e enjte, 3 korrik 2008

Drejtuesit e klubit ne Madrid per Royston Drenthe

Juventus gjate mbremjes kane udhetuar per ne kryeqytetin e Spanjes, ne Madrid, per te kerkuar lojtarin universale holandez, Royston Drenthe. Lojtari nuk ka qene ne planet e trajnerit Schuster gjate sezonit te kaluar dhe shumicen e ndeshjeve ka qene duke e nxehur pankinen e Realit te Madridit. Juventus do te mundohet qe te angazhoje holandezin ne forme huaje dhe per mundesi qe pas nje viti t'i blehet demshperblimi. Secco dhe Blanc do te mundohen qe te mos kthehen duarthate nga Madridi, por te kthehen se bashku me Royston Drenthen ne Torinon e Juventusit. Drejtuesit e Realit mund te pajtohen me nje gje te tille, duke u nisur nga ajo se Juventusi shume lojtare i ka shitur madrileneve dhe marredheniet mes dy klubeve jane teper miqesore dhe kjo gje mund te zyrtarizohet gjate fillimit te javes se ardhshme. Pas zyrtarizimit qe do t'i behet Xabi Alonsos dhe mudesia e huazimit e serbit Branislav Ivanovic nga Chlesea, edhe Drenthe ka gjasa te shumta qe te transferohet ne Juventus ne kete merkato verore. Krahas Drenthes, Juve eshte ne biseda edhe me Interin per serbin Dejan Stankovic, edhe pse tifozet e bianconereve nuk pajtohen per kete transferim.

Nuk ka komente: