e mërkurë, 2 korrik 2008

Secco: Juventus nuk eshte i interesuar per Militon

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco thote se klubi nuk eshte i interesuar per Diego Militon, por agjenti i lojtarit mendon se transferi eshte i mundshem. Milito eshte i gatshem te largohet nga Zaragosa qekur kjo skuader u eliminua nga liga e pare spanjolle dhe ne dy javet e fundit mediat e lidhin me kalim tek Juventus. "Juve nuk eshte i interesuar per Militon, thjeshte sepse me Iaquinta, Del Piero, Trezeguet dhe Amauri sulmi yne eshte i kompletuar" - theksoi Secco per Tuttosport. Por agjenti i Militos, Fernando Hidalgo i cili eshte ne Itali kete jave thote se transferi ka mundesi te realizohet. "Do te shohim ne ditet e ardhshme" - tha Hidalgo. Megjithate Secco thote se agjenti i Militos perfiton genjeshtra vetes per ta promovuar lojtarin e tij dhe t'ia ngrit cmimin. "Hidalgo eshte shume i mencur ne keto situata" - tha Secco. "Ai e din punen e tij. Se di a ju kujtohet ne gjithe ate zhurme qe u be rreth Nicola Buridssos?". Edhe per Burdisson spekuloheshte se do te kaloje ne Juventus para nje muaji.

Nuk ka komente: