e shtunë, 5 korrik 2008

Ranieri dëshiron Stankovicin para Alonsos

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka njoftuar se ai ka dëshirë të sjellë më shumë fuqi në mesfushë dhe për këtë është i nevojshëm pikërisht Dejan Stankovic, pavarësisht faktit se tifozët janë kundër transferimit të serbit te Zonja e Vjetër. “Dëshiroj të sjell një mesfushor, i cili do të më mundësojë ta ndryshoj mënyrën e lojës dhe të përdor taktika të ndryshme”. “Stankovici është një lojtar që më pëlqen. Ai ka kualitete të mëdha në teknikë dhe mund të luajë në katër pozita në mesfushë. Do të më pëlqente ta kem në skuadër Stankovicin, dhe mendoj se pas tri ose katër ndeshjesh edhe tifozët do ta duan atë”.

Nuk ka komente: