e martë, 5 shkurt 2008

Nedved deshiron te sheh Hamsik te Juventus

Marek Hamsik nenshkroi per Napolin veren e kaluar nga radhet e Brescia dhe eshte zbulim i vertete i Serie A-se kete sezon. 20 vjecari Hamsik eshte zinxhiri kryesor i mesit te fushes te Napolit dhe ne 21 ndeshjet e deritanishme ka shenuar 6 gola. Juventus interesoheshte per te riun Hamsik mirepo drejtori sportiv i Juves Alessio Secco vendosi te angazhoje Sergio Bernardo Almiron dhe Tiago Cardoso Mendes. Ky u tregua nje potez i keq, pasiqe dy lojtaret nuk u gjenden ne radhet e Zonjes se Vjeter. Almiron tashme u huazua ne Monaco, por edhe Tiago ishte prane largimit te Zonjes mirepo largimi i tij u rrezua ne momentin e fudnit. "Hamsik shume mire e permiresoi kualitetin e tij per shume pak kohe" - theksoi Nedved. "Per nje periudhe te shkurte ai u be nje lojtar i mire. Marek me te vertete posedon kualitete te shumta".

Juventusi vazhdon te jete ekipi me i penalizuar ne Itali

Oservatorio e dyte tregon se gabimet e gjyqtareve ne Calcion italiane, po shkaterrojne ekipet italiane, si dhe futbollin italian ne pergjithesi. Njera nder skuadrat me te panalizuara eshte Juventus te cilit gabimet e gjyqtareve ia kane rrembyer 13 pike.E dyta eshte Regina me -12 pike, Milani dhe Roma me nga -7 pike,me -5 pike Lazio, me nga -2 pike jane te penalizuar Atalanta dhe Cagliari. Pa keto gabime ja si do te kishte qene renditja tabelare deri ne gjiron e 21 te Serie A-se italiane:

1 Juventus 54 +13
2 Roma 52 +7
3 Inter 47 -6
4 Milan * 40 +7
5 Fiorentina 34 -3
6 Atalanta 31 +2
7 Reggina 30 +12
8 Sampdoria 28 0
9 Napoli 28 +1
10 Lazio 28 +5
11 Udinese 27 -6
12 Genoa 26 -2
13 Palermo 26 -2
14 Catania 23 0
15 Siena 21 +1
16 Livorno * 20 -1
17 Parma 19 0
18 Empoli 16 0
19 Cagliari 16 +2
20 Torino 16 -5

Juventus deshiron "shkembim" te Tiagos per Decon

Juventusi jane gati t'a ofrojne lojtarin e tyre te mesfushes Tiago ne radhet e Barcelones, dhe si shkembim te marrin Decon. Drejtuesit e Juves tek Deco shohin lojtarin ideal i cili do t'a permiresonte kualitetin e klubit ne mesfushe me cka Juventusi do te jete konkurrent ne sezonin e ardhshem ne Itali si dhe ne Europe. Corriere dello Sport thote se shkembimi Tiago - Deco do te ishte e logjikshme duke u nisur nga ajo se Barcelona muajin e kaluar shfaqi interes per lojtarin portugez te Juves, Tiago. Por ende eshte heret se portugezet a do t'i kishin nderuar fanellat.

Juventusi ne telashe, demtohet Trezeguet


Juventus ndodhet ne krize. Pas barazimit "djeges" 1-1 ndaj Cagliarit, skuadra bardhezi mund te luaje pa sulmuesin kryesor David Trezeguet ne transferten e veshtire te Udines. Lojtari francez ka nderprere stervitjen per shkak te terheqjes muskulare. Neser mjeket do bejne nje ekografi ne kemben e djathte te shtatelartit per te zbardhur shkallen e demtimit te tij. Mes te demtuareve jane edhe Andrade, Marchionni,Zebina ndersa Buffon dhe Chiellini tashme jane ne dispozicion te trajnerit bardhezi Claudio Ranieri.

Juventusi lider momental ne Serie A?


Gabimet e refereve te Italise, ne vitet e fundit pothuajse po shkaterrojne futbollin italian. Duke u nisur nga ajo se qe nga mesi i vitit 2006 dhe deri ne kete moment Calciopoli po shkaterron Futbollin Italian. Ne vitin 2006 kriza Calciopoli shkaterroji dominimin e Juventusit ne Itali, me nje rrezim ne Serie B. Mirepo kjo nuk po ndalet me kaq? Kete sezon arbitret italian po anojn po thuajse shumica per Interin, duke iu dhuruar ne secilen loje nga nje penallti. Ne dy ndeshjet e fundit te Interit si nikoqir, Interi fitoi maksimumet e pikave (dmth 6 pike) fale penalltive kontroverze kunder Parmes ne minuten e 90 dhe kjo me e fundit ajo kunder Empolit. Kryetari i refereve italian Pierluigi Collina eshte duke menduar nje strategji ndryshe, dhe ka denuar Referet si dhe ekipet qe jane te ndihmuar nga gjyqtaret. Nese do te ishte gjithcka "Fair Play" tabela e klasifikimit e Serie A-se do te ishte keshtu:
Juventus 48 (41)
Inter 45 (53) Roma 45 (45) Milan 41 (33) Fiorentina 36 (37) Atalanta 33 (29) Palermo 28 (28) Sampdoria 28 (28) Udinese 28 (33) Napoli 27 (27) Genoa 26 (28) Reggina 25 (18) Lazio 24 (23) Livorno 23 (21) Catania 21 (23) Siena 21 (20) Parma 19 (19) Torino 18 (21) Cagliari 16 (14) Empoli 15 (16)

e hënë, 4 shkurt 2008

Buffon rikthehet te dielen ne ndeshjen kunder Udineses


Portieri me i mire i vitit 2007, dhe njeherit portieri i ekipit te Juventusit Gianluigi Buffon do te rikthehet ne terenet e gjelberta te dielen ku Juventusi do te ndeshet me Udinesen. Lajmin e ben te ditur stafi i Juventus.com, te cilet theksuan se Buffon do te jete gati te dielen. Edhe vete Buffon tregon se tashme gjitcka eshte ne rregull me lendimin qe kishte ne shpine, dhe tashme do te jete ne dispozicion te trajnerit Clauido Ranieri. Buffon me shume se dy jave po ankohet nga nje lendim ne shpine, mirepo fatmiresisht ajo kishte qene vetem nje mozaik. Lendimi i Buffonit ishte ceshtje kryesore ne keto javet e fundit ne kampin e Juventusit, te cilet kane mundur qe te humbin portierin e tyre deri ne fundin e ketij sezoni.

Del Piero: Tiago eshte nje lojtar i shkelqyeshem


Alessandro Del Piero flet per bashkelojtarin e tij Tiago, per te cilin thekson se eshte nje lojtar i shkelqyeshem. Ai i del ne mbrojtje portugezin, duke treguar se ai eshte nje lojtar qe karakterizohet me disa vecori pozitive, mirepo koha nuk po e premton ate ku ai nuk mund t'i tregoje te ardhurat e tij qe posedon. Del Piero ishte shtylla e vetme qe portugezi Tiago te mbetet tek Juventus, per te cilin fliteshte per nje kalim te radhet e Tottenham Hottspur. Ne ndeshjen me Cagliarin pashe nje Tiago krejtsisht ndryshe nga ajo qe kisha pare me heret. Ai luajti ndeshjen e tij me te mire per Juventusin, pre qe erdhi veren e kaluar - thekson kapiteni i Juventusit Alessandro Del Piero.

Claudio Ranieri i del ne mbrojtje kapitenit te Juves

Claudio Ranieri, trajneri i Juventusit mbeti ne mbrojtje te lojtarit te tij, Alex Del Piero pas pjesemarrjes se dobetne ndehsjen e djeshme kunder Cagliarit. Binconeret ishin te pikelluaritne ndeshjen kunder ekipit i cili eshte ne renditjen e fundit te Serie A-se Cagliari, ne te cilen mezi nxjerren barazimin e rezultatit 1-1. Njeri nder lojtaret me te dobet ne ate ndeshje ishte Del Piero. Pinturicchio beri gjithcka qe mundeshte. Duheshte t'i jepnim me shume topa te perdorur, qe te mund te beje dicka me teper - thekson Raniri ne mbtojtje te Del Pieros.

Del Piero: Donadoni e di numrin e celularit tim

Ndonëse nuk është përfshirë në emëroren e kombëtares për miqësore ndaj Portugalisë më 6 shkurt, Alesandro Del Piero është i bindur se do të paraqitet në Euro-2008. Madje, ai ka përzgjedhur edhe fanellën me të cilën dëshiron të luajë gjatë kësaj vere në Zvicër dhe Austri. "Do të dëshiroja të paraqitem me numrin 7. Në Juventus e barti fanellën me numrin 10, por në kombëtare do të dëshiroja të bart fanellën më numrin 7. Me këtë numër kam fituar titullin e kampionit botëror në Gjermani", ka theksuar Del Piero, duke shtuar: "Telefoni im celular është i kyçur, kurse Donadoni e din numrin tim".

Merkatoja e Juventusit gjate afatit kalimtar veror


Juventus ka menduar gjate kohe se cilet do te jene lojtaret kyq qe do t'iu bashkangjiten bardhezinjeve prej sezonit te ardhshem. Deri tani Juventus per sezonin e ardhshem ka siguruar dy blerje, ato te suedezeve Albin Ekdal dhe Olof Erik Mellberg. Mirepo Juveja nuk ndalet vetem me kaq. Drejtuesit e Zonjes kane caktuar nje shifer prej 83 milion eurosh, qe do te shpenzohen gjate afatit kalimtar te veres. Emrat me te kerkuar jane : Diego Ribas da Cunha - (momentalish lojtar i Werder Bremenit) - 30 milion euro Carvalho Amauri - (momentalish lojtar i Palermos) - 20 milion Deco - (momentalisht lojtar i Barcelones) - 15 milion euro Vargas - (momentalish lojtar i Catanias) - 10 milion euro Frank Lampard - (momentalisht lojtar i Chelsea) - 8 milion euro.

Deco ne shenjester te Juventusit

Juventusi po planifikon qe te dergoje nje oferte per lojtarin mesfushor te Barcelones, Deco. Reprezentuesi portugez ne kete sezon shume shpesh i fillon ndeshjet nga pankina rezerve. Per kete gjendje te Decos, shume me te shpeshta jane lajmet te cilet e lidhin me nje largim nga klubi katalanas. Diario Sport informon se Ranieri tek Deco e sheh elementin ne mefushen e Juventusit e cila mungon ne kete sezon. Portugezi do te ishte nje zevendesim per bashkekombasin e tij Tiago i cili mesiguri do te largohet nga Juventus ne fundin e ketij sezoni. Pervec Decos, Juve po interesohet edhe per mbrojtesin e Fiorentines, Dario Dainelli i cili do te duhet t'a zmadhoje konkurrencen e vijes mbrojtese. Juventusi pervec ketyre dy lojtareve, eshte i interesuar edhe per sulmuesin e Palermos, Carvalho Amauri, Johan Elmander nga Touluse, Diego nga Werder Bremen si dhe per sulmuesin e Sampdorias Antonio Cassano.

e diel, 3 shkurt 2008

Ndeshja Juventus - Caglari pa fitues

Ndeshja e gjiros se 21 e Serie A-se, ajo ndermjet Juventusit dhe Cagliarit perfundon me rezultatin 1-1. Se pari ne avantazh erdhen mysafiret ne minuten e 54, me golin e shenuar nga Bianco, ndersa ne aksionin e ardhshem shifrat i barazon ceku Pavel Nedved ne 1-1. Ne kete ndeshje duhet theksuar se ne radhet e Juventusit debutoi lojtari me i ri i kesaj ekipe "Mohamed Lamine Sissoko", i cili luajti shkelqyeshem ne debutimin e tij ne dressin bardh e zi. Nje loje te bukur tregoi edhe Tiago Cardoso Mendes, i cili ne minuten e 67 u zevendesua nga Sissoko. Nga ana tjeter, portieri i Cagliarit Storari ka qene shtylla kryesore, dhe fajtori i vetem qe kjo ndeshje te mbaroje me rezultatin 1-1, duke mos i lejuar juventinet qe te dalin si fitues nga kjo ndeshje.

Cassano apo Elmander?







Juventusi po menodn qe prej sezonit te ardhshem te permbush shtyllen e sulmit me nje sulmues klasi. Emrat me te permendur jane ata te suedizit Johan Elmander dhe italianit Antonio Cassano.
Elmander i cili momentalisht mbron ngjyrat e ekipit francez Touluse eshte nje lojtar tejet i spikatur, disa prej intelektualeve te futbollit e krahasojne edhe me sulmuesin shtatlarte te Interit, Zlatan Ibrahimovic. Mirepo Juventusi me teper anon per t'a blere lojtarin italian Antonio Cassanon, te cilin e krahasojne me legjenden e Juves Alex Del Piero, dhe jane te mendimit se Cassano do te ishte zgjidhje e shkelqyeshme ne repartin e sulmit, duke u nisur nga ajo se Pinturicchio tash me eshte 33 vjec.

e shtunë, 2 shkurt 2008

Ndeshja Juventus - Cagliari, te thirrurit nga Ranieri


Ne ndeshjen e gjiros se 21 te Serie A, Juventusi do te ndeshet me Cagliarin. Ne kete ndeshje do te jete i thirrur edhe perforcimi me i ri i Zonjes se Vjeter, Mohamed Lamine Sissoko. Ranieri ne kete ndeshje nuk do te mund te kete ne dispozicion disa lojtar sic jane : Buffon, Andrade, Chiellini, Marchionni, Zanetti, Stendardo, Zebina dhe Iaquinta.
Lista e lojtareve te thirrur nga Ranieri ne ndeshjen kunder Cagliarit:
2 - Alessandro Birindelli
7 - Hasan Salihamidzic
8 - Mauro Camoranesi
10 - Alessandro Del Piero
11 - Pavel Nedved
12 - Emanuele Belardi
17 - David Trezeguet
20 - Raffaele Palladino
21- Zdeneck Grygera
22 – Mohamed Sissoko
23 - Antonio Nocerino
28 - Cristian Molinaro
30 - Tiago Cardoso Mendes
31 - Cristiano Novembre
33 - Nicola Legrottaglie
35 - Simone Esposito
36 - Luca Castiglia
43 - Lorenzo Ariaudo

Juventus interesohet per Cassanon

Juventus eshte njeri prej kater klubeve italiane i cili eshte i interesuar per Antonio Cassanon. Lajmin e ben te ditur La Gazzetta dello Sport. Juventus po fillon negociatat per te ardhmen e Cassanos, dhe jane te mendimit se lojtari eshte nje zevendesues i mirefillte i Legjendes se Juves Alex Del Piero, i cili eshte ne kulmin e pensionimit. Lojtari momentalisht mbron ngjyrat e ekipit nga qyteti i Genoas, Sampdoria, mirepo i huazuar nga klubi Mbreteror i Realit te Madridit. Sampdoria eshte ne gjendje te bleje lojtarin me 5.5 milion euro, aq sa kerkon Reali, mirepo problemi kryesor qendron tek paga e larte e Cassanos me 3 milion sterlina eshte ne sezon. Juventusi nuk e ka problem pagen qe e kerkon lojtari dhe eshte ne gjendje qe ta marre lojtarin ne fundin e ketij sezoni. Ekipet e tjera te cilet duke i ndjekur hapat e Antonio Cassanos jane edhe klubet qe vijne nga Milano, Interi dhe Milani si dhe ekipi i Napolit.

Lippi rikthehet ne Juventus?

Marchello Lippi njeri nder trajneret me te mire ne bote, dhe njeherit trajneri kampion bote duket se eshte shume afer rikthimit te tij tek skuadra e tij e zemres Juventus. Lippi i cili po thuajse gjithe karrieren e bujshme qe e ka si trajner e kaloi ne pankinen e Juventusit. Mirepo pasi po flitet per nje rikthim te tij tek Zonja, ai nuk do te marre postin e trajnerit, mirepo do te marre postin e ish drejtorit sportiv te Zonjes Luciano Moggi, qe tashme eshte ne duart e Alessio Seccos. Shkaku qe drejtuesit juventin duan qe postin e drejtorit sportiv t'ia dorezojne Lippit, eshte pervoja e pakte e Seccos i cili kishte bere disa transferime qe zonjes nuk i sollen asgje. Ai ne veren e 2007 bleu Tiagon dhe Almironin per 22 milion euro, dhe donte ta shiste Chiellinin ne radhen e Manchster Cityt. Lippi mendohet si zevendesim i denje i Big Lucianos.

e premte, 1 shkurt 2008

Sissoko i gatshem per te luajtur

Reprezentuesi i Malit, Momo Sissoko eshte tejet i kenaqur per kalimin e tij ne Juventus dhe eshte e mundur ne qysh fundjave kunder Cagliarit ta kete debutimin e tij. Sissoko para disa diteve kompletoi kalimin e tij prej Liverpoolit i vlefshem 8.2 milion sterlina, mberriti me heret ne Torino qysh kur reprezentacioni i tij ishte i eliminuar ne Kupen e nacionaliteteve te Afrikes. "Zgjodha Juventusin sepse ky eshte tim ambicioz dhe me shum kampione." - thote Sissoko per La Gazzetta dello Sport". Me pelqen mentaliteti i lojes. Kjo ekipe perseri u kthye ne jete dhe ka deshire te madhe per te fituar". Qe i vogel jam adhurues i madh i lojes se Del Pieros, dhe me kenaqesi i kam percjellur ndeshjet e tij. Nuk me besoher sepse jam bashkelojtar i tij. Ambiciet per kete vit jane te kualifikohemi per zonen Champions. I gatshem jam per te luajtur qe tash, dua te luaj kunder Cagliarit. Krahasimi me Vieiran? Ai tashme tregoi se eshte kampion i madh, une duhet patjeter te tregoj se jam kampion.

Del Piero i del ne ndihme Tiagos

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero dergoi fjale te mira per bashkelojtarin e tij Tiago, duke i dhene perkrahje edhe perkunder formes te tij mjaft te dobet. Tiago arriti ne Torino prej vetem gjashte muaj por per shkak te formes se tij mjaft te dobet Zonja e Vjeter donte te lirohet nga lojtari qysh ne janar. Qe kur transferimi i Tiagos ne Tottenham u nderpre ne momentin e fundit, lojtari portugez do te qendroje ne Juventus deri ne fund te sezonit. "Ai eshte nje lojtar i shkelqyer mirepo deri tash nuk mundi te tregohet." - thekson Del Piero per Tuttosport."Keto jane pune te cilet ndodhin shume shpesh. Shumica e lojtareve kane probleme kur vijne ne mjedise te reja. Tiago eshte ne gjendje per te arritur shume, dhe per ate duhet te qendroje i qete dhe te ushtroje mjaft. I bindur jam qe ai do te sjelle shume per ne". Del Piero foli edhe per perforcimin e ri ne mbrojtje, Stendardo, i cili e kishte paraqitjen e tij te pare me klubin e Juventusit ne ndeshjen e Coppa Italia kundet Interit. "Mendoj qe luajri ndeshje te mire, varesisht kur miret parasysh se me te vertete nuk eshte lehte te ambientohesh ne mjedis te ri gjegjesisht ne vijen e mbrojtjes."

e enjte, 31 janar 2008

Juventus shume prane kontrates me Diegon

Enderra e etshme dhe e vetme e Mister Claudio Ranierit padyshim se eshte lojtari brazilian i Werder Bremenit Diego Ribas da Cunha. Drejtuesit e Zonjes momentalisht gjinden ne Gjermani, ku kane pasur takime me drejtuesit e Werderit per ceshtjen Diego. Juventusi per trequartistin brazilian klubit gjerman i ka ofruar nje oferte pre 30 milion euro, oferte qe drejtuesit gjerman padyshim se do ta pranojne. Vete lojtari kishte treguar se para se te transferohej te Werder, kishte qene shume prane kalimit ne radhet e Juventusit. Mirepo kjo gje nuk u realizua. Nje gje duhet thene se Juventusi eshte shume prane firmosjes me lojtarin , ngase klubi mbreteror Rel Madrid, ishte larguar nga gara per brazilianin. Kjo i shtyn drejtuesit e Zonjes qe sa me shpejte ta zgjidhin problemin me lojtarin. Diego nuk e hedh poshte deshiren per te luajtur te Juventus, ngase aty do te luaj perkrahe nje legjende te madhe te futbollit Alessandro Del Piero, per te cilin ka mendim se eshte nje shtylle kryesore e Juves. Diego do te kaloje ne radhet e Juventusit ne vere, ngase klubi gjerman nuk deshiron qe te braktisin lojtarin gjate ketij afati kalimtar te janarit, i cili ne mbremjen 31.janarit do te permbyllet. Bisedimet ne qeshtjen e Diegos pritet te mbarojne ne muajin e Mars, ku edhe lojtari do t'i sherbehet kontrollimeve mjeksore.

Tifozet juventin : Van der Vaart eja ne Juventus






































Tifozet e klubit italian Juventus kishin apeluar klubin qe gjate sezonit te ardhshem, si zevendesues ideal te cekut Pavel Nedved te blejne mesfushorin holandez te Hamburgut Rafael Van der Vaart. Ultrasit "Fighters" te Juventusit kishin pregaditur nje ceremoni ne lidhje me lojtarin e spikatur, trequartistin holandez Van der Vaart. Disa nga udheheqesit e ultrasve Fighters te Juventusit, apelojne lojtarin qe sa me shpejte te transferohet ne Juventus me moton
"Van der Vaart eja ne Juventus"(Van der Vaart come to Juventus). Stafi i Juvesiamo.blogspot.com gjeti disa fotografi ku ultrasit juventin kishin bere ultimatum ne lidhje me V.d. Vaart. Disa prej tyre jane fotografuar me vete lojtarin, (fotografia larte). Lojtari para nje jave kishte dhene nje ultimatum klubit bardhezi qe ta blejne sa me shpejte qe ai te ndihmoje klubin per te mposhtur Interin. Mirepo, ai i zhgenjen tifozet dhe drejtuesit torinez dhe thekson se me shume preferon per te luajtur ne Primera Division, ne kampionatin spanjoll ngase e ema e tij kishte lindur ne Gadishullin Pirinej ne Spanje.

Buffon do te mungoje edhe ne ndeshjen me Cagliarin

Portieri numer nje ne bote, Gianluigi Buffon do te mungoje edhe ne ndeshjen ku Juventusi do te takohet me Cagliarin ne gjiron e 21 te kampionatit italian. Claudio Ranieri nuk deshiron te rrezikoje me Buffonin, dhe i jep pushim edhe ne kete perballje, qe portieri te jete i rekuperuar gjate ndeshjes se javes se 22 te serie A ku Juventus perballet me Udinesen, nje ndeshje tejet e rendesishme per Mister Ranierin por edhe per klubin e Juventusit.

Franca, Domenech serish injoron David Trezeguet

Ai eshte nje sulmues i lindur dhe jo rastesisht e ka nofken "TREZEGOAL" por as kjo dhe as golat me bollek qe ai shenon per llogari te Juventusit nuk e kane ndihmuar te jete pjese e kombetares se Frances. Raymond Domenech ka injoruar gjithe kritikat duke mos e perfshire serish ne formacion sulmuesin bardhezi per miqesoret kunder Kongos dhe Spanjes. Pak dite me pare Trezeguet u shpres se tashme kombetarja eshte nje kapitull i mbyllur per te.

Matteo Ferrari: Juventus apo Milan?

Juventus dhe Milan jane dy ekipet qe po tentojne per te marre lojtarin e AS Roma Matteo Ferrari, i cili nuk eshte i kenaqur me klubin e tij dhe nuk eshte ne gjendje te rinovoje kontraten me klubin kryeqytetas. Juventus dhe Milan jane ne finish te rrjedhjes se ngjarjeve, dhe pritet qe cila nga keto dy ekipe gjigante do te kete fatin t'a kete ne dispozicion lojtarin. Duket qe me afer lojtarit jane drejtuesit e klubit bardhezi, nga qe mbrojtja e Zonjes se Vjeter nuk ekuilibron aq sa duhet, dhe ky eshte shkaku qe drejtuesit e klubit torinez po i ndjekin tentativat per nje transferim to Ferrarit ne Torino. Ne anen tjeter Milani ia rrezikon Juventusit rrjedhjen e blerjes se lojtarit, duke dashur qe Ferrari te jete nje zevendesues i veteranit legjendar Paolo Maldini, i cili ne fund te ketij sezoni do t'i jape lamtumiren futbollit dhe klubit te tij te perhershem AC Milan. Juventusi dhe Milani jane ne gjendje te derdhin ne arken e Romes nje shume te hollash rreth 2.5 - 3 milion euro, aq sa edhe kerkojne drejtuesit e klubit kryeqytetas AS Roma.

Atletiko Madrid deshton ne pisten Tiago

Atletico Madrid ka deshtuar ne tentativen per te marre nga Juventusi portugezin Tiago Cardoso Mendes.Dje ne mbremje merkatoja ne Spanje eshte mbyllur dhe kjo do te thote se tashme mesfushori portugez duhet te vazhdoje te aktivizohet me bardhezinjte. Madrilenet bene nje oferte me te madhe se ajo e Tottenham, por drejtuesit torinez nuk e kane pranuar shumen e ofruar nga spanjollet.

Sissoko debuton per Juventusin te dielen kunder Cagliarit

Momo Sissoko, ish lojtari i Liverpoolit dhe tash me nje lojtar i ri i Zonjes se Vjeter per klubin e tij te ri do te debutoje te dielen qe vjen, ku Juve do te ndeshet me ekipin e Cagliarit. Lojtari pritet qe te aktivizohet qe nga minuta e pare, per shkak te skualifikimit te nje ndeshje te Cristiano Zanettit i cili nuk do te jete ne gjendje t'iu ndihmoje bashkelojtareve te tij nga se ne ndeshjen kunder Livornos u ndeshkua me karton te verdhe dhe sipas rregullave te federates italiane, lojtari do te mungoje ne kete ndeshje.

e mërkurë, 30 janar 2008

Sfida Juventus - Inter ne favor te neraxurreve



Juventusi mundet nga udheheqesi i tabeles se Serie A Interi ne sfiden e cerekfinales se Coppa Italia me rezultatin 3-2.Golin e pare te ndeshjes e shenoi i shpresa e Interit Balotelli ne minuten e 10, por 3 minuta me vone kush tjeter vec se Alex Del Piero barazon rezultatin ne 1-1 ne minuten e 13.Ne minuten e 32 Iaquinta e sjell ne epersi Juventusin me rezultatin 2-1, ndersa 6 minuta para perfundimit te pjeses se pare pas gjuajtjes se Jimenezit, Salihamidzic pa dashje e prek topin me dore dhe referi pa kurrfar dyshimi sinjalizon penallti ne favor te Interit.Golin e shenoi J.R.Cruz.Me rezultatin 2-2 mbaron pjesa e pare. Ne pjesen e dyte, Juventus fillon te paraqes nje kunderzbritje ku Del Piero shume bukur e gjen Pavel Nedvedin, ky i dyti ne nje rast 100% nuk mundi ta mposht portierin zikalter Toldo.Ne minuten e 53 edhe njehere ne skene paraqitet i riu i Mancinit Balotelli, dhe shenon golin e tij te dyte dhe te tretin per ekipin e tij. 10 minuta para perfundimit te 90 minutave te rregullta Mauro German Camoranesi ndeshkohet me karton te kuq, dhe me shume ia veshtireson gjenjden ekipit te vet ne vazhdim. Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-3 ne favon te zikalterve.Interi vazhdon garat me tutje dhe ne gjysmefinale do te perballet me ekipin kryeqytetas Lazio, ndersa per Juventusin ketu mbaron enderra per te fituar ndoshta te vetmin trofe ne kete sezon.

Coppa Italia: Sfida Juventus - Inter

Juventus po tenton per nje transfer te portierit veteran Gianluca Pagliuca


Juventus do te mundohet qe ne radhet e saj t'a sjellin nje veteran, portierin legjendar 41 vjecar Gianluca Pagliuca si zevendesim i portierit Gigi Buffon i cili po ndien dhimbje ne shpine - shkruan Corriere dello Sport.Corriere dello Sport e lidh Pagliucan me nje kalim ne radhet e Juventusit si zevendesim i detyrueshem per Buffon i cili ndoshta do te duhet t'i nenshtrohet operacionit per t'a sheruar lendimin qe ka ne shpine.Momentalisht Juventus si zevendesues te Buffon ka ne dispozicion Emanuele Belardi dhe Jess Vanstrattan, mirepo neqofte se duhet te jete jashte fushe nje kohe te gjate ateher klubi do te angazhoj nje portier.Merkatoja e janarit mbyllet neser ne mbremje dhe Juventus nuk ka opcione tjera dhe njera nder variantet eshte portieri veteran Gianluca Pagliuca, i cili sezonin e kaluar braktisi klubin e tij Ascolin, dhe tash me eshte pa angazhim.Pagliuca eshte njeri nder portieret me te mire i te gjitha koherave ne Itali, fitoi Scudetton me Sampdorian ne vitin 1991.Pagliuca ishte portier edhe i Interit edhe Bolognas.Per reprezentacionin e Italise ka 39 ndeshje, ishte opcioni i pare i Boterorit te vitit 1994 i cili u mbajt ne SHBA dhe Boterorit te vitit 1998 ne France. Por sidoqofte, nenshkrimi i Pagliucas me Juventusin do te parafytyron nje befasi te madhe.

Sissoko: Ndihem i emocionuar qe do te luaje perkrah Alex Del Pieros dhe Gianliugi Buffonit



Sissoko eshte zyrtarisht lojtar i Juventusit dhe ne klubin bardhezi jane mjaft te kenaqur per afrimin e mesfushorit afrikan. "Eshte nje element i rendesishem per te perforcuar kontingjentin, tha administratori Jean Claud Blanc. Edhe pse vetem 23 vjec, Sissoko ka nje eksperience te madhe, pasi ka luajtur ne shkume aktivitete te rendesishme". Lojtari deklaroi: "Jam i lumtur qe erdha ne nje klub kaq te rendesishem. Jam i emocionuar nga ideja se do te luaj perkrah disa kampioneve te medhenj".Mesfushori malian nuk e hedh poshte edhe faleminderimin e klubit te tij te vjeter Liverpool te cilet bene te pamunduren qe lojtari te zgjedhe destinacionin e tij.Ai thekson se nuk ka pasur asnje mosmarreveshje me menagjerin e Liverpool Rafael Benitez, dhe deklaron se eshte nje nder trajneret me te mire ne bote.

e martë, 29 janar 2008

Ranieri dhe Elkann: Diego dhe Van der Vaart e ardhmja e Juves


Ranieri kerkon te gjeje nje Gianfranco Zola te ri, dhe si nje zevendesues tejet i shkelqyeshem do te ishte Diego, per te cilin Mister Ranieri mendon se posedon te gjitha karakeristikat e Zolas, kur ai mbronte ngjyrat e Chelsea.Diego mosha momentale 22 vjec, eshte lojtari me i kerkuar i Ranierit i cili kerkon me ngulm, dhe jep nje sinjal drejtuesve te Zonjes se Vjeter qe mos te shikojne shume rreth cmimit, ngase Diego per klubin eshte garancion.Nga ana tjeter Johnn Elkan, zevendes presidenti i firmes se njohur "Ferrari", dhe njeherit edhe avokat i klubit bardhezi, dhe biri i familjes Agnelli kerkon qe te gjeje nje Michel Platini te ri, dhe ai si zevendesues te denje te Platinit, ne radhet e Juventusit sheh holandezin qe momentalisht mbron ngjyrat e Hamburg HSV, dhe njeherit edhe kapiten i klubit.Ai pa dyshim se eshte Rafael Van der Vaart.Edhe Elkan sikurse edhe Ranieri dhe te gjithe drejtuesit e klubit bardhezi po mendojne qe Juventusin t'a kthejne ne nivelet me te larta, dhe kane shprehur mendimin se klubi ne sezonin e ardhshem do te jete pretenduese per te gjitha trofete e mundshem (Scudetto, Coppa Italia, Champions League).Johnn Elkan tek V.d.Vaart veren lojen tejet te afert me ish legjenden e futbollit boteror Michel Platinin, dhe thekson se Rafael Van der Vaart se bashku me Diegon dhe lojtaret e tjere do te jene garancion per klubin te arrije sa me shume suksese ne sezonet e ardhshme.

Buffon ende me dhimbje ne shpine


Dhimbja ne shpine vazhdon te shqetesoje portierin Gigi Buffon. Numri nje bardhezi nuk ka marre pjese ne stervitjen e dites se sotme, cka do te thote se ai nuk do hyje ne fushe ne ndeshjen e neserme ndaj Interit. "Nuk besoj se rrezikon t'i nenshtrohet operacionit dhe nuk jam i shqetesuar per te. Jam shume optimist per rikthimin e tij te dielen", tha trajneri Claudio Ranieri.

Coppa Italia 1/4 e Finales: Sfida Juventus - Inter


Te merkuren ne ora 21 do te luhet ndeshja kthyese e cerekfinales ndermjet Juventusit dhe Interit.Ndesdhja e pare mbaroi me rezultatin 2-2, ku interi luajti pothuajse gjate 90 minutave me nje lojtar me pak ne fushe nga qe Nicolas Burdisso me nje start mbas shpine ndaloi haperimin e Alex Del Pieros drejt portes se Toldos.Per kete sfide eshte interesante te thuhet se per ekipin e Juventusit do te debutoje perforcimi i ri, Guglielmo Stendardo.Ranieri per kete ndeshje ne dispozicion do t'i kete keta lojtare: 2 Birindelli 6 Zanetti 7 Salihamidzic 8 Camoranesi 9 Iaquinta 10 Del Piero 11 Nedved 12 Belardi 13 Vanstrattan 17 Trezeguet 20 Palladino 23 Nocerino 25 Stendardo 28 Molinaro 30 Tiago 31 Novembre 33 Legrottaglie 36 Castiglia 38 D’Elia 43 Ariaudo

e hënë, 28 janar 2008

Buffon rikthehet ne stervitje


Permiresohet gjendja shendetesore e Gianluigi Buffon, i cili ditet e fundit ka ndier dhimbje ne shpine.Sot portieri i Juventusit ka festuar 30 vjetorin e lindjes me rikthimin ne stervitje por aktivizimi ne ndeshjen e kupes kunder Interit eshte ende ne dyshim. Nese gardiani i kombetares italiane nuk do t'ia dale, ne vendin e tij do te aktivizohet Belardi.

Buon compleanno Gigi

Numri nje i Juventusit, portieri Gianluigi Buffon sot me daten 21.01.2008 festoi 30 vjetorin e lindjes se tij.Ne emer te stafit "http://juvesiamo.blogspot.com te urojme cdo te mire ne jete, shendet dhe sa ma shume suksese ne jeten tende private dhe ne klubin tend te zemres,ku edhe po i mbron ngjyrat.

Prezantimi i Sissokos dhe Stendardos ne Vinovo te Torinos









































Sot u be prezantimi i lojtareve te rinj te Juventusit ne kampin Vinovo ne Torino, te lojtareve Mohamed Lamine Sissoko dhe Guglielmo Stendardo.Keta iu nenshtruan kontrollimeve mjeksore dhe prej sot jane lojtare te ekipit torinez Juventus.

Oficiale: Stendardo dhe Sissoko menjehere, Mellberg ne qershor






























Lajm tejet i mireseardhur dhe i shumepritur nga tifozet juventin.Sot ne oret e hershme te mengjesit Juventus arriti me sukses kotrate me lojtaret: Sissoko, Stendardo dhe Mellberg dhe i konfirmoi marreveshjet ne lidhje me transferimin.
Mohamed Lamine Sissoko ne mbremjen e se dieles vizitoi shikimet mjeksore dhe sot pritet prezantimi i tij me klubin e Juventusit, i cili do te nenshkruaje kontrate me bardhezinjte deri vitin 2012.Drejtuesit e klubit juventin ne arken e Liverpool per transferimin e Sissokos dedhen nje shume te hollas prej 11-13 milion euro, me nga 2.5 milion euro per sezon.
Guglielmo Stendardo, mbrojtesi i Lazios nenshkroi nja kontrate me vetem 6 muaj ne menyre huazimi me rreth 400 mije euro .Lojtari pritet qe te debutoje te merkuren ku Juve do te ndeshet me Interin ne 1/4 e finales se Coppa Italia.Loja e pare ndermjet Interit dhe Juves ne Giusseppe Meazza mbaroi pa fitues 2-2.
Erik Olof Mellberg mbrojtesi suedez dhe njeherit lojtari kyq i mbrojtjes se klubit nga Birmingham Aston Villa, sot nenshkroi kontrate me klubin torinez deri ne vitin e 2011.Lojtari do t'i bashkangjitet klubit ne qershor.Kjo blerje Juves nuk i kushtoi asgje, ngaqe lojtarit kontrata me klubin e Villa Park i skadon ne fund te ketij sezoni dhe per kete shkak Juve e shfrytezoi kete transferim ne favor te vet.

Video nga ndeshja Livorno - Juventus: Trezeguet, Del Piero, Trezeguet

e diel, 27 janar 2008

Juventus fiton me rezultat 3-1 ndaj Livornos ne transferte

Ne perballjen e fundit te gjiros se 20 mes Livorno dhe Juventus fitues dalin torinezet me rezultatin e merituar 3-1.Golin e pare per Juven e shenoi David Trezeguet ne minuten e 30 te ndeshjes,ndersha ne minuten e 49 Alex Del Piero dyfishon rezultatin ne 2-0.Ne minuten e 54 De Vezze merr kartonin e dyte te verdhe dhe automatikisht karton i kuq.Ne minuten e 63 nje aksion tejet profesionist ne tre poteza duke filluar nga Palladino i cili pason topin deri te Del Piero ku me te paren gjuan topin drejt Trezeguet i cili me nje Wolley mposht per se treti here portierin Amelia dhe rrit epersine ne 3-0 ne favor te Juves.Ne minuten e 79 reprezentuesi shqiptar Erion Bogdani ngushton rezultatin ne 3-1,rezultat i cili ngel deri ne fund.


LIVORNO (3-5-2) Amelia; Grandoni, Knezevic, Galante; Balleri, Filippini (59° Pulzetti), Vidigal, De Vezze, Pasquale; Tavano, Tristan (59° Bogdani).
All. Camolese

JUVENTUS (4-4-2) Belardi; Salihamidzic (60° Birindelli), Grygera, Legrottaglie, Molinaro; Palladino, Nocerino, Zanetti, Nedved (89° Castiglia); Del Piero (74° Iaquinta), Trezeguet.
All. Ranieri

Serie A: Livorno - Juventus



Diego ne Juventus per 25 milion euro

Lojtari qe enderron Mister Ranieri t'a kete ne radhet e Juventus padyshim se eshte Trequartisti brazilian Diego Ribas da Cunha, lojtari kyq i ekipit gjerman Werder Bremen.Drejtuesit e klubit torinez jane duke konkretizuar dhe duke kompletuar marreveshjen me drejtuesin e Weser Stadion per transferimin e brazilianit ne klubin me trofe rekord italian, Juventus.Alessio Secco se bashku me Jean Claud Blanc per momentin gjenden ne Gjermani per t'i konkretizuar marreveshjet me Diegon dhe Van der Vaart.Juventus per Diegon eshte ne gjendje te derdhe ne arken e Werderit 25 milion euro, shifer e cila i kenaq te dyja palet, dhe rende qe do te refuzohet nga gjermanet.

Van der Vaart nderron mendjen,dhe thekson se me shume preferon kampionatin spanjoll

Reprezentuesi holandez dhe njeherit edhe kapiteni i ekipes se Hambug HSV eshte njeri nder shenjestrat me te kerkuar nga ana e Juventus.Para dy dite ai kishte "lutur" drejtuesit e Juves qe ta sjellin ne Torino shpejte sa me eshte e mundur per t'iu ndihmuar lojtareve qe ta mposhtin liderin ne Serie A, Interin.Mirepo ne lajmin e dhene sot, ai befasoi marrezisht tifozet juventin dhe theksoi se me shum preferon kampionatin spanjoll, per arsye se edhe e ema e tij Lolita deshiron qe djalin e saj ta sheh ne kampionatin e Spanjes.

Ferrari: I mireseardhur eshte interesi i Juves

Mbrojtesi i Romes,Matteo Ferrari eshte i befasuar miresisht per interesimin e Juventus per te, por thote se nuk dinte asgje ne lidhje me kete interesim para dy diteve kur me eshte lajmeruar rasti.
"Per mue kjo eshte dicka e re, para dy diteve nuk dija asgje ne lidhje me kete.Askush nuk me eshte lajmeruar.Por une jam i paguar te sillem profesionist, dhe ajo nuk eshte derti im", thekson Ferrari ne kuarder te ndeshjes se djeshme kunder Palermos.

e shtunë, 26 janar 2008

Buffon 40 dite jashte fushe?

Ende nuk dihet qarte se sa numri 1 i Juventusit do te qendroje jashte fushe.Sipas nje lajmi i cili ka ardhur nepermjet web faqes elektronike http://ilreca.it, portieri me i mire ne bote Giangluigi Buffon jashte fushe do te qendroje afer 40 dite, nga lendimin e marre ne shpine.Buffon nuk ishte perzgjedhur ne listen kur Juventus luante kunder Interit ne kuader te Coppa Italia shkaku sepse kishte dhimbje ne shpine.Ne takimin e se dieles Buffon nuk do te mund t'iu ndihmon shokeve te tij ne perballjen me Livornon, mirepo nuk dihet se sa do te zgjase rekuperimi mjeksor per numrin 1 juventin.Nese lendimi i Buffon eshte serioz, atehere Juventus do t'a rikthen portierin e Sampdorias Antonio Mirante, i cili po luan me klubin nga Genoa ne menyren e huazimit.