e enjte, 3 korrik 2008

Chiellini therret Aquilanin: Eja ne Juventus

Mbrojtesi me i talentuar italian, Giorgio Chiellini therret shokun e tij nga Roma, Alberto Aquilanin qe te vije ne Juventus. Aquilani eshte nje lojtare i cili eshte teper i nevojshem per ne - tha Chiellini per Juventus Channel. Me Alberton njihemi qe ne moshen 15 vjecare kur luanim me junioret e kombetares se Italise. Eshte nje lojtare teper i shkelqyer. Ai i duhet Juventusit dhe shpresoj se do te vazhdoje sezonin e ardhshem me fanellen bardhezi. Mire e di qe Roma nuk deshiron te largohet nga njeri nder lojtaret me te mire te klubit, mirepo te shohin se cdo te ndodhe ne te ardhmen. Chiellini ka biseduar edhe per pisten Xabi Alonso. Mesa di une, Xabi eshte shume afer bardhezinjve - u shpreh Chiellini. Pas Xabit do te ishte bukur qe edhe Alberto te kaloje tek ne. Qe te dy jane lojtare te klasit boteror. Per Stankovic nuk di cfare te flas! Ai eshte nje lojtare i mire, mirepo tifozet nuk e duan ate. Shpresoj se Alberto te na bashkangjitet se shpejti - perfundoi Giorgio.

Nuk ka komente: