke i rifilluar bisedimet me mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso. Siç ka shkruar sot “Daily Mail”, Juve pritet të rifillojë kontaktet me Liverpoolin në fund të javës dhe të ofrojë çmimin e kërkuar, 16.5 milionë funte (20.7 milionë euro), pasi që më herët dështoi të ketë sukses me ofertën prej 14.5 milionë funtesh (18.2 milionë euro). Burime nga Juve kanë zbuluar se Alonso tash është rikthyer sërish në cak primar dhe se Zonja e Vjetër është e gatshme të gjejë edhe 2.5 milionë euro shtesë, për të siguruar shërbimet e tij.
Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco thote se klubi nuk eshte i interesuar per Diego Militon, por agjenti i lojtarit mendon se transferi eshte i mundshem. Milito eshte i gatshem te largohet nga Zaragosa qekur kjo skuader u eliminua nga liga e pare spanjolle dhe ne dy javet e fundit mediat e lidhin me kalim tek Juventus. "Juve nuk eshte i interesuar per Militon, thjeshte sepse me Iaquinta, Del Piero, Trezeguet dhe Amauri sulmi yne eshte i kompletuar" - theksoi Secco per Tuttosport. Por agjenti i Militos, Fernando Hidalgo i cili eshte ne Itali kete jave thote se transferi ka mundesi te realizohet. "Do te shohim ne ditet e ardhshme" - tha Hidalgo. Megjithate Secco thote se agjenti i Militos perfiton genjeshtra vetes per ta promovuar lojtarin e tij dhe t'ia ngrit cmimin. "Hidalgo eshte shume i mencur ne keto situata" - tha Secco. "Ai e din punen e tij. Se di a ju kujtohet ne gjithe ate zhurme qe u be rreth Nicola Buridssos?". Edhe per Burdisson spekuloheshte se do te kaloje ne Juventus para nje muaji.