e enjte, 3 korrik 2008

Urime ditelindjen IL PRESIDENTE

Para 80 viteve lindi nje legjende. Nje yll i futbollit boteror qe mbrojti ngjyrat bardhezi deri ne fund te karrieres. Giampiero Boniperti eshte pikerisht ai, qe sot me daten 4 korrik feston 80 vjetorin e tij te lindjes. Ai ka lindur me 4 korrik te vitit 1928. Karrieren e tij futbollistike ia shfaqi klubit bardhezi te Juventusit. Aty luajti me vite te tera dhe tregoi nje haperim te madh ne profesionalizmit e tij si futbollist. Ne Juventus luajti plote 460 ndeshje duke shenuar 179 gola, i cili ne momentin eshte i renditur si golashenuesi me i mire i Juventusit pas Alessandro Del Pieros, i cili i prine golave me 241 shenime. Te gjithe ata qe e ndiejne veten bardhezi ia urojne kete dite te madhe mbretit te Juventusit, Giampiero Bonipertit, ditelindjen e tij te 80te. Urime President per shume vite me radhe. Te urojme shendet te mire, lumturi, pushim ne vitet e pleqerise etj. Te duam te gjithe ty. Nuk te harrojme asnjehere dhe te faleminderohemi per gjithe ate qe bere per Juventusin.

Nuk ka komente: