e enjte, 5 shkurt 2009

Milito afër Juventusit

Juventusi është duke i shfrytëzuar raportet e mira që i ka me Genoan, për ta transferuar sulmuesin argjentinas, Diego Milito, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro. Milito ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon që nga transferimi nga Zaragoza, duke arritur të shënojë 14 gola, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë në Serie A deri më tani, Marco Di Vaio. Edhe Interi është i interesuar për ta transferuar sulmuesin argjentinas, mirëpo Bianconerët i kanë mundësitë më të mëdha falë marrëdhënieve të mira me klubin e tij. Faqja Leggo.it njofton se bardhezinjtë janë duke menduar për shitjen e njërit nga sulmuesit, Vincenzo Iaquinta ose David Trezeguet, për të grumbulluar paratë e nevojshme dhe për t’ia siguruar një vend sulmuesit të Genoas.

e mërkurë, 4 shkurt 2009

Juventus eliminon Napolin pas penalltive


Skuadra e Juventusit e ka mposhtur Napolin në çerekfinalen e Kupës së Italisë, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballet me Lazion. Koha e rregullt e takimit dhe vazhdimet përfunduan pa gola, kështu që gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive. Megjithatë, duhet përmendur që njëri nga golat e eliminuar të Bianconerëve, ishte i rregullt. Gjyqtari pretendoi që Pavel Nedved e kishte prekur topin dhe konsideroi që David Trezeguet ishte në pozicion jashtë lojë. Mirëpo xhirimet treguan se Nedved nuk e kishte prekur topin dhe pasimi i Del Pieros për Trezeguet ishte i rregullt. Sido që të jetë, vendimet i merr gjyqtari, prandaj kjo ndeshje u përcaktua nga njëmbëdhjetëmetërshat, nga të cilët bardhezinjtë ishin më të saktë duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Coppa Italia ku do të përballen me Lazion. Takimi tjetër gjysmëfinal do të zhvillohet ndërmjet Interit dhe Sampdorias.

Të dhëna rreth ndeshjes

JUVENTUS-NAPOLI 0-0. Gjatë penalltive 4-3
Juventus (4-4-2): Manninger; Grygera, Mellberg, Legrottaglie, De Ceglie (23' Molinaro); Marchionni, Sissoko, Poulsen, Giovinco (69' Nedved); Del Piero, Iaquinta (60' Trezeguet). Në dispozicion: Chimenti, Ariaudo, Camoranesi, Amauri. Trajner Ranieri.
Napoli (3-5-2): Navarro; Santacroce, Cannavaro, Contini; Montervino (74' Bogliacino), Pazienza, Gargano, Hamsik, Aronica (91' Vitale); Lavezzi, Zalayeta (100' Denis). Në dispozicion: Sepe, Maggio, Russotto, Pià. Trajner Reja.
Gjyqtar: Ayroldi di Molfetta.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: Contini (N), Molinaro (J), Montervino (N), Mellberg (J), Santacroce (N), Bogliacino (N), Sissoko (J), Pazienza (N), Legrottaglie (J), Nedved (J).
Penalltitë: Del Piero (GOL), Hamsik (GOL), Trezeguet (GOL), Bogliacino (GOL), Nedved (HUQ), Denis (GOL), Marchionni (GOL), Lavezzi (HUQ), Sissoko (HUQ), Contini (HUQ), Legrottaglie (GOL), Contini (HUQ).

Video nga ndeshja (Penalltitë)





Juventus kërkon Quagliarellan dhe Floccarin

Skuadra e Juventusit ka në listë shumë lojtarë, të cilët dëshiron t’i transferoje, mirëpo dy shënjestrat kryesore mbeten, sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, dhe ai i Atalantas, Sergio Floccari. Të dy sulmuesit kanë qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ndërsa “Sportmediaset” njofton se trajneri i Bianconerëve, Claudio Ranieri, është admirues i tyre. Mësohet se friulanët kërkojnë 14 milionë euro për Quagliarellan, i cili është i pari në listën e Zonjës së Vjetër. Megjithatë, kjo shifër nuk është e pranueshme për bardhezinjtë, të cilët dëshirojnë ta inkuadrojnë në formë këmbimi edhe Vincenzo Iaquintan në këtë transferim. Nëse dështon transferimi i Quagliarellas, atëherë në planin B është Sergio Floccari.

Cobolli Gigli: Ranieri nuk rrezikon postin te Juventusi

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, konfirmoi besimin për të gjithë ata që punojnë

në klub dhe përgënjeshtroi zërat që flisnin se puna e Claudio Ranierit në krye të skuadrës është në rrezik. Gjatë muajit janar, bardhezinjtë kanë treguar një formë shumë të dobët, duke u shkëputur disi nga Interi kryesues. Ata nuk arrijnë të fitojnë prej tri ndeshjesh në Serinë A: duke grumbulluar vetëm 1 pikë. E përditshmja italiane, "Il Giornale" pretendonte se Ranieri do të largohej nga drejtimi i ekipit nëse rezultatet negative vazhdojnë, por Gigli mendon ndryshe. "Ranieri do të vazhdojë të jetë trajneri i Juventusit edhe gjatë vitit të ardhshëm dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim", tha drejtuesi i klubit për "Corriere Dello Sport". "Ai ka kontratë edhe për tri vitet e ardhshme dhe ne jemi mësuar që t‘i respektojmë marrëveshjet me trajnerët. Nuk shoh ndonjë arsye përse Ranieri nuk duhet të vazhdojë punën". Humbja në shtëpi me Cagliarin ishte më e vështira për t‘u kapërdirë dhe shpresat për të luftuar për titullin kampion u venitën. Gjithsesi, presidenti beson se skuadra e ka potencialin që të qëndrojë deri në fund në garë. "E kam thënë dhe e përsëris, shtoi ai, titullin nuk mund ta fitojmë ne, por mund ta humbasë dikush tjetër. Detyra jonë kryesore është që të fitojmë ndeshjet. Nuk jemi të shqetësuar për momentin negativ, pasi edhe skuadrat e tjera kanë bërë hapa falsë". Në merkaton e dimrit, Juventusi nuk arriti të përforconte merkaton. Një prej emrave më të lakuar ishte dhe Gigli pranon se klubi ende po punon për fantazistin brazilian të Werder Bremenit. "Nuk mund të them se Diego ishte objektivi ynë kryesor, e njëkohësisht nuk mund të them me siguri se ai do të bëhet pjesë e skuadrës", tha njëshi i bardhezinjve. "Do të presim dhe të shohim se çfarë mund të ndodhë në qershor, kur do t‘i shqyrtojmë më seriozisht të gjitha alternativat". Një tjetër lojtar i kërkuar nga Juventusi është Marek Hamsik. Mesfushori sllovak shihet si pasardhësi i denjë i Pavel Nedved, por ai cilësohet i pashitshëm nga Napoli. Megjithatë, në Torino kanë një "as nën mëngë" për të bindur drejtuesit në "San Paolo": bëhet fjalë për sulmuesin Vincenzo Iaquinta, që së fundmi ka refuzuar një ofertë mjaft fitimprurëse nga Zenit St. Petersburg.

Ranieri: Kupa e Italisë e rëndësishme sikur garat tjera

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se skuadra e tij është e vendosur që të vazhdojë më tutje në garën për ta fituar Kupën e Italisë. Juventusi dhe Napoli takohen të mërkurën në Torino për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Coppa Italia, ndërsa fituesi i këtij takimi do të përballet me Lazion në gjysmëfinale. “Kupa e Italisë ka një rëndësi të ngjashme sikurse edhe kompeticionet tjera. Ne dëshirojmë të japim më të mirën në të gjitha frontet”. “Shpresoj të luajmë mirë kundër Napolit dhe të shënojmë fitore”, është cituar Ranieri nga “Tuttomercatoweb”. Në këtë ndeshje do të mungojnë Giorgio Chiellini dhe Cristiano Zanetti për shkaka të lëndimeve, ndërsa në dyshim për lojë është edhe Gianluigi Buffon.

Gigi Buffon nuk dorëzohet për titullin

Portieri i Juventusit nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për humbjen e pësuar kundër Cagijarit

Zhgënjim për një ndeshje që mund të kishte qenë pozitive, por që e ka çuar Juventusin një pikë më larg Interit kryesues, dhe gjithashtu e ka zbritur nga vendi i dytë në klasifikim, ku tani ndodhet Milani, që ka fituar të dielën në mbërmje 3-0 ndaj Lazios. Lidhur me këtë moment negativ që po kalojnë bardhezinjtë ka folur portieri Gigi Buffon, i cili i është referuar numrave. Gjithsesi, duke e parë gotën gjysëm të mbushur. “Barazimi që ka arritur Interi kundër Torinos e bën më pak të hidhur humbjen tonë kundër Cagliarit, distanaca midis dy skuadrave mbetet pothuajse ashtu siç ishte me zikaltrit që kanë vetëm një pikë më shumë, - ka thënë portieri i kombëtares italiane, i cili nuk e fsheh zhgënjimin. - Por ky fakt duhet të bëjë që hidhërimi ynë të jetë më i madh”. Humbja në fushën e bardhezinjve kundër Cagliarit, që mungonte prej 41 vitesh, me shifrat 3-2 nuk e ka lejuar Juventusin të përfitojë nga hapi gjysëm fals i bërë nga zikaltrit, të cilët të dielën janë frenuar nga Torino në “Meazza”, me shifrat 1-1. Por nuk mjafton vetëm kaq. Disfata kundër ekipit sard ka sjellë, gjithashtu, edhe rënien nga vendi i dytë në atë të tretin të skuadrës së Ranierit, e cila është kaluar nga kuqezinjtë e Milanit. “Një ndryshim vendesh në renditje është diçka normale, - ka thënë lojtari juventin në një intervistë për shtypin italian -, ajo që ka rëndësi është vetëm vendi i parë”. Pavarësisht nga ky ndryshim, dhe nga dy humbjet e pësuara në katër ditë, portieri numër 1 në botë është i bindur se lufta për titull është akoma e hapur dhe se gjithçka mund të ndodhë deri në fund të sezonit. “Kampionati nuk ka mbaruar akoma. Ne duhet të kemi besim në forcat tona dhe duhet të luftojmë deri në fund, edhe pse nuk e dimë nëse do të kemi sukses apo jo”. Gjithashtu, sipas Buffonit, momenti negativ që po kalon skuadra e Ranierit nuk varet kryesisht nga dëmtimet e shumta, që kanë goditur ekipin që në fillim të sezonit, por nga faktorë të tjerë.“Nuk besoj se Juvja vuan nga dëmtimet, më shumë nga lodhja psikologjike dhe fizike për të bërë një rekuperim të madh”. Në fund, ka ardhur edhe një batutë lidhur me shokun e ekipit Amaurin, të cilin Juventusi e ka ndaluar të bashkohet me kombëtaren braziliane, duke i dhënë kështu një tjetër mundësi trajnerit të kombëtares italiane Marcello Lippi për ta grumbulluar: “Ne nuk na ka thënë asgjë, - ka treguar Bufon. - Janë gjëra personale, këto janë momentet ku shprehja “shko ku të çon zemra” vlen më shumë. Amauri është një lojtar që do t’i bënte punë Italisë ashtu si Brazilit dhe të gjithë kombëtareve të tjera”.

Buffon dhe Marchisio jashtë listës së Ranierit


Buffon dhe Marchisio nuk janë në listën e lojtarëve te thirrur nga tekniku Ranieri në prag të ndeshjes së Juventusit me Napolin për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Cludio Ranieri në këtë përballje duhet të bëjë edhe pa Andraden, Chiellinin, Zanettin, Zebinan, Salihamidzicin, Ekdalin dhe Knezevicin. Duke u rikuperuar është Manninger, Camoranesi, Tiago dhe Giovinco. Më poshtë do të paraqesim edhe listën e plotë me emrat e futbollistëve të thirrur nga Klaudio Ranieri për ndeshjen që Juventusi do të luajë me Napolin.

Lista
Amauri
Camoranesi
Tiago
Chimenti
De Ceglie
Del Piero
Giovinco
Grygera
Iaquinta
Ariaudo
Trezeguet
Sissoko
Poulsen
Nedved
Molinaro
Mellberg
Marchionni
Manninger
Legrottaglie

Ranieri: Duam të kalojmë turin në Kupën e Italisë

Tekniku i Juventusit, Claudio Ranieri, e sheh me mjaft rëndësi ndeshjen me Napolin për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Kjo është ndeshja e fundit për këtë tur, pasi tre ndeshjet e tjera janë luajtur më parë. Ndeshja është parashikuar për t’u luajtur nesër në orën 20:45 në stadiumin “Olimpico” të Torinos. “Kupa e Italisë ka një rëndësi të veçantë për ne, sepse, siç e kam thënë shumë herë, ne duam që të bëjmë paraqitje të mira në të gjitha kompeticionet dhe t’u shkojmë deri në fund të gjithave, -deklaron Claudio Ranieri. Kjo e nesërmja është një ndeshje mbijetese, dhe ne jemi të përgatitur plotësisht për ta fituar atë”.Përballjet e këtij turi janë vetëm me një takim, dhe skuadra që do të fitojë nesër do të përballet në gjysmëfinale me Lazion. Çifti tjetër gjysmëfinalist është ai mes Interit dhe Sampdorias.

“Bie mundësia bardhezi, Panucci s’lëviz nga Roma”

“Në fund mendoj se Cristian do të qëndrojë te Roma. Ka pasur fare pak kohë për të gjetur një sistemim tjetër”. Kështu, pasi u hodh në erë mundësia e fundit për të vajtur te Juventusi, Oscar Damiani, agjent i Panuccit, ka folur për të ardhmen e lojtarit italian. Kështu, mundësia më e madhe ishte dhe ka mbetur ajo e qëndrimit te Roma: “Nuk patëm mundësi të zgjidhim situatën. Fundja kishim pak ditë në dispozicion dhe propozimet e ardhura nuk janë konsideruar të vlefshme nga lojtari. Kështu s’gjetëm asnjë marrëveshje”, përfundoi Damiani, i cili dje gjendej në Angli, në përpjekjen finale për t’i gjetur sistemim lojtarit.

Floccarin për të zëvendësuar Iaquintan


Juventus ka biseduar me Atalantën për të bërë të mundur një transferim të menjëhershëm në Torino të Sergio Floccarit, i cili do të shërbejë si zëvendësues i Vincenzo Iaquintës. Për momentin shoqëria bergamaske nuk duket fort e kënaqur për këtë marrëveshje, por tashmë sulmuesi është bërë një pikësynim i klubit bardhezi, sidomos për Ranierin, i cili kërkon me çdo kusht Flokarin në skuadrën e tij për të zëvendësuar largimin në fund të sezonit të Iaquintës. Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, që në fillim të vitit të kaluar, kishte parë te sulmuesi cilësi shumë të mira dhe shpërthimi i tij me Atalantën konfirmoi opinionin e tij.

Del Piero: Besojmë ende te titulli kampion

Humbja 2-3 e bardhezinjve me Cagliarin dhe rezultatet e tjera në Serinë A tronditin "bookmakers"-at

Alessandro Del Piero beson se Juventus ende ka shanse të mira të fitojë titullin, pavarësisht serisë negative prej trindeshjes pa fitore. Bardhezinjtë kanë zbritur në vendin e tretë në klasifikim (janë kaluar edhe nga Milani), tashmë të distancuarme 7 pikë nga Interi kryesues. Shpresate bardhezinjve për të triumfuar në kampionat morën një goditje të fortë mehumbjen 3-2 në shtëpi përballë Cagliarit. Gjithsesi, kapiteni 34-vjeçar nuk është i shqetësuar dhe flet me bindje se skuadra ka forcën të rikthehet sërish në garë. "Pinturicchio" deklaroi: "Vazhdojmë të kemi besim (te titulli), edhe pse këto deklarata ishin më të lehta për t‘u bërë gjatë javës së kaluar. Po kalojmë një moment shumë të keq, por këto janë situata që i përjetojnë edhe skuadrat e tjera. Nuk jam aspak ishqetësuar, pasi mendoj se Juventusi e ka potencialin që t‘i kalojë problemet". Të besuarit e Claudio Ranierit do të kërkojnë të marrin tri pikët të dielën në fushën e Catanias. Në rast rezultati negativ (madje edhe me barazim), ëndrra e "Zonjës së Vjetër" për titull do të komprometohej. Ecuria e keqe në kampionat rrezikon tër eflektohet edhe në Ligën e Kampioneve, aktivitet ku ata do të përballen me Chelsean. Rezultatet Java e 22-të në Serinë A ka sjellë rezultate surprizë, që në mënyrë të çuditshme u shoqëruan me fitimin e shifrave të lartanga bastexhinjtë. Fundjava që sapo kaloiu klasifikua si "e tmerrshme për ‘bookmaker‘-sat, të cilët mbetën të tronditur nga ndeshjet". Ekspertët e kuotave të basteve janë skandalizuar nga humbja 2-3 në shtëpie Juventusit kundër Cagliarit. Ky hap fals ka lënë shije të hidhur mbi të gjitha te kompanitë që menaxhojnë paratë e basteve, e jo vetëm te tifozët bardhezi. Pavarësisht se rezultati final 2-3 kuotohej me koeficientin 60, që do të mjaftonte për të trembur bastexhinjtë, të "guximshmit" nuk munguan dhe kompanitë u detyruan të paguanin shifra të larta. Sipas "Agicos" (Agjencia Gazetareske e Konkurseve dhe Basteve), shifra më e lartë e fituar u arritnga një lojtar "online", i cili kishte rrezikuar 25 euro dhe në përfundim të sfidës përfito i plotë 1500 euro. Ndryshe nga sa mendohej, bastet për fitoren 3-2 të Cagliarit në Torino ishin të shumta: dy fitues të tjerë ishtuan llogarisë së tyre 1200 dhe 900 euro pas basteve me vlerë 20 dhe 15 euro. Nuk kanë munguar as fitime më të "ulëta", mevlerë 600 euro, për ata që "investuan" 10 euro. Të shtunën e kaluar, në Napoli, një klient, i cili kishte gjetur të saktë humbjen e Juventusit, gjatë pasdites kishte fituar edhe 3060 euro duke hedhur një bast 3 euro për barazimin 2-2 të Napolit dhe Udineses. Sikur këto të mos mjaftonin, fitues ka pasur edhe për barazimin 1-1 të Interit me Torinon dhe fitoren 3-0 të Milanit në fushën e Lazios.

Ja 25 emrat për Champions


Përkundër dëmtimeve, Juventusi ka konfirmuar listën e mëparshme prej 25 lojtarësh, që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve. I vetmi që vazhdon të mos figurojë është Ekdal.

LISTA
Portierë: Buffon, Chimenti, Manninger.
Mbrojtës: Chiellini, Melberg, Zebina, Knezevic, Grygera, Molinaro, De Ceglie, Legrottaglie.
Mesfushorë: Zanetti, Salihamidzic, Nedved, Camoranesi, Poulsen, Marchisio, Sissoko,Tiago, Marchionni.
Sulmues: Amauri, Iaquinta, Del piero, Trezeguet, Giovinco.

Pengu i Buffonit: Nuk ditëm të përfitojmë

Barazimi shtëpiak i Interit me Torinon ka shtuar keqardhjen në kampin juventin, pas humbjes me Cagliarin. “Barazimi i Interit e bën më pak të hidhur humbjen – pranon Gigi Buffon, numri 1 i Kombëtares italiane dhe i Juves. - Distanca mbetet thuajse e pacenuar me zikaltrit që përfituan vetëm 1 pikë më shumë. Kjo, megjithatë, nga ana tjetër na rrit keqardhjen. Është i natyrshëm një ndërrim pozicionesh me Milanin, por në fund ka rëndësi vetëm vendi i parë. Titulli? Duhet të besojmë dhe të provojmë, ndonëse nuk e dimë nëse do t’ia dalim mbanë”. Buffon nuk beson se rënia e skuadrës së Ranierit varet nga dëmtimet e shumta. “Nuk besoj se Juve e paguan këtë, më shumë se sa lodhjen për një ndjekje që merr shumë energji”. Amauri Disa fjalë edhe për Amaurin, që Juve nuk ia ka lëshuar Brazilit dhe kështu që ka mundësi ende të thirret nga Lippi: “Neve nuk na ka treguar asgjë. Janë gjëra personale, por në këtë rast vlen thënia: Shko ku të dërgon zemra. Amauri do të ishte i vlefshëm për Italinë, ashtu si për Brazilin dhe të gjitha përfaqësueset e tjera”. Mësohet se braziliani do të donte t’i përgjigjej grumbullimit të Brazilit, aq sa ka hyrë në kontakt me federatën e atjeshme, për të luajtur në miqësoren e 10 shkurtit ndaj Italisë. Por në mes sulmuesit dhe përfaqësueses braziliane duhet të jetë Juventusi. Këto janë fjalët e lojtarit bardhezi, sipas asaj që bëhet e ditur në shtypin brazilian: “Preferenca ime është për “Seleçaon”, por jam i detyruar të respektoj vendimet e Juves”. Kështu, gjithmonë sipas mediave braziliane, Amauri duhet të takojë drejtuesit e klubit torinez, për të marrë një autorizim që t’i përgjigjet grumbullimit që i ka bërë Dunga, i cili e thirri për të zëvendësuar të dëmtuarin Luis Fabiano. Për t’u shikuar është nëse klubi bardhezi do të ndryshojë pozicion, pasi Cobolli Gigli ishte shprehur shumë qartë pas ndeshjes me Cagliarin: “Nuk ka ardhur asnjë, por edhe nëse do të vinte kërkesa e Dungës, do të ishte gjithsesi jashtë kohës së vlefshme. Nuk do ta pranojmë. Na duhet të përqendrohemi në etapat e ardhshme të Juves dhe duam që të qëndrojë me ne”. “Fatkeqësisht, për momentin nuk mund të lëshoj deklarata për këtë argument – ka thënë vetë juventini në “globoesporte.com” -. Po e diskutojmë dhe këto ditë do të kem një përgjigje konkrete dhe zyrtare nga ana e klubit. Sidoqoftë është një situatë e ndërlikuar”.

Amauri: Endërroj gjithmonë Brazilin

Ndërkohë, Juventusi nuk e lejon lojtarin të bashkohet me kombëtaren. Cobolli pranon: Është vendim i klubit

“Endrra ime është të luaj me Brazilin, por nga ana tjetër jam i gatshëm të pranoj vendimet e Juventusit që është dhe klubi që më paguan. Gjithsesi, të hënën (sot) do të kem një takim me drejtuesit e klubit dhe do të shohim”. Me këto fjalë, të lëshuara për një gazetë braziliane, Amauri i rihap dyert kombëtares së Dungës pas ‘jo’-së që ka ardhur nga presidenti Cobolli Gigli në fund të ndeshjes me Cagliarin. Juvja i ka thënë ‘jo’ trajnerit të kombëtares së Brazilit, i cili ka thirrur Amaurin për miqësoren e 10 shkurtit që do të zhvillohet në Londër kundër Italisë. “Eshtë një vendim i klubit, - ka thënë presidenti bardhezi, Cobolli Gigli, në fund të ndeshjes së të shtunës. - Kemi vendosur të mos e pranojmë këtë kërkesë dhe ia kemi komunikuar këtë lojtarit që e ka pranuar qetësisht vendimin. Kemi nevojë më shumë se kurrë të jemi të përqendruar. Kërkesa e Brazilit është jashtë afateve të përcaktuara”. Pra, nuk ka Brazil për Amaurin, që ka marrë thirrjen e tij të parë nga Selecao pas dëmtimit të Fabianos. Juventusi ka vendosur të mos ia japë autorizimin sulmuesit për t’u bashkuar me kombëtaren verdhejeshile. I takonte klubit torinez të jepte miratimin e tij: afati ligjor i përcaktuar nga FIFA për thirrjen e lojtarëve, që luajnë jashtë vendit të tyre, në fakt kishte skaduar me kohë. “Nuk na ka ardhur asnjë kërkesë dhe nëse kjo do të vinte do të ishte jashtë kohës së përcaktuar nga rregullorja. Nuk do ta pranojmë, - ka thënë Cobolli Gigli. - Lojtari është informuar. Përgjegjësia është e jona”. Por Brazili, që duke parë dëmtimin e Luis Fabianos, përgatiti dhe ftesën për Amaurin, mund të këmbëngulë dhe të ankohet në FIFA për përgjigjen negative të Juventusit. Federata braziliane, ka të drejtë të thërrasë cilin lojtar dëshiron, në rast të një dëmtimi të një futbolisti të grumbulluar më parë.

Chiellini një muaj jashtë

Sezon i përfunduar për Cristiano Zanettin

Lajme të këqija për Juventusin nga infermieria. Duket se problemet me dëmtimet nuk kanë fund për bardhezinjtë. Ka shumë mundësi që ky sezon të ketë përfunduar për Cristiano Zanettin, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e të shtunës në mbrëmje, të humbur 3-2 nga bardhezinjtë kundër Cagliarit në kampionat. Futbollisti, i cili është paraqitur në qendrën stërvitore të Juventusit për një kontroll mjekësor, mësohet se ka pësuar një tërheqje në kofshën e majtë. Vetëm në ditën e sotme do të zhvillohen ekzaminime më të thelluara, por mund të parashikohet një kohë rikuperimi që nuk do të zgjasë më pak se dy muaj. Lajme negative edhe për Chiellinin, i cili ka pasur sërish probleme me kofshën e majtë. Edhe për të do të nevojiten ekzaminime më të detajuara, por mendohet se do të qëndrojë minimalisht një muaj jashtë ekipit. Kështu që mbrojtësi juventin mund të jetë në dispozicion të teknikut Ranieri për ndeshjen e parë të Champions Legues kundër Chelseat.

Ranieri akuzon mbrojtjen: Gabime të pafalshme

Trajneri i Juventusit i ka cilësuar të papranueshëm tre golat e pësuar në kundërsulm nga Cagliari

Duhej të kishte qenë nata e rikthimit, e reagimit pas humbjes befasuese në Udine. Por dyshja Matri-Jeda ka goditur sërish. Vetëm se atëherë luanin me Riminin, ishte Juventusi që mundohej të dilte sa më shpejt nga Purgatori i serisë B, në ndeshjen e parë të kategorisë inferiore. Histori tjetër, sot janë objektiva të tjerë për t’u arritur. Fitorja e papritur e ekipit sard rrezikon të prishë përfundimisht planet e bardhezinjve për titull. Dhe nëse nuk konsiderohet një krizë, pak mungon. Një rënie alarmuese, humbja e dytë në katër ditë, mbrojtja më e mirë para dy ndeshjesh ka pësuar pesë gola në dy takimet e fundit. Dhe me Buffonin në portë. Diçka nuk funksionon, dhe këtë herë nuk mund të përdoret si justifikim lodhja, sforcimi i lojtarëve ose përgatitja para ndeshjes. Gjendja që ka treguar grupi është shqetësuese, akoma më shumë dëmtimet dhe rikthimi i problemeve fizike. Një sinjal alarmues lidhur me trajtimin e dëmtimeve nga ana e stafit mjekësor. Të shtunën në mbrëmje janë dorëzuar Zaneyti dhe Chiellini. Ishin rikthyer pas disa problemeve fizike që i kanë lënë jashtë ekipit për një kohë të gjatë, Zanetti dukej i rekuperuar, pasi ka kaluar gjithë fazën e parë jashtë fushave, Chiellini ka “festuar” ndeshjen numër 100 në serinë A duke u futur në dhomat e zhveshjes para kohe. Tani më shumë se të mendohet për Interin ndoshta duhet hequr dorë nga kampionati dhe të përqendrohen të gjitha energjitë fizike te 25 shkurti, në ndeshjen e Champions-it kundër Chelseat. Interi tashmë është në arratisje. “Nëse diferenca do të thellohej, gjithçka do të bëhej më e vështirë për ne, - ka pranuar Ranieri, - por në këtë moment duhet të përpiqemi të kuptojmë se ku kemi gabuar, të rinisim nga e para dhe të përqendrohemi te ndeshja e radhës pa menduar për klasifikimin. Kemi pësuar tre gola në kundërsulm, kjo është gjëja e papranueshme. Dëshira për të fituar ka bërë që të humbnim shumë topa të rëndësishëm në mesfushë. Kishim mbrojtjen më të mirë, në dy ndeshje kemi pësuar pesë gola. Duhet të flasim mes nesh për të kuptuar atë që nuk shkon. Cagliari ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur, një skuadër e organizuar mirë, por edhe ne i kemi ndihmuar. Nuk mund të pësohen gola në këtë mënyrë. Dëmtimet ndikojnë? Sigurisht, nëse nuk ke mundësinë të stërvitesh me vazhdimësi gjatë ndeshjes, jep më pak nga sa duhet”. “Janë gjashtë pikë të rëndësishme të humbura”,- ka qenë komenti i Cobolli Giglit. “Duke parë atë që ka ndodhur në kampionatet e kaluara, gjithçka mund të ndodhë edhe në këtë sezon. E rëndësishme është që të ruajmë dëshirën dhe përqendrimin, asgjë nuk është mbyllur akoma”. Më pas i takon Del Pieros: “Diferenca me Interin është e madhe, nuk i dihet mbase atyre u ndodh ajo që na ka ndodhur edhe neve. Të gjitha ekipet e mëdha kanë vështirësi në këtë periudhë”. Me dëmtimin e Zanettit, i cili ka dalë jashtë fushës në minutën e 20-të të pjesës së parë, Ranieri duhet të shfrytëzojë në maksimum ata lojtarë që ka në dispozicion, ose më saktë dyshen e mesfushës Marchisio-Sissoko. Ndërkohë që në tribunën e Olimpikcos së Torinos, midis spektatorëve të tjerë, ndodhej dhe vëzhguesi kryesor i Luiz Felipe Scolarit, trajneri i londinezëve të Çelsit, Mick McGiven.

e hënë, 2 shkurt 2009

Chielini e Zanetti, të paktën një muaj jashtë

Dështimi i Juventusit me Cagliarin ka qenë më i rëndë se ç’pritej. Përveç tri pikëve të humbura, Claudio Ranieri ka humbur gjithashtu edhe dy lojtarë të rëndësishëm për skuadrën e tij. Giorgio Chiellinit, mbrojtësi më i mirë i bardhezinjve, i saporikthyer në fushë, i është dashur të lërë përpara kohe lojën për një tërheqje të rëndë në këmbën e majtë. I njëjti shqetësim duket të ketë përfshirë edhe mesfushorin Cristiano Zanetti. Ndonëse asgjë nuk është konfirmuar ende, të dy futbollistët ka gjasa të qëndrojnë të paktën për një muaj jashtë fushave të blerta, periudha më vendimtare kjo për sezonin e “Zonjës së Vjetër”. Kujtojmë këtu: çerekfinalen e së mërkurës kundër Napolit për Kupën e Italisë dhe ndeshjen e Ligës së Kampioneve më datë 25 shkurt kundër Chelseat për Ligën e Kampioneve.

“Po kalojmë thjesht një moment negativ”

“Vazhdojmë të besojmë te fitimi i titullit kampion”. Pavarësisht se Juventusi ndalet në mënyrë të papritur nga Cagliari, Alessandro Del Piero nuk dorëzohet mbi mundësinë e fitimit të kampionatit. “Vazhdojmë të besojmë në arritjen e objektivave tanë sezonalë, edhe pse pas kësaj humbjeje asgjë nuk duket shumë e thjeshtë, krejt ndryshe nga dhjetë ditë më parë. Duhet të kemi parasysh që dy javët e fundit kanë qenë tepër të ngarkuara për ne. Por shpresojmë që një moment të tillë të vështirë ta përjetojnë edhe skuadrat që ndodhen sipër nesh, - thotë numri 10 i formacionit bardhezi. – Tani e vetmja gjë që kërkojmë është të rikuperojmë pjesën më të madhe të lojtarëve të dëmtuar dhe nga ana tjetër shpresojmë që Giorgio Chiellini të mos ketë pësuar një dëmtim të rëndë”. Sigurisht, që Alessandro Del Piero nuk mund të lërë pa analizuar edhe disfatën me Cagliarin. “Në atë përballje nuk mungoi asgjë. E nisëm mirë ndeshjen, por kaljaritanët u treguan të zotët të kalonin në avantazh. Megjithatë edhe ne arritëm të gjenim forcën t’u kundërpërgjigjeshim, e madje përveç golit të barazimit, e mbyllëm pjesën e parë të takimit në avantazh. Edhe në 45 minutat e dyta dukej sikur e kishim ndeshjen nën kontroll, por më pas... Për ne duket se ky moment është disi delikat dhe e vetmja mënyrë për ta kaluar është t’i rikthehemi stërvitjes intensive. Kemi kualitetet e duhura për të kaluar këto probleme, kështu që kjo gjendje nuk është se na shqetëson shumë. Pra, nuk jemi aspak në krizë. Të mërkurën kemi një mundësi të artë ndaj Napolit në Kupën e Italisë për t’iu rikthyer rrugës së suksesit, një ndeshje e vetme, e cila mund të na dhurojë gjysmëfinalen e kompeticionit”, ka deklaruar kapiteni i Juventusit, Del Piero.

Presidenti Cobolli Gigli nuk lejon brazilianin të shkojë

Trajneri i Kombëtares braziliane, Carlo Dunga, ka grumbulluar sulmuesin e Juventusit, Amauri, për miqësoren me Italinë që do të luhet më 10 shkurt në Londër. “Grumbullimi i sulmuesit është bërë në bazë të autorizimit të klubit italian. Duke qenë se ka skaduar afati ligjor i vendosur nga FIFA për grumbullimin e futbollistëve që luajnë jashtë shtetit, konfirmimi i thirrjes së Amaurit varet nga autorizimi i Juventusit”, shkruhet në deklaratën e Federatës Braziliane të Futbollit. Pra, nëse bardhezinjtë s’do të autorizojë lojtarin, Amauri nuk do të mund të jetë në dispozicion të Dungës, e për pasojë ka shumë mundësi të bëhet së shpejti pjesë e përfaqësueses italiane të Marcello Lippit. Ndërkohë, ana tjetër e medaljes siguron se nëse Amauri aktivizohet sikur edhe për një sekondë me fanellën e “Selecaos”, atëherë mundësia për të veshur fanellën e të kaltërve do të ishte e pamundur. Gjithsesi, bomba e vërtetë vjen pas përfundimit të takimit mes Cagliarit dhe Juventusit, ku presidenti Cobolli Gigli ka hedhur poshtë mundësinë e bashkimit të Amaurit me Kombëtaren braziliane. “Ftesa e trajnerit të Brazilit nuk ka mbërritur në selinë tonë, por edhe sikur ajo të paraqitet në ditët e ardhshme, ne nuk do ta lejojmë lojtarin të niset. Ftesat nga ana e përfaqësueseve kanë një kohë të caktuar, por duke parë situatën tonë, nuk do lejojmë që Amauri të bashkohet me Brazilin. Kemi informuar për këtë lajm vetë lojtarin dhe ne si shoqëri marrim përsipër të gjitha përgjegjësitë”

Zbehen shpresat e Ranierit për Scudetton


Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se gjasat për skudeto sërish janë zbehur pas humbjes ndaj Cagliarit. “Nëntë pikë janë shumë. Gjithmonë kam thënë se nuk duhet të fokusohemi tek ekipet tjera, por vetëm tek vetja dhe të kuptojmë se çfarë është ajo që e bëjmë keq”,ka thënë trajneri i Juventusit.“U afruam aq shumë kreut dhe tash menjëherë u larguam sërish. Duhet të koncentrohemi në progresin tonë dhe të shohim se ku do të përfundojmë”.“Cagliari luajti një lojë fantastike dhe shumë të organizuar. Kjo është një skuadër e cila e din se çfarë dëshiron dhe si ta arrijë atë. Është për keqardhje që të tri golat që pësuam ishin nga kundërsulmet dhe kjo nuk duhej të ndodhë. Po bëjmë shumë gabime. Kjo është turp”, ka shtuar Ranieri.


Cagliari befason Juventusin


Skuadra e papërshtatshme e Cagliarit e ka mposhtur Juventusin në Olimpico të Torinos duke ia vështirësuar gjithnjë e më shumë garën për titull. Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit ka përfunduar me rezultat 2-3 në favor të skuadrës mysafire, e cila pas 41 vjetësh arrin të shënojë fitore kundër Zonjës së Vjetër në Torino. Cagliari u tregua skuadër e rrezikshme që nga fillimi i takimit duke arritur të krijojë avantazhin me anë të Davide Biondinit (16’). Bianconerët vepruan në mënyrën më të mirë duke përmbysur rezultatin pa përfunduar pjesa e parë. Momo Sissoko barazoi rezultatin (31’) pas një krosimi të Del Pieros nga këndi, ndërsa Pavel Nedved krijoi epërsinë për vendasit me një gol të bukur (38’). Mirëpo, në pjesën e dytë mysafirët u treguan të rrezikshëm nga kundërsulmet duke arritur ta përmbysnin këtë rezultat dhe ta kthenin atë në favor të tyre. Jedaias Capucho Neves- Jeda barazoi shifrat në 2-2 (54’), ndërsa lojtari që zëvendësoi Aquafrescan, Alessandro Matri, shoi shpresat e juventinëve për tre pikë nga ky takim. Deri në fund të ndeshjet bardhezinjtë provuan që së paku të nxirrnin një pikë nga kjo përballje, mirëpo nuk arritën ta bënin as këtë. Kjo humbje thuajse e shndërron në iluzion ëndrrën e Juventusit për titull, pasi që me fitore eventuale kundër Torinos në takimin e të dielës, Interi do të distancohet për nëntë pikë. Ndërkaq nëse Milani fiton përballë Lazios në Olimpico të Romës, atëherë Zonja e Vjetër do ta humbë edhe pozitën e dytë.

Të dhëna rreth ndeshjes JUVENTUS-CAGLIARI 2-3 (2-1)
Golashënues: 16’ Biondini, 31’ Sissoko, 38’ Nedved, 54’ Jeda, 78’ Matri.
JUVENTUS: Buffon; Mellberg, Legrottaglie, Chiellini (71’ Grygera), Molinaro; Marchionni (69’ Iaquinta), Sissoko, Zanetti (21’ Marchisio), Nedved; Del Piero, Amauri. Në dispozicion: Chimenti, De Ceglie, Poulsen, Trezeguet. Trajner Ranieri.
CAGLIARI: Marchetti; Pisano, Bianco, Canini, Agostini; Biondini, Conti, Fini (85’ Parola); Cossu (69’ Lazzari); Jeda, Acquafresca (61’ Matri). Në dispozicion: Lupatelli, Astori, Matheu, Larrivey. Trajner Allegri.
Gjyqtar kryesor: Banti di Livorno.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: 23’ Chiellini, 14’ Pisano, 58’ Del Piero, 73’ Agostini, 77’ Conti.

Video nga ndeshja

Dunga fton Amaurin për ndeshjen ndaj Italisë

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Dunga, e ka ftuar Amaurin për ndeshjen miqësore me Italinë, pasi Luis Fabiano ka ra nga kombinimi për shkak të lëndimit. Amauri një kohë të gjatë ka qenë në dyshime se për cilën kombëtare do të luajë, vendlindjen e tij Brazilin, apo Italinë, ku është afirmuar si futbollist.Të dyja kombëtaret një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se do ta ftojnë futbollistin, por Brazili ishte në epërsi për shkak se Amauri ende nuk është pajisur me pasaportë italiane.Amauri nuk u gjend në listën e parë të Dungas për ndeshjen e 10 shkurtit kundër Italisë, por pas lëndimit të Luis Fabianos, i cili do të pauzojë për dy javë, trajneri brazilian ftoi sulmuesin e Juventusit.

Bardhezinjtë, me sytë nga Zapata e Quagliarella


Pavarësisht se këto ditë administratori i deleguar i Juventusit, Jean-Claude Blanc, nuk është marrë me tratativa konkrete, merkatoja e klubit bardhezi vazhdon të vlojë. Të enjten është rinovuar kontrata e Marchisios, i cili do të jetë pjesë e Juves deri në vitin 2014. Ndërkohë që Secco dhe Blanc kanë në shënjestër të tyre 4 friulanët: D’Agostino, Inler, Zapata dhe Quagliarella, klubi bardhezi ka disa javë që negocion me klubin rus të Zenit për të shitur Iaquintën. Rusët janë të gatshëm ta blejnë sulmuesin kalabrez për rreth 10 milionë euro, në një kohë që Juve ka kërkuar 13.

Ranieri nuk heq dorë nga ideja e titullit

Humbja me Udinesen ka qenë vetëm një aksident i vogël dhe Ranieri nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet, ndonëse është gjashtëpikë larg Interit. “Nuk jemi të lodhur. Po të ishte kështu, nuk do ta kishim shtypur Udinesen në gjysmë fushën e sajpothuajse gjatë gjithë kohës. Mund të them vetëm se nuk ishim shumë kompaktë”. Juventusit i duhet patjetër një rikuperim kundër skuadrës së Allegrit, sepse kështu bardhezinjtë do të kishin mundësi t’i jepnin një sinjal Mourinhos: Juventusi nuk heq dorë! “Ishim të vetëdijshëm që Interi është i fortë dhe vazhdojmë të mendojmë sesi mund t’u bëhemi pengesë. Kampionati është ende i gjatë, kështu që ka kohë”. Rikthehet Chiellini – Tri pikë kundër Cagliarit janë shumë të rëndësishme për “Zonjën e Vjetër”. “Është e vërtetë që janë shumë të nevojshme tri pikët, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë, – ka pranuar Ranieri. – Kaljari është skuadra më në formë e momentit dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë”. Ranieri ka rikuperuar Chiellinin, por duhet të bëjë pa Giovincon dhe Camoranesin. “Nuk e di nëse francezi do të jetë në gjendje ta nisë që nga fillimi”. Cagliari – Cagliari do të zbresë në fushë pa kapitenin e saj, Diego Lopez, në ndeshjen që do të luajë sot me Juventusin. Mbrojtësi uruguaian nuk ka udhëtuar drejt Torinos me skuadrën e tij, për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes së të mërkurës kundër Sienës. Në vend të tij do të luajë Bianco. Ndërkohë që është rikuperuar edhe Robert Acquafresca, i cili është detyruar të largohet nga fusha të mërkurën për shkak të një dëmtimi. Janë nëntëmbëdhjetë lojtarë të grumbulluar nga Allegri, i cili në përfundim të stërvitjes gjatë mëngjesit të djeshëm ka lënë të kuptohet se mund të ketë sërish risi në formacion, përveç rikthimit të Marketit në portë. Rikthehet Del Piero – Juventusi do të jetë me Del Pieron kundër Cagliarit. Kapiteni i bardhezinjve do të rikthehet në formacion, pas mungesës në ndeshjen që është zhvilluar kundër Udineses. Është rikuperuar edhe Tiago, i cili është në listë së bashku me Zanettin, edhe pse për këtë duhet pritur stërvitja e fundit për të kuptuar nëse do të jetë i disponueshëm, apo jo.

“Pa Serinë B do të isha larguar nga Torino”

Vendimi i Gianluigi Buffonit për të qëndruar tek Juventusi pas rënies në Serinë B në vitin 2006, la hapësirë për shumë polemika. Tashmë ai ka vendosur të sqarojë arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi: “Nëse Juventusi nuk do të kishte rënë në Serinë B, do të isha larguar për njëfarë kohe për shkak të disa situatave që ishin krijuar dhe që mua nuk më pëlqenin aspak. Qëndrimi më bëri shumë mirë, nuk bëhem aspak pishman dhe jam i sigurt që vetëvlerësimi im si njeri është rritur shumë. Tashmë nuk ka asnjë arsye të vlefshme që unë të largohem nga skuadra, por nëse do të kishte oferta, mund të ndryshojë diçka edhe nga ana e Juventusit”. Portieri më i mirë i botës ka bërë një koment edhe për të ardhmen e tij në Torino: “Unë jam ende i ri, por Juventusi duhet të mendojë edhe pak për të ardhmen. E kam thënë dhe po e përsëris, në këto momente nuk ka përse të shqetësohem, nuk ka asnjë ofertë dhe nuk ka asnjë arsye që të largohem. Gjithsesi, unë ndihem shumë mirë këtu, – ka deklaruar Gigi Buffon. – Nuk kam dashur të largohem që këtu edhe kur Juventusi po kalonte një moment të vështirë, sepse nuk më dukej e drejtë atëherë dhe të njëjtën gjë mendoj edhe tani. Ndonëse besoj se ka ardhur koha që të vendoset diçka në lidhje me të ardhmen time në Torino, sepse nuk mund të vazhdoj pa ditur asgjë”, ka përfunduar portieri më i mirë i botës, Gianluigi Buffon.

Juventus - Cagliari


Të ftuarit e Claudio Ranierit në kuadër të takimit Juventus-Caglari.

1 Buffon
3 Chiellini
4 Mellberg
6 Zanetti
8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Chimenti
17 Trezeguet
18 Poulsen
19 Marchisio
21 Grgyera
22 Sissoko
28 Molinaro
29 De Ceglie
30 Tiago
32 Marchionni
33 Legrottaglie
42 Pinsoglio

Ranieri: Juventusi nuk është aspak i lodhur

Claudio Ranieri nuk e sheh aspak të lodhur skuadrën e Juventusit në prag të ndeshjes me Cagliarin në javën e 22-të të Serisë A. Kjo ndeshje vjen për Juventusin menjëherë pas humbjes me skuadrën e Udinees të merkurën për javën e 21-të. “Nuk jemi të lodhur, - deklaron trajneri bardhezi. Për hir të vërtetës në ndeshjen me Udinesen thjesht nuk ishim kompaktë në veprimet tona”. Në ndeshjen me Cagliarin trajneri i Juventusit, Caudio Ranieri, do të ketë të gatshëm Chiellinin, por duhet të bëjë pa Giovincon dhe Camoranesin. Ndeshja Juventus-Cagliari do të luhet nesër në mbrëmje në orën 20:30.

Ranieri: Juve do t’ia vështirësojë jetën Interit

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë që skuadra e tij do t’ia vështirësojë mundësitë Interit për rrugën drejt titullit, pasi që bardhezinjtë përgatiten për një rikthim që nga ndeshja e të shtunës kundër Cagliarit. “E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Cagliari do të udhëtojë në Torino për të shfaqur formë të mirë siç kanë bërë në ndeshjet e fundit, kështu që duhet të jemi të përgatitur”. “Duhet të kemi kujdes dhe të tregojmë më të mirën nga vetja në secilën ndeshje të radhës. E dimë se nuk luajtëm mirë kundër Udines dhe pres që lojtarët të rikthehen në mënyrën më të mirë”. “Ne po përballemi me Interin. Do të japim maksimumin nga vetja për t’ia vështirësuar jetën. Kampionati nuk ka mbaruar dhe së shpejti do të arrijmë momentin ‘e nxehtë’ të kampionatit. Duhet të menaxhojmë gjithçka që në fund të dalim fitues”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.

Kundër Cagliarit, me Trezeguet-Del Piero

Claudio Ranieri ka qenë shumë i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në transfertën e Udines dhe sigurisht që reparti që e ka zhgënjyer më shumë atë, ka qenë sulmi. Dyshja sulmuese e formuar nga Giovinco-Amauri ka dështuar plotësisht dhe për këtë arsye, trajneri i bardhezinjve duket se në sfidën e ardhshme do t’ia besojë sulmin kapitenit të tij, Aleks Del Piero dhe të rikuperuarit David Trezeguet. Dyshja më e mirë sulmuese e sezonit të kaluar me 41 gola së bashku tashmë mund të rikthehet të drejtojë Juventusin dhe të frikësojë mbrojtjet e kundërshtarëve. Del Piero dje është stërvitur normalisht së bashku me bomberin francez dhe me shumë mundësi, të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Olimpico” të Torinos, tifozeria juventine mund të përqafojë dyshen e saj të artë.

Buffon do Diegon te Juventusi

Dhurata e ditëlindjes për Gianluigi Buffon ishin dy gola të pësuar dhe një disfatë shkatërruese në transfertën e Udineses. Sigurisht që “dhuratat” e Quagliarellas dhe Di Natales nuk i kanë pëlqyer aspak numrit 1 më të mirë në botë, por gjithsesi, italiani nuk dorëzohet për titullin, pasi shpreson se situata mund të ndryshojë sërish në të ardhmen. “Sigurisht që nuk ishte kjo, surpriza që prisja për ditëlindjen time. Që kur kam mbërritur te Juventusi, kjo ka qenë hera ime e parë që dal i mposhtur nga “Friulli”, por nga ana tjetër, një humbje e tillë sigurisht që pritet pas një vazhde të gjatë fitoresh. Pavarësisht kësaj, disfata ndaj Udineses nuk e njollos absolutisht kampionatin tonë. Të shtunën na pret një ndeshje me Cagliarin, skuadrën më në formë për momentin, me të cilën duhet të rigjejmë menjëherë fitoren. Një tjetër lajm pozitiv është rikuperimi i të gjithë të dëmtuarve, të cilët do të na ndihmojnë më shumë për vazhdimin e sezonit”, shprehet mbrojtësi ekstrem i torinezëve. Bufon pret Diegon – Portieri i Juventusit nuk qëndron indiferent as përballë zërave të merkatos, që flasin për afrimin e Diegos në Torino. Buffon e pret krahëhapur brazilianin e werder Bremenit dhe në të njëjtën kohë u bën një apel drejtuesve të klubit që të bëjnë një sforco ekonomike për të blerë futbollistin në fjalë. “Sigurisht që për lojtar si Diego, ia vlen të bësh një sforco ekonomike. Sigurisht që nuk jam i bindur se mbërritja e lojtarit të Werderit në Torino do t’i japë një shtysë të madhe skuadrës sonë, por mesa e kam ndjekur Diegon në fushë, jam i sigurt se për momentin janë të paktë kampionët si ai”, vazhdon Buffon. Pavel Nedved – “Përsa i përket Nedvedit, mendoj se lojtarë si ai nuk do të vinë më në botën e futbollit, kështu që mënyra e vetme për të zëvendësuar atë, është klonimi. Edhe pse 36 vjeç, Nedved vazhdon të stërvitet me intensitet dhe të sakrifikohet më shumë se të tjerët në fushë dhe patjetër që vazhdon të jetë i rëndësishëm për ne”. Markizio – Një ndër të pa-ktët të rinj që ka mahnitur Buffonin është shoku i tij i skuadrës, Claudio Marchisio. “Që në sezonin e kaluar, e kam këshilluar Ranierin të risillte në skuadër Claudion. Edhe vetë ai e kishte vënë re forcën e tij dhe jam shumë i bindur që me kalimin e ndeshjeve, Marchisio do të shndërrohet në një ndër pikat tona më të forta, por edhe një ndër lojtarët më të fortë në botë”. Championsi, objektivi primar – Çfarë i mungon karrierës sime? “Liga e Kampioneve, e më pas duke pasur, Kupa Interkontinentale ose tashmë Kupa e Botës për klube, të cilat jam shumë i sigurt se do t’i fitoj në të ardhmen”, përfundon portieri i Juventusi.

Marchisio - I lumtur për rinovimin me bardhezinjtë

Claudio Marchisio, futbollisti 23-vjeçar i Juventusit është shumë i lumtur pas rinovimit zyrtar të kontratës së tij deri në vitin 2014. “Jam shumë i lumtur për marrëveshjen e re të nënshkruar, pasi kështu mund të vazhdoj sërish aventurën time të mrekullueshme në klubin më të mirë në botë. Kam plot 14 vjet që përfaqësoj fanellën juventine në grupmosha të ndryshme, por ndërkohë që kam arritur në kulmin e saj, dua ta mbaj dhe ta shpërblej sa më gjatë”, deklaron mesfushori, Claudio Marchisio.

Orë vendimtare për kalimin e Iaquintas te Zenit

Sot në mëngjes pritet që në Torino të zbarkojnë drejtuesit e skuadrës së Zenitit të Shën Pjetërburgut, të cilët kanë kohë që e bisedojmë me homologët e tyre juventine mundësinë e transferimit në kampionatin rus të Vincenzo Iaquintës. Një operacioni tillë është i lidhur ngushtë edhe me transferimin tashmë të sigurt të Andrej Arshavin në radhët e Arsenalit, pasi në këtë mënyrë, Zeniti do të mbetej pa një goleador. Për momentin, vetëm dy duken të jenë pengesat për mbylljen me sukses të një marrëveshjeje të tillë, 1)Iaquinta ende nuk ka mësuar se cilat janë shifrat reale të përfitimit të tij (ndonëse përflitet për dyfishin e asaj që aktualisht përfiton te Juventusi) dhe 2) Bardhezinjtë duhet të gjejnë brenda pak ditësh një tjetër sulmues për të zëvendësuar Iaquintan. Klubi rus është i gatshëm të paguajë 13 milionë euro, 2 milionë euro më shumë se shifra që Juventusi shpenzoi në verën e vitit 2007. Ndërkohë, edhe drejtuesit bardhezinj kanë filluar kontaktet me Quagliarellën që në rast të largimit të Iaquintas në Rusi, sulmuesi friulan do të mbërrinte menjëherë në Torino për të firmosur me “Zonjën e Vjetër” dhe për të regjistruar emrin në listën që Juventusi duhet t’i paraqesë UEFA-s për Ligën e Kampioneve. Dy alternativat e tjera janë rikthimi i Palladinos nga Genoa ose Carlton Cole, sulmuesi anglez i West Hamit, të cilin Ranieri e ka stërvitur kur drejtonte Chelsean.

Marchisio, bardhezi deri në 2014-ën

Klubi bardhezi ka arritur një marrëveshje me stafin e mesfushorit për rinovimin e kontratës. Bëhet fjalë për Marchision, i cili të dielën e kaluar në mbrëmje i ka dhuruar Juventusit tri pikë shumë të rëndësishme në përballjen delikate me Fiorentinën. Për mesfushorin e ri është gati një kontratë pesëvjeçare që do të skadojë në qershor të vitit 2014-të. Në orët e ardhshme do të vijë dhe zyrtarizimi nga klubi torinez.

Juve shpresen akoma për Diegon dhe Senturk

Skuadra e Juventusit është duke shpresuar akoma për të marrë shërbimet e futbollistit të Werder Bremenit, Diego. Këtë gjë e konfirmon vetë presidenti Koboli. Në një intervistë të dhënë për gazetën torineze Tottosport ai thotë se me skuadrën e tij mund të bashkohet edhe sulmuesi Shenturk që luan aktualisht me Fenerbahçen në kampionatin turk. Vetë Senturk pohon interesimin e skuadrës së Juventusit, duke deklaruar se interesimi i Juventusit është i vërtetë.

Udinese mposht Juventusin


Skuadra e Juventusit ka pësuar humbje prej 2-1 në Stadio Friuli nga skuadra e Udineses. Trajneri i Zonjës së Vjetër, Claudio Ranieri, kishte preferuar ta pushonte njeriun kryesor Alessandro Del Piero, ndoshta për pakënaqësinë e shprehur nga ikona e Juves javën e kaluar në momentin e zëvendësimit kundër Fiorentinës. Mungesa e kapitenit u reflektua menjëherë në lojën e Juventusit, të cilët në pjesën e parë u humbën në fushë. Skuadra e vendase, e cila nuk e kishte shijuar fitoren që nga nëntori i vitit të kaluar, kërkoi me ngulm tri pikët nga ky takim, ndërsa dominuan lojën në pjesën e parë dhe u treguan mjaft të rrezikshëm nga kundërsulmet edhe në pjesën e dytë. Dyshja Fabio Quagliarella dhe Antonio Di Natale ishin fatalë për Juventusin. Quagliarella krijoi epërsinë në pjesën e parë (20’), ndërsa Di Natale e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë (74’) duke shënuar një supergol. Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë me një gol të shënuar nga Vicenzo Iaquinta (77’) nga pika e bardhë, mirëpo edhe inkuadrimi i David Trezeguet nuk u ndihmoi juventinëve të nxjerrin së paku një pikë nga ky takim. Me këtë humbje Juventus mbete gjashtë pikë prapa kryesuesve të Serie A, Inter, ndërsa Milani i afrohet në dy pikë.

Buffon dëshiron letër nga Obama për ditëlindje

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, sot i ka mbushur 31 vjet, ndërsa ka kërkuar një dhuratë të pazakontë për ditëlindje. “Ndoshta nuk e përul shumë veten kur them se dëshiroj të marr një letër nga Obama. Ai do të mund të më thoshte: ‘Përshëndetje Buffon, ti je portieri im i preferuar’. Kjo do të më gëzonte pa masë, kështu do të kisha filluar të këmbej letra me të dhe të krijoja shoqëri”, ka thënë Buffon duke qeshur. Përveç kësaj, Buffon do të dëshiroj që ta festojë ditëlindjen edhe me një fitore kundër Udineses, në ndeshjen e cila zhvillohet sonte në Stadio Friuli.

Juve dhe Fiorentina nё kërkim tё Senturk

Dy klubet e Serie A, Juventusi dhe Fiorentina, janë duke ndjekur nga afёr sulmuesin e Fenerbahces, Semih Senturk. Sulmuesi 26-vjeçar turk tashmё njё kohё ka tёrhjekur vëmendjen e Juventusit pёr aftёsitё e tij. Sё fundi, agjenti i vetё lojtarit ka zbuluar se interesim pёr shërbimet e lojtarit ka shprehur edhe Fiorentina. Raportohet se Fenerbahce kërkon 7 milionё funte pёr tё hequr dorё nga shërbimet e Senturk.

"Jo" e Dungës, Amauri rrezikon Botërorin 2010

Carlos Dunga këmbëngul dhe vazhdon të mos e grumbullojë Amaurin. Trajneri i përfaqësueses braziliane publikoi listën e lojtarëve për miqësoren e Londrës kundër Italisë, ku kishte lënë sërish jashtë sulmuesin e Juventusit. Tashmë duket se Amauri rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botërorin 2010, pasi Dunga beson verbërisht te dyshja Adriano-Luis Fabiano. Tekniku sqaroi: "Nuk e thirra Amaurin, pasi ndaj Italisë lojtari do të ishte shumë nën presion. Duhet të presim momentin e përshtatshëm për ta afruar".

Capello: Kthejani Scudettot Juventusit

Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, ka kërkuar kthimin e dy Scudettove, të cilat iu morën Juventusit si pasojë e skandalit Calciopoli, pasi që ato janë fituar me mund nga lojtarët bardhezi. Capello, i cili ishte trajner i Bianconerëve asokohe, ka kërkuar nga autoritetet italiane të futbollit që t’ia kthejnë ato trofe Zonjës së Vjetër, pasi që ai dhe lojtarët e tij i kanë fituar në fushë. “Kam qenë trajner i Juventusit ato vite dhe i kam fituar Scudettot në mënyrë legjitime në fushë. Prandaj nuk befasohem kur dëgjoj që Cobolli Gigli dhe tifozët dëshirojnë kthimin e tyre”, ka thënë ish-trajneri i Real Madridit për “Il Giornale”. Gjatë kohës kur udhëhiqte Juven, trajneri aktual i Tre Luanëve nuk mund të shihej sy më sy me Del Pieron, ndërsa tani ai ka vetëm fjalë të mira për të. “Jam shumë i lumtur për formën që po shfaq Del Piero. Ai ka një klas të lartë dhe po tregon nivelet më të larta të futbollit. Ai po dëshmon se është një kampion dhe po stërvitet shumë mirë”, ka përfunduar Capello.

Trezeguet në stol kundër Udineses

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka konfirmuar se sulmuesi francez David Trezeguet, pas një kohe të gjatë (që nga shtatori i vitit të kaluar) do jetë në dispozicion të tij që në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Udineses. “Vincenzo Iaquinta do të jetë në dispozicion, edhe pse nuk është stërvitur mjaftueshëm”. “Trezeguet do të jetë në bankën e rezervistëve. Nëse është e nevojshme do ta inkuadroj në lojë. Ai është stërvitur mirë dhe është në fazën e rikuperimit të plotë. Do të shoh si do të shkojnë gjërat dhe nëse ai mendon se është i gatshëm për lojë, atëherë mund të luajë”. “Dalëngadalë po kthehen lojtarët dhe kjo është një gjë shumë pozitive për në. Shpresoj që së shpejti t’i kem të gjithë lojtarët në formën e tyre më të mirë”, ka thënë trajneri i Bianconerëve.

Udinese - Juventus


Në kuadër te javës së 21-të, nesër në stadiumin Friulli me fillim nga ora 20:30 do të takohen Udinese dhe Juventusi.

Te ftuarit e Claudio Ranierit:
1 Buffon
3 Chiellini
4 Mellberg
8 Amauri
9 Iaquinta
11 Nedved
12 Chimenti
17 Trezeguet
18 Poulsen
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grgyera
22 Sissoko
27 Ekdal
28 Molinaro
29 De Ceglie
32 Marchionni
33 Legrottaglie
41 Ariaudo
42 Pinsoglio

Gati Chiellini, ndoshta edhe Trezeguet

Juventusi ka rinisur përgatitjet me dyer të mbyllura për ndeshjen e nesërme në fushën e Udineses. Grupi bardhezi është stërvitur intensivisht. Duket se mbrojtësi Chiellini është i gatshëm për t’u rikthyer në fushë, megjithëse për të mësuar nëse vërtet do të jetë në listën e të grumbulluarve për sfidën e radhës, duhet pritur fundi i stërvitjes së sotme. Atëherë kur do të shihet nëse Ranieri do të guxojë të ketë në dispozicion edhe David Trezeguet, i cili prej kohësh ka nisur riaftësimin pas kthimit prej një dëmtimi të gjatë. Ndërkohë, të sigurta janë rikthimet e Sissokos e Molinaros.

“Interi po e ndjen rrezikun nga pas”

Te Juve kanë optimizëm, përkundër 3 pikëve nga kreu... Nga Del Piero te Giovinco shprehin besimin te titulli.. Tani, Interi e ndjen rrezikun që po i vjen nga prapa”. Në kampin e Juventusit mbizotëron një frymë optimiste, pavarësisht se të dielën në mbrëmje, Interi kryesues nuk humbi më terren, siç ndodhi një javë më parë. Por duke pasur parasysh se përpara tri ndeshjeve, distanca ishte prej plot gjashtë pikësh, tani çdo gjë është e përgjysmuar. E si rrjedhojë është rritur edhe besimi drejt titullit. “Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë – ka shpjeguar kapiteni Aleks Del Piero -. Por besonim më përpara, ashtu siç besojmë edhe tani. Sidoqoftë, të mos bëjmë llogari në këtë pikë të kampionatit, por vetëm në fund”. Më shumë sesa dëshiron të mendojë për xhupin e hedhur në tokë, sepse siç është shprehur vetë me shaka “nuk ishte e prerjes time”, Aleks kërkon të shijojë fitoren ndaj Fiorentinës, që e mbajti Juventusin po tri pikë prapa Interin. Ndërkohë që hedh vështrimin edhe te ndeshja e së mërkurës ndaj Udineses. “Kënaqësia ime është në kulm, për fitimin e një ndeshjeje shumë të vështirë – ka deklaruar kapiteni bardhezi në faqen e tij zyrtare në internet -. Nuk na mbetet veçse ta vazhdojmë këtë seri pozitive, për të mos ju ndarë Interit në kreun e renditjes. Jam i kënaqur edhe për paraqitjen personale që kam bërë në këto ndeshje të fundit. Tani duhet të mendojmë për sfidën e së mërkurës kundër Udineses, ku nëse gabojmë, do të na shpërdorohej mundi për atë që kemi marrë deri tani”. Sebastian Giovinco, një nga talentet e Juves, dje ka mbushur 22 vjeç dhe është i lumtur që kjo moshë e ka kapur me fanellën bardhezi, megjithëse rinia e dytë e Del Pieros po i mohon pak mundësinë e aktivizimit. “Sidoqoftë jam i kënaqur që luaj për Juven – shprehet Sebastian -. Vitin e kaluar, kur isha tek Empoli, shpresoja të festoja 22-vjetorin tim, duke mbajtur veshur fanellën bardhezi. Në këtë moment ndihem mirë. Po vazhdoj të punoj me impenjim, në mënyrë që gjërat të shkojnë gjithmonë e më mirë, duke kërkuar të gjendem gjithmonë i gatshëm, atëherë kur skuadra do të ketë nevojë për mua. E kështu do të jetë edhe në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Udineses e Cagliarit. Synojmë maksimumin, pasi s’mund ta lëmë Interin të largohet më tej në renditje”.

Dunga nuk vendos asgjë për sulmuesin Amauri

Përfaqësuesja e Brazilit në futboll publikon sot listën e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në supermiqësoren me Italinë në muajin shkurt. E gjithë vëmendja është e përqëndruar tek sulmuesi i Juventusit , Amauri. Bomberi është duke nxjerrë pasaportë italiane, dhe kjo do t’i jepte të drejtën atij të luante me këtë përfaqësuese.Në anën tjetër tekniku i Brazilit, Carlos Dunga, nuk është akoma i bindur për t’i bërë një ftesë Amaurit në skuadrën e tij. Dunga shprehet: “Ne jemi duke pritur për momentin e duhur. Në përbërje kemi Luis Fabianon që është futbollisti më i mirë i Sevilas. Kemi Adrianon, Paton, i cili ishte pjesë e kombëtares në Lojërat Olimpike dhe po kalon gjithashtu një moment të shkëlqyer me Milanin. Gjithashtu është Robinho që bën paraqitje të shkëlqyera me skuadrëne tij”. Dunga komenton gjithashtu edhe thirrjen e parë për mesfushorin e Fiorentinës, Filipe Melo. “Unë e kam ndjekur atë për një kohë të gjatë, që kur ai ishte në Spanjë, -deklaron Dunga. Edhe tani ai po paraqitet mirë në Itali, dhe për këtë vendosa t’i jap atij një mundësi për të luajtur me përfaqësuesen e Brazilit”.

Werder Bremen: Diego nuk është në shitje

Një javë para fillimit të edicionit pranveror në Bundesligë, skuadra gjermane, Werder Bremen, ka deklaruar se ylli brazilian i skuadrës Diego, nuk është në shitje. Me këtë rast skuadra gjermane i ka dhënë fund tentimeve të Juventusit dhe Manchester Cityt, skuadra këto që jashtëzakonisht ishin të interesuara për të. 23 vjeçari Diego është futbollisti më i dalluar i Werderit, derisa vetë kishte deklaruar se ndihet krenar që për të interesoheshin shumë skuadra, në mesin e të cilave edhe Juventus, për të cilin kishte thënë se me dëshirë do të luajë.

‘Për 150 milionë euro edhe mund të largohem’

Juventusi fiton duke vuajtur me Fiorentinën 1-0. Dhe pa diskutim, që një meritë e madhe për realizimin e golit të vetëm të ndeshjes i takon kapitenit Alessandro Del Piero, për asistin magjik që i dha të riut Marchisio. Mirëpo “Pinturcchio” është përfshirë ndërkohë edhe në një çështje disi të shëmtuar, pasi nuk e ka kapërdirë dot zëvendësimin e minutës së 32-të të pjesës së dytë me Giovincon, duke shfaqur shenja nervozizmi në pankinë. Pavarësisht kësaj, Del Piero pranon se nukbëhet shumë pishman për gjestin e tij, por në të njëjtën kohë përpiqet të ulë tonet, duke e kthyer në diçka komike atë episod. “Në atë moment isha mjaft i nervozuar, pasi ai xhup nuk ishte i masës sime dhe sigurisht që vetëm mund ta hidhja në tokë... Sigurisht, që të bësh skena të atilla nuk është aspak e hijshme, por gjithsesi edhe këto gjëra duhen pranuar. Shpesh jemi tepër të karikuar emocionalisht dhe një reagim i tillë edhe mund të kuptohet pas një zëvendësimi, por në fund gjithçkambyllet aty. Asisti në drejtim të mesfushorit Marchisios? Jam shumë i lumtur për faktin që Claudio gjeti golin e tij të parë dhe tepër të rëndësishëm me Juventusin, por në të njëjtën kohë sepse asisti im shërbeu për të shënuar dhe fituar, - vazhdon numri 10 i “Zonjës së Vjetër”. – Gabimet arbitrare? Besoj se Fiorentina, duke përjashtuar këtu të gjithë mungesën e vëmendjes ndaj tyre, sigurisht që mund të ankohet kundrejt vendimeve të gjyqtarëve, pasi sigurisht është një skuadër që krijon një volum të madh loje, dhe në fund nuk kompensohet me ato që krijon. Me ne kanë luajtur shkëlqyeshëm, por nuk besoj se ndaj nesh ishte arbitrimi ai që pengoi vjollcët të fitonin. Suksesi ynë erdhi si rrjedhojë e faktit që ne përdorim armë të ndryshme kundrejt skuadrave të tjera në fushë, dimë t’i rezistojmë gjatë vuajtjeve dhe padyshim falë pritjeve të shkëlqyera të Gigi Buffon. Një temë tjetër e përfolur me Alesandro Del Piero është e ardhmja e tij, duke kujtuar që kontrata që ka me Juventusin skadon në gusht të vitit 2010. Mundësisë së një largimi të mundshëm pas fundit të kontratës së tij, “pinturkio” i përgjigjet me ironi: “Nëse i ofrohen 150 milionë euro Juventusit dhe 20 milionë euro në vit mua? Pse jo, jam i gatshëm të ulem në tavolinë me personat e interesuar dhe të bisedojmë këtë temë. Gjithsesi, duke i lënë mënjanë shakatë, në drejtimin tim nuk kanë mbërritur kurrë oferta të tilla dhe është e kotë të mendoj këtë mundësi”, përfundon kapiteni i bardhezinjve, Aleks Del Piero.

Gigi Buffon: Jam rikthyer në superformë

Gianluigi Buffon është rikthyer më në formë se kurrë dhe këtë e ka konfirmuar në ndeshjen përballë Fiorentinës. Pasi e ka kapërcyer me sukses dëmtimin e tij, mbrojtësi ekstrem bardhezi ka rimarrë vendin e tij si titullar në formacionin e Claudio Ranierit. Kënaqësia për rikthimin e tij në fushë ka qenë shumë e madhe dhe vetë futbollisti nuk ka nguruar ta shprehë në një intervistë dhënë për median italiane. “Gjatë periudhës së qëndrimit jashtë skuadrës, si pasojë e dëmtimit, kisha theksuar se në fushë do të rikthehesha vetëm atëherë kur të ndihesha në 100 për qind të formës sime, dhe ashtu ka ndodhur. Dhe për këtë më duhet të falënderoj shumë edhe Manningerin, i cili me sigurinë që i ofroi skuadrës, në të njëjtën kohë më lejoi edhe mua që të punoja më i qetë. Suksesi ndaj Fiorentinës? Padyshim që fitoret e vuajtura si ajo ndaj lojtarëve të Prandellit rrisin besimin e grupit. Të qenit në krye të renditjes, qoftë edhe për një ditë të vetme, për ne është shkëndija që do të na ndihmojë të mos lëshojmë deri në fund të kampionatit”, ka përfunduar Buffon.

Claudio Marchisio është në “qiellin e shtatë”

Pesë muajt e fundit ka qenë gjithmonë në rritje të vazhdueshme fizike e teknike, dhe puna e tij po i jep frytet e saj. Që nga momenti kur trajneri juventin, Claudio Ranieri, vendosi ta sjellë në shtëpi, pas eksperiencës në Empoli, mesfushori i “Zonjës së Vjetër” e ka shpërblyer besimin e teknikut dhe presidencës torineze, ndeshje pas ndeshjeje, duke u konfirmuar gjithmonë e më shumë si një ndër armët “vdekjeprurëse” të mesfushës së Juventusit. Në përballjen me Fiorentinën ka qenë vendimtar, pasi qe pikërisht goli i tij që u dhuroi fitoren torinezëve dhe kryesimin momental të Serisë A. Vetëm pesë ditë më parë festonte 23-vjetorin e tij, kështu që goli ndaj vjollcëve është padyshim dhurata më e bukur për të. “Jam në qiellin e shtatë, më i lumtur se kurrë, sepse arrita më në fund të shënoj. Tentoja prej javësh ta bëja këtë, aq sa shpeshherë kam nervozuar edhe shokët e mi të skuadrës, sepse kundrejt pasimit, zgjidhja të gjuaja. Por më në fund realizova një ëndërr timen. Këtë gol ia dedikoj familjes sime, por edhe skuadrës e tifozëve”.