e enjte, 3 korrik 2008

Monaco ofron 7.5 milionë euro për Tiagon

Sipas mediave në Itali dhe Francë, Monaco i ka bërë ofertë prej 7.5 milionë eurosh Juventusit, me shpresë për t’i dhënë fund dështimit të portugezit Tiago Mendes në Serie A. Tiago nënshkroi për Juventusin gjatë verës së kaluar për një shumë prej 13 milionë eurosh, sidoqoftë ai ka qenë një dështim i madh i klubit nga Torino, duke bërë vetëm 10 ndeshje si fillestar në Serie A dhe duke mos shënuar asnjë gol. Bardhezinjtë janë përpjekur vazhdimisht ta japin si huazim 27-vjeçarin gjatë muajit janar, dhe madje të arrijnë marrëveshje me Tottenhamin, por lojtari refuzoi lëvizjen. Sipas raporteve të fundit në Itali, ekipi francez i Monakos i ka ofruar Juventusit 7.5 milionë euro për lojtarin. Mbetet të shihet nëse Juve do ta pranojë një humbje të tillë, krahasuar me shumën që paguan gjatë verës së kaluar.

Nuk ka komente: