e enjte, 3 korrik 2008

Prandelli: Interi dhe Juventusi favoritë për skudeton

Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, ka thënë se Interi dhe Juventusi do të jenë kandidatët kryesorë për titullin në Serie A, gjatë sezonit të ardhshëm. “Favoritë për titullin e sezonit të ardhshëm do të jenë Interi dhe Juventusi. Duhet ta pranoj, jam kurioz të shoh se çfarë do të bëjë Mourinho për futbollin italian. Për bardhezinjtë mund të them se, ata janë të etshëm dhe kjo i bën ata shumë më të rrezikshëm. Juventus është shumë afër Interit”, ka thënë Prandelli në një intervistë të dhënë për sportiven Gazzetta dello Sport. “Pas tyre është Roma dhe Milani. Ne nuk jemi në garë për skudeton, por jemi në grupin i cili do të konkurrojë për vendet të cilat dërgojnë në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar trajneri italian.

Nuk ka komente: