e mërkurë, 2 korrik 2008

Juventusi i rikthehet Xabi Alonsos

Klubi italian Juventus thuhet se është duke i rifilluar bisedimet me mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso. Siç ka shkruar sot “Daily Mail”, Juve pritet të rifillojë kontaktet me Liverpoolin në fund të javës dhe të ofrojë çmimin e kërkuar, 16.5 milionë funte (20.7 milionë euro), pasi që më herët dështoi të ketë sukses me ofertën prej 14.5 milionë funtesh (18.2 milionë euro). Burime nga Juve kanë zbuluar se Alonso tash është rikthyer sërish në cak primar dhe se Zonja e Vjetër është e gatshme të gjejë edhe 2.5 milionë euro shtesë, për të siguruar shërbimet e tij.

Nuk ka komente: