Igli Tare vazhdon të jetë protagonist te Lazio. Ish-sulmuesi shqiptar e ka marrë shumë seriozisht detyrën e tij si menaxher i skuadrës në klubin bardhekaltër, aq sa nuk toleron që asnjë nga lojtarët të ketë pretendime. Barazimi 1-1 në sfidën me Juventusin e ka kënaqur përgjysmë skuadrën, që tashmë duhet të përballet me problemin Zarate. Sulmuesi argjentinas, i cili është një prej surprizave të këtij edicioni në Serinë A, nuk mbeti i kënaqur nga zëvendësimi i trajnerit Delio Rossi. Ashtu si përpara pushimeve të Vitit të Ri në sfidën me Palermon, edhe në fundjavën që kaloi Zarate e ka kontestuar vendimin, duke i thënë trajnerit se “përse më ndërron gjithmonë mua?” Pas këtyre fjalëve, lojtari u ul në stol, por aty është përballur me Igli Taren. Sipas gazetës më të madhe sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport”, ish-kapiteni i Shqipërisë i ka folur shumë ashpër lojtarit, duke i drejtuar gishtin gjatë gjithë debatit. “Në fund ai e ka goditur edhe me një shuplakë në fytyrë”, theksonte e përditshmja. Megjithatë, i pyetur rreth këtij episodi, menaxheri i skuadrës e ka përgënjeshtruar në mënyrë të prerë faktin që ka përdorur duart ndaj Zarates. Episodi ka sjellë reagimet e ndryshme të tifozëve, ku tashmë disa kërkojnë largimin e Tares, ndërsa të tjerë mendojnë se ai veproi drejt me sulmuesin, që paraqet gjithmonë e më shumë sjelljen e një adoleshenti.
e martë, 20 janar 2009
Tare, shuplakë Zarates në sfidën me Juventusin
Igli Tare vazhdon të jetë protagonist te Lazio. Ish-sulmuesi shqiptar e ka marrë shumë seriozisht detyrën e tij si menaxher i skuadrës në klubin bardhekaltër, aq sa nuk toleron që asnjë nga lojtarët të ketë pretendime. Barazimi 1-1 në sfidën me Juventusin e ka kënaqur përgjysmë skuadrën, që tashmë duhet të përballet me problemin Zarate. Sulmuesi argjentinas, i cili është një prej surprizave të këtij edicioni në Serinë A, nuk mbeti i kënaqur nga zëvendësimi i trajnerit Delio Rossi. Ashtu si përpara pushimeve të Vitit të Ri në sfidën me Palermon, edhe në fundjavën që kaloi Zarate e ka kontestuar vendimin, duke i thënë trajnerit se “përse më ndërron gjithmonë mua?” Pas këtyre fjalëve, lojtari u ul në stol, por aty është përballur me Igli Taren. Sipas gazetës më të madhe sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport”, ish-kapiteni i Shqipërisë i ka folur shumë ashpër lojtarit, duke i drejtuar gishtin gjatë gjithë debatit. “Në fund ai e ka goditur edhe me një shuplakë në fytyrë”, theksonte e përditshmja. Megjithatë, i pyetur rreth këtij episodi, menaxheri i skuadrës e ka përgënjeshtruar në mënyrë të prerë faktin që ka përdorur duart ndaj Zarates. Episodi ka sjellë reagimet e ndryshme të tifozëve, ku tashmë disa kërkojnë largimin e Tares, ndërsa të tjerë mendojnë se ai veproi drejt me sulmuesin, që paraqet gjithmonë e më shumë sjelljen e një adoleshenti.
Poulsen është i përqëndruar te Juventusi
Lojtari i radhëve të mesfushës së Juventusit, Christian Poulsen thotë se është i përqëndruar vetëm në rikthimin e skuadrës bazë të Juventusit. Danezi lidhet me transfer në Angli në radhët e Portsmouthit si zëvendësim për Lassana Diarran. Poulsen ka një sezon të rëndë në Itali, dhe dëmtimet e penguan të ketë rol më të rëndësishëm në Torino. 28-vjeçari është afër rikthimit në fintesin e plotë dhe thotë se qëllimi i tij është të luftojë për vend në skuadrën bazë të Juventusit. "Gjendem në rrugë të drejtë deri te rikuperimi total i dëmtimit dhe mundohem ta gjejë udhën për kthim në skuadrën bazë" - tha Poulsen për Ekstra Bladet. "Maksimalisht jam i përqëndruar këtu të fitojë kohë të mjaftueshme dhe shpresoj se trajneri është i vetëdishëm për përparimin tim" "Dua të kthehem në ndeshjet sa më shpejtë të jetë e mundur". Edhe përkundër këtyre komenteve të danezit, spekulimet nga Anglia dhe Italia lajmërojnë se presidenti i Portsmouthit, Peter Story mbrëmë ka mbërritur në Itali me synim që të kompletojë transferin.
Ariaudo: Juventus është skuadër e cila beson te të rinjtë
Mbrojtësi i talentuar i Juventusit është i lumtur për shkak të debutimit të tij në Serie A në ndeshjen me Lazion dhe thotë se bardhezinjtë janë skuadër e cila beson te të rinjtë. Zonja e Vjetër pas skandalit Calciopoli dhe kalimit në Serie B, vëmendjen e saj e përqëndroi në shkollat e të rinjve dhe krijimit të një skuadre kualitative personale sesa të harxhojë shumë të madhe të hollash për angazhim të lojtarëve te klasit botëror. Të ardhmen e Juves e udhëheq padyshim shpresa e madhe e futbollit italian, Sebastian Giovinco, por trajneri Ranieri në dispozicion ka edhe disa lotarë tjerë të cilët janë tejet të talentuar. Këtu është De Ceglie i cili këtë sezon kishte role të ndryshme dhe luante si zëvendësim per Molinaron dhe Pavel Nedvedin në anën e majtë të mbrojtjes si dhe si mesfushorë i krahut të majtë. Marchisio gjithashtu shfrytëzoi lëndimet e lojtarëve të radhëve të mesfushes dhe pati paraqitje impresive. Përkrah tyre gjasa fituan edhe Albin Ekdal, Luca Castiglia, Simone Esposito si dhe mbrojtësi Lorenzo Ariaudo. Me paraqitjen e mirë në ndeshjen me Lazion, Ariaudo tregoi se Zonja e Vjetër nuk ka nevojë të kthehet në merkato dhe në kërkim të një mbrojtësi. "Kjo është skuadër e cila u beson të rinjve, dhe atë e tregoi edhe të dielën" - tha Ariaudo pas ndeshjes në Olimpico. "Unë fitova debutimin sikurse edhe Castiglia dhe Esposito". "Mirë është të dihet se nuk do të ketë nevojë për angazhim të ndonjë mbrojtësi, falë shërbimeve të mia" - përfundoi mbrojtësi juventin.
City kthehet kah Diego?
Mediat angleze dhe ato gjermane përcjellin lajmin se mesfushori i ëeder Bremenit, Diego, ёshtё caku i ri i Manchester Cityt. Pas njё përpjekje tё pasuksesshme pёr tё angazhuar mesfushorin e Milanit, Kaka, ekipi i Manchester Cityt ёshtё kthyer kah caqe tё tjera transferimi, dhe ai i radhës ёshtё njё brazilian tjetër, ai i ëerder Bremenit, Diego. Braziliani ёshtё njё ikonё e ëerderit dhe tashmё ёshtё lidhur me njё kalim nё disa klube tё tjera, si Juventus, Inter dhe Real Madrid. Spekulohet se City do tё përpiqet ta shfrytëzojë përforcimin e verёs, Robinhon, si negociator gjatё transferimit tё Diegos. Tё ty lojtarёt njihen shumё mirё qё nga koha e kaluar nё Santos dhe nё kombëtaren e Brazilit dhe janë miq shumё tё mirё. City tashëm ka nё radhёt e veta Vincent Kompany, ndërsa ёshtё nё rrugё pёr marrё edhe njё lojar tё Hamburgut, Nigel De Jong. Diego mund tё jetё lojtari i tretё i kampionatit gjerman i cili do tё mund tё kalojё nё Manchester City.
Galaxy, 38 mln për Del Pieron
Në momentin kur e gjithë bota e futbollit është në pritje për të njohur fatin e fantazistit të Milanit, Ricardo Kaka, e përditshmja italiane “Tuttosport” bën të ditur se përveç Anglisë, edhe Amerika po përpiqet të marrë yjet që militojnë aktualisht në kampionatin italian. Sipas kësaj të përditshmeje sportive, klubi amerikan i Los Angeles Galaxy i ka ofruar plot 38 milionë euro Juventusit për kapitenin e saj, Alessandro Del Piero, mirëpo edhe për ca kohë gjithçka është shtyrë. Ndoshta të dyja palët do bisedojnë më shtruar gjatë merkatos verore. Në fakt, kontrata ekapitenit bardhezi me Juventusin skadon në gusht të vitit 2010, por sulmuesi dëshiron të marrë pjesë për herë të fundit në Botërorin e Afrikës së Jugut. Për këtë motiv, “Pinturicchio”, siç thirret ndryshe nga tifozeria juventine, ka vendosur të qëndrojë në Torino edhe për një vit. E sipas të gjitha gjasave, kur të mbarojë kontratën aktuale me klubin e “Zonjës së Vjetër”, Del Piero do shkojë për të luajtur në Amerikë, mirëpo në këtë rast në arkat e klubit juventin nuk do përfundonte asnjë euro. Kjo për faktin se oferta e drejtuesve të Los Angeles Galaxy vlen vetëm në qoftë se Aleks do luajë në Amerikë sezonin që vjen.
Gigli mburret me 19-vjeçarin Ariaudo
Përballja Lazio-Juventus, përveç vlerave të mëdha që i ka dhënë në planin moral skuadrës bardhezi, do kujtohet edhe si takimi ku debutoi për herë të parë në Serinë A, mbrojtësi i talentuar 19-vjeçar Ariaudo. E padyshim, që prova e mirë e talentit të Juventusit është një motiv krenarie për presidentin Giovanni Cobolli Gigli, i cili ka thënë: “Ndaj Lazios kemi parë një Ranieri të guximshëm, që aktivizoi në fushë një 19-vjeçar. Unë dhe i gjithë klubi jemi krenarë për djemtë e talentuar që po rriten dita ditës tek Juventusi. Ariaudo ka luajtur shumë mirë dhe pa diskutim që do jetë një nga pikat tona më të forta për të ardhmen”. Më pas, vetë mbrojtësi 19-vjeçar ia ka dedikuar debutimin e tij të mirë skuadrës e në veçanti shokëve të mbrojtjes, të cilët në çdo moment e inkurajonin: “Në radhë të parë dua të falënderoj shokët e skuadrës, që në çdo moment më kanë ndihmuar. Sinqerisht që nuk e prisja një debutim kaq të mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen”. E pa dyshim që e ardhmja e Juventusit tani e tutje do mbajë emrin e Ariaudos.
Del Piero dhe Ibrahimovic janë yjet e Serisë A

Alessandro Del Piero është shpallur dje futbollisti më i mirë italian, kurse Zlatan Ibrahimovic ka fituar çmimin futbollisti i huaj dhe sigurisht më i miri në absolut dhe Cesare Prandelli, trajneri më i mirë. Janë këto çmimet kryesore të sezonit 2007-2008 të dorëzuara pasditen e djeshme në Milano nga shoqata e futbollistëve, në një mbrëmje tashmë të bërë traditë, pas përfundimit të fazës së parë të çdo kampionati. Oscari si gjyqtari më i mirë i është dhënë Roberto Rosettit, i cili së fundi është vlerësuar edhe si arbitri më i mirë në botë për 2008-ën. Giorgio Chiellini ka fituar çmimin si mbrojtësi më i mirë i sezonit, kurse Marek Hamsik vlerësohet si i riu më i talentuar. Nuk kishte dyshime mbi çmimin e portierit më të mirë, juventini Gianluigi Buffon. Risia e këtij sezoni ishte edhe votimi për golin më të bukur të vitit, çmim që vendoset nga votat e tifozëve, i cili i ka shkuar Zlatan Ibrahimovicit dhe në përfundim, Oscari për lojtarin më të dashur nga publiku italian nuk kishte sesi të mos shkonte në duart e kapitenit të Juventusit, Alessandro Del Piero.
Amauri beson te fitimi titullit
Sulmuesi bardhezi, Amauri, shprehet i kënaqur pas atij barazimi me Lazion, që e pozicionon tani Juventusin vetëm 3 pikë larg Interit. “Ishte një ndeshje mjaft e fortë. Tani që e mbyllëm fazën e parë vetëm tri pikë larg zikaltërve, jemi të lumtur. Ky është një motiv më shumë për të besuar se Interi mund të parakalohet. Megjithatë, për momentin, le të përqendrohemi tek ndeshja e radhës me Fiorentinën, e cila në vetvete bart shumë kleçka, – nënvizon Amauri. - Askush nuk e priste që Interi të mundej në Bergamo, por e dimë mirë që Seria A është një kampionat i vështirë, dhe se mjafton një shpërqendrim i vogël për të të vënë në vështirësi serioze”. Në takimin ndaj Lazios, Amauri nuk mundi dot të shënojë, kjo edhe për faktin se pati shumë pak raste në dispozicion. “Lazio është një skuadër, e cila luan një futboll të bukur. Unë nuk arrita të shënoj, megjithatë jam i lumtur me këtë pikë që mori skuadra. Kjo pikë për mendimin tim vlen sa për tri, sepse ju siguroj se ndaj lazialëve të gjitha skuadrat e mëdha do vuajnë shumë”, përfundon braziliani.
Del Piero: Do të shënoj më shumë se 300 gola
Mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Calcio Oscars", kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, rrëmbeu çmimin e lojtarit më të mirë italian dhe njëkohësisht është votuar si lojtari më i dashur i tifozëve në Itali.Në një intervistë për ‘Tuttomercatoëeb”, Del Piero komentoi për sezonin 2007/2008 me Juventusin dhe njëkohësisht ka falënderuar ish-trajnerin e tij te Zonja e Vjetër dhe trajnerin aktual të Italisë, Marcello Lippi, për komplimentet e fundit që ia ka bërë. “Jam shumë i kënaqur për këto çmime dhe shpresoj që edhe lojtarët tjerë të Juventusit t’i fitojnë ato në të ardhmen”, është shprehur kapiteni. Lippi së fundmi ka deklaruar se Del Piero është një fenomen për faktin që “është duke e arritur shifrën e 260 golave dhe para se të heqë dorë nga futbolli ai do ta arrijë shifrën e 300 golave”. Ndërsa duke e falënderuar për këtë gjë, Pinturicchio iu drejtua Lippit me fjalët: “Vetëm 300 gola?” Duke mbyllur intervistën, Ikona e Jevus foli edhe për sezonin aktual dhe për barazimin e fundit kundër Lazios. “Kreu i tabelës tash është më afër se kurrë, megjithëse është vështirë të thuhet se çka do të ndodhë në të ardhmen”. “Jam krenar për paraqitjen tonë kundër Lazios dhe jam shumë i lumtur kur dëgjoj se presidenti im Cobolli Gigli ka thënë se nuk do të më shiste as për 120 milionë euro”, ka përfunduar Del Piero.
Ibra dhe Juve ftuesit kryesorë te “Oscarët e Calcios”
Të hënën mbrëma janë ndarë çmimet kryesore të lojtarëve më të mirë në Serie A në ceremoninë e përvitshme “Oscarët e Calcios”, ndërsa fitues kryesorë ishin skuadra e Juventusit dhe sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic. Ibracadabra fitoi çmimin për ‘Golin më të mirë’, çmimin e ‘Lojtarit më të mirë të huaj’ dhe çmimin e ‘Lojtarit më të mirë në Serie A për vitin 2008’. Ndërkaq skuadra e cila fitoi më shumë trofe ishte Juventusi. Kapiteni i Zonjës së Vjetër, Alex Del Piero, fitoi çmimin ‘Lojtari më i mirë italian’ dhe ‘Lojtari më i dashur nga tifozët’. Mbrojtësi Giorgio Chiellini fitoi çmimin ‘Mbrojtësi më i mirë’, ndërsa Gigi Buffon u shpall ‘Portieri më i mirë’. Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, u nderua me çmimin ‘Trajneri më i mirë’, ndërsa ylli i Napolit, Marek Hamsik, rrëmbeu trofeun ‘Lojtari i ri më i mirë’. Roberto Rosetti ishte votuar si gjyqtari më i mirë, ndërsa ish-lojtari i Milanit, Stefano Borgonovo, i cili vuan nga skleroza amiotrofike laterale është emëruar si ‘Tifozi i vitit’.
Secco: Madje as Del Piero nuk vlen 120 milionë euro
Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me paratë e majme që ofrohen për blerjen e lojtarëve, sidomos për rastin e fundit në lidhje me ofertën prej 120 milionë eurosh të bërë nga Manchester City për blerjen e Kaka, të cilën e refuzoi të hënën mbrëma Milani. Secco ka thënë se nëse vlera e një lojtari llogaritet të jetë kaq e madhe, atëherë kjo shkon në dëm të futbollit. Ndërsa, po t’i bëhej ofertë Juventusit për superyllin e skuadrës, Alessandro Del Piero, drejtori sportiv do të vepronte duke mos e shitur as atë për këtë vlerë pasi që kjo nuk shkon në favor të vetë lojës së futbollit. “Ta vlerësosh një lojtar me 120 milionë apo ta shesësh atë për këtë shumë, mendoj se nuk është mirë për futbollin”. “Madje nuk do ta shisja as Del Pieron për këtë vlerë të madhe parash, ose cilëndo figurë kryesore të futbollit botëror”, ka thënë Secco.
e hënë, 19 janar 2009
IFFHS: Buffon portieri më i mirë në botë

Portieri i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, është zgjedhur si portieri më i mirë në botë në dy dekadat e fundit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS). Rangimet janë llogaritur nga viti 1990 e deri më tash, ndërsa nga tetë portierët e parë, katër prej tyre janë ende aktivë në futbollin profesionist. Në vendin e dytë është renditur legjenda e Manchester Unitedit dhe Danimarkës, Peter Schmeichel, ndërsa vendin e tretë e zë portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas.
Portierët më të mirë në botë sipas IFFHS:
1. Gianluigi Buffon (Itali) 78 pikë
2. Peter Schmeichel (Danimarkë) 69 pikë
3. Iker Casillas (Spanjë) 63 pikë
4. Oliver Kahn (Gjermani) 62 pikë
5. Jose Luis Chilavert (Paraguai) 58 pikë
6. Walter Zenga (Itali) 55 pikë
7. Edwin van der Sar (Holandë) 53 pikë
8. Petr Cech (Çeki) 44 pikë
9. Michel Preud'homme (Belgjikë) 43 pikë
10. Claudio Andre Taffarel (Brazil) 40 pikë
11. David Seaman (Angli) 38 pikë
12. Fabien Barthez (Francë) 37 pikë
13. Andoni Zubizarreta (Spanjë) 35 pikë
14. Nelson de Jesus e Silva 'Dida' (Brazil) 35 pikë
15. Rinat Dasaev (Rusi) 27 pikë
16. Sergio Javier Goycochea (Argjentinë) 26 pikë
17. Johannes van Breukelen (Holandë) 23 pikë
18. Peter Shilton (Angli) 22 pikë
19. Vitor Baia (Portugali) 22 pikë
Bardhezinjtë fitojnë një tjetër pikë ndaj Interit
Lazio-Juventus, super sfida e që mbyll zyrtarisht fazën e parë të Serisë A përfundon në barazim 1-1 dhe të dyja skuadrat janë dukur shumë të kënaqura nga pika e marrë. Bardhezinjtë e Claudio Ranierit, ndonëse me një fitore mund të kishin ngushtuar drastikisht diferencën nga kryesuesit milanezë (në vetëm 1 pikë) janë gjithsesi të kënaqur, edhe me një tjetër pikë të fituar kundrejt zikaltërve të Mourinhos. Tashmë diferenca ndërmjet tri skuadrave të vendeve të para, Inter, Juventus dhe Milan është e ndarë në tri pikë secila. Lazialët, ndonëse me tredhëmbëshin e tyre, Pandev-Rocchi-Zarate nuk shqetësojnë shpesh portën e mbrojtur nga Manninger, i cili merr përsipër përgjegjësinë e fajit për golin e pësuar nga Juventusi, pas një daljeje të gabuar në çastin e goditjes së dënimit të Ledesmas në minutën e 25-të. Gjithsesi, Mellberg, vetëm pesë minuta më vonë do të zvogëlojë dëmet, duke i dhuruar juventinëve barazimin dhe minutat e tjera të ndeshjes nuk ofrojnë asgjë tjetër të veçantë me përjashtim të traversës së goditur nga Legrottaglie në minutat e fundit pas një goditjeje të fortë nga jashtë zone. Në fund të takimit, të dy trajnerët janë shprehur shumë të kënaqur nga pika e marrë, edhe pse të dy ëndërronin fitoren. Një shuplakë e rëndë për Interin në transfertën e Bergamos, i cili përballë Atalantës thyet në më pak se 30 minuta lojë. Fillimisht një gol i Floccarit, i dhjeti për të në këtë kampionat, dhe më pas dopietta e kapitenit, Cristiano Doni, gjunjëzojnë zikaltrit e Jose Mourinhos. Në sekondat efundit të takimit Zlatan Ibrahimovic shpëton nderin e Interit, pasi realizon golin e vetëm për kryesuesit e Serisë A dhe të dymbëdhjetin personal. Nëse Interi ndalet, Roma vazhdon të shkëlqejë falë “mrekullive”që dhuron në fushën e lojës, braziliani, Julio Baptista. Pas dopietës së shënuar në mesjavë, në ndeshjen e prapa mbetur me Sampdorian,“bisha” verdhekuqe është sërish vendimtar për skuadrën e Luciano Spallettit falë një eurogoli me gjysmë rafishatë në minutën e 92-të, padyshim goli më i bukur i javës së 19-të të Serisë A. Roma vazhdon të shkëlqejë, por edhe Genoa mrekullon, pasi duke fituar në transfertën e Lecces me rezultatin 0-2, me gola të Sculit dhe Jankovic i fal tifozerisë së saj vendin e katërt të renditjes. Viti 2009 ka nisur pozitivisht për skuadrën e Chievos. Pas barazimit në javën e kaluar kundër Bolognas,verdheblutë e Di Carlos fitojnë 2-1 në shtëpi ndaj Napolit, falë dy penalltive të transformuara në gol nga Marcolini. Për Napolin barazonte momentalisht Lavezzi, ndërkohë që Hamshik përjashtohet me karton të kuq dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Romës. Catania vazhdon të konfirmohet në krizë, pasi mundet 1-2 në shtëpi nga Bologna e Mihajlovic, në ndeshjen e tij të tetë radhazi pa njohur humbje. Kriza vazhdon edhe për Udinesen, që regjistron një tjetër humbje 2-0, këtë herë në transfertë me Cagliarin. Rezultatet negative nuk kanë fund edhe për Sampdorian, e cila këtë herë i është dorëzuar në shtëpinë e saj Palermos së Ballardinit me rezultatin e pastër 2-0.
Juve nuk e shfrytëzon dështimin e Interit, barazon në Olimpico me Lazion

Derbi kryesor i javës së nëntëmbëdhjetë në Serie A është zhvilluar në Stadio Olimpico të Romës ndërmjet Lazios dhe Juventusit, ndeshje e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Bardhezinjtë e nisën takimin sërish në mungesë të portierit kryesor, Gianluigi Buffon, i cili porsa është kthyer nga lëndimi është ftohur. Po ashtu te Juve mungonte dhe njeriu kryesor i mbrojtjes, Giorgio Chiellini, ndërsa tashmë dihet për numrin e madh të lojtarëve tjerë të cilët mungojnë si pasojë e lëndimeve. Pjesa e parë e takimit, sa i përket lojës, i takoi kryesisht Lazios, mirëpo përfundoi me rezultat të barabartë. Biancocelestët krijuan disa mundësi në fillim të ndeshjes, por arritën të shënojnë vetëm një herë, edhe atë me ndihmën e portierit mysafir. Golin e kryeqytetasve e shënoi Cristian Ledesma (25’) nga gjuajtja e lirë, mirëpo fajtori kryesor ishte portieri i Juventusit, Manninger, i cili bëri një gafë duke e futur topin në rrjet. Bianconerët barazuan në rastin e parë që iu dha në gjysmëlojën e parë. Një gjuajtje nga këndi e shfrytëzoi më së miri mbrojtësi, Olof Mellberg, duke lënë avantazhin e vendasve të zgjatë vetëm pesë minuta (30’). Në pjesën e dytë të ndeshjes u tregua një Juventus ndryshe, më ofanziv dhe më kërkues ndaj golit, megjithatë rastet e shumta nuk u shndërruan në gol. Në minutat e fundit të takimit pati raste në të dyja anët, mirëpo as njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të ndryshojë asgjë. Lazio me këtë pikë të fituar mban vendin e shtatë me një pikë më tepër se rivali i qytetit, Roma, dhe një pikë më pak se Fiorentina që gjendet në vendin e gjashtë. Me këtë barazim, Juventusi nuk e shfrytëzoi dështimin e Interit për t’iu afruar më tepër, ndërsa tash është tre pikë pas liderit, dhe tre pikë përpara Milanit, i cili e shfrytëzoi më së mirë këtë javë për t’iu afruar kreut.
Të dhëna rreth ndeshjes Lazio - Juventus 1-1 (1-1).
LAZIO (4-3-3): Carrizo; Lichtsteiner, Diakite, Rozenhal, Radu; Dabo (De Silvestri, 70’), Ledesma, Meghni (Brocchi, 63’); Pandev, Zarate (Foggia, 76’), Rocchi. Në dispozicion: Muslera, Cribari, Kolarov, Mauri. Trajner Delio Rossi.
JUVENTUS (4-4-2): Manninger; Mellberg, Legrottaglie, Ariaudo, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Zanetti (Marchisio, 70’), Nedved; Del Piero (Giovinco, 80’), Amauri. Në dispozicion: Chimenti, De Ceglie, Poulsen, Tiago, Ekdal. Trejner Claudio Ranieri.
Golashënues: Ledesma 25', Mellberg 30.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: 42’ Dabo, 57’ Del Piero, 66’ Molinaro, 81’ Sissoko, 85’ Lichtsteiner, 89’ Brocchi.
Gjyqtar kryesor: Morganti nga Ascoli Piceno.
Video nga ndeshja Lazio - Juventus
Juventus pas dyshes së Liverpoolit
Drejtuesit ekzekutivë të Juventusit vazhdojnë të kërkojnë njeriun e duhur, i cili do ta zëvendësojë legjendën çeke, Pavel Nedved, ndërsa “La Gazzetta dello Sport” njofton se drejtori sportiv Alessio Secco tashmë ka bërë një listë të ngushtë lojtarësh. Dyshja e Liverpoolit Dirk Kuyt dhe Ryan Babel, të cilët mund të luajnë edhe si sulmues edhe si anësorë, duket se janë lojtarët e përshtatshëm për Zonjën e Vjetër. Kuyt, i cili është shënjestër kryesore e Juves, vlen afër 12 milionë euro, ndërsa nëse nuk mund të arrijnë një marrëveshje me të, bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro për holandezin tjetër të Redsave, Ryan Babel.
Ranieri: Nuk mund të largohem nga Juventusi
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se ai kurrë nuk do të mund të largohej nga Torino për një klub si Manchester City. Ranieri, pas ndeshjes së mbrëmshme me Lazion, është pyetur nëse do të ishte i interesuar të punojë për klubin që po bëj bujë, Manchester Cityn.“Mund të shkoja në City, por si do të mund t’ia kthenit shpinën një klubi si Juventusi”, ka qenë përgjigjja e trajnerit italian.
18.01.2008 - 20:30 Lazio - Juventus

Në kuadër të javës së 19-të, skuadra e Juventusit, do të udhëtojë drejt stadiumit Olimpico të Romës, ku do të takohet me Lazion me fillim nga ora 20:30. Juventus edhe neser (sot) drejt Romes do të udhetojë në munges të disa futbollistëve si: Buffon, Camoranesi, Chellini, Salihamidzic, Grygera (i suspenduar), Iaquinta, Trezeguet, Knezevic, Chimenti, Andrade dhe Zebina.
Te ftuarit tjerë janë:
4.Mellberg
6.Zanetti
8.Amauri
10.Del Piero
11.Nedved
13.Manninger
18.Poulsen
19.Marchisio
20.Giovinco
22.Sissoko
27.Ekdal
28.Molinaro
29.De Ceglie
30.Tiago
31.Nocchi
32.Marchionni
33.Legrottaglie
35 Esposito
41 Ariaudo
42 Pinsoglio
Diego është objektivi i skuadrës së Juventusit
Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, deklaron se objektivi kryesor i kësaj skuadre është marrja e futbollit Diego. Në të njëjtën kohë Secco deklaron se futbollisti i ri Giovinco nuk do të largohet absolutisht në këtë merkato. “Diego është një nga objektivat tonë kryesorë, por duhet të them se jemi duke parë edhe lojtarë të tjerë për t’i sjellë në Torino - deklaron Secco. Ndërsa Giovinco absolutisht nuk do të largohet nga skuadra jonë në këtë merkato të janarit.”Skuadra e Juventusit e mbylli vitin 2008 në vendin e dytë në Serinë A. Kjo skuadër është ndjekësja më e afërt e Interit, vetëm 4 pikë më pak. Objektivi kryesor i Juventusit është fitimi i titullit në këtë sezon.
Ranieri: Shpresoj që City të ndryshoj objektiv
Juventusi duhet të jetë në një formë të mirë për të dalë me sukses në përballjen me Lazion, shprehet tekniku i kësaj skuadre, Claudio Ranieri. Juventinët do të luajnë këtë javë në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit përballë Lazios vendase. Trajneri Ranieri është i vetëdijshëm për sfidën e vështirë që e pret skuadrën e tij.“Duhet të jetë një Juventus i fortë për të dalur me sukses nga përballja me Lazion që po gëzon një formë të mirë, -deklaron Ranieri. Pres një përballje të vështirë, megjithatë jam i bindur se do të ruajmë ritmin tonë”. Juventusi nuk do të ketë të gatshëm për këtë përballje Chiellinin e dëmtuar dhe Grygeran e skualifikuar. Claudio Ranieri është shprehur edhe për ofertën e Manchester Cityt për futbollistin e Milanit, Ricardo Kaka’. “Shpresoj të mos ndodhi kalimi i Kaka'së në Angli - deklaron trajneri i Juventusit. Do të më vinte keq në qoftë se Kaka' do të linte kampionatin tonë. Më pas do të shihnim një Milan të ndryshëm pa të, por dua të them që Ancelotti është një mjeshtër i vërtetë për të zgjidhur situatat e vështira tek kjo skuadër”.
Del Piero vlen më shumë se 120 milionë euro
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka dhënë mendimin e tij për mega-ofertën të cilën ia ka bërë Manchester City skuadrës së Milanit, për të fituar shërbimet e Leite Kaka, duke thënë se Bianconerët nuk do ta lejonin largimin e njeriut kryesor të tyre për vlerë të ngjashme parash. “Çka nëse Manchester City do të na ofronte 120 milionë euro për Del Pieron? Juventusi nuk do ta lejonte largimin e Del Pieros. Ai është ylli kryesor i skuadrës dhe nuk do të largohej kurrë nga Torino. Ndërsa ne nuk do ta shisnim as për 120 milionë euro”, ka thënë Gigli. Këto komente presidenti i Zonjës së Vjetër i ka bërë pasi “Tuttosport” kishte njoftuar se skuadra e David Beckham, LA Galaxy, i ka bërë ofertë agjentit të Del Pieros për ta transferuar kapitenin e Juventusit në Ligën amerikane të futbollit, MLS. Ndërkohë “Sky Italia” ka njoftuar se edhe skuadra e Manchester Cityt i është vënë pas ikonës bardhezi, ndërsa tashmë dihet interesimi i tyre për Buffonin. Sido që të jetë legjenda 34-vjeçare nuk do të largohet nga skuadra e tij e zemrës për çdo çmim, së paku deri në verën e vitit 2010, pasi që ai dëshiron të jetë pjesë e përfaqësueses së Italisë që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut.“Ndihmë arbitrare? Interit më shumë se Juventusit”
Luciano Moggi, tani ka vendosur të flasë, por linja e ideve të tij vazhdon të jetë e njëjta. Gjithsesi, akuzat e tij se komploti ka ekzistuar më parë dhe gjithashtu, ekziston edhe tani, ka bërë shumë bujë. “Nuk them se skuadrat milaneze nuk janë të forta, por... Kur them se vitin e kaluar Romës nuk ia lejuan të fitonte kampionatin, e them sepse jam i sigurt. Në ndeshjen e fundit, Interi po humbiste në Parma, por gjyqtarët e favorizuan dhe e dimë sesi shkoi. Bashkëshortja e të ndjerit Franco Sensi, presidentit të Romës, disa ditë më parë deklaroi: ‘E vërtetë, Roma e meritonte fitimin e kampionatit, por nuk na e lejuan’. Këtë nuk e thashë unë, e ka deklaruar personalisht ajo. Kjo do të thotë se nëse komploti ka ekzistuar, ai ekziston edhe tani. Ndërsa unë mendoj se ai nuk ka ndodhur më parë dhe nuk ndodh as tani. Gjyqtarët? Arbitrat nuk janë të shitur, por psikologjikisht ata janë të shtyrë të favorizojnë gjithmonë skuadrat e mëdha, pasi kështu ndodh në çdo kampionat të botës. Dizenjimi i tyre? Unë nuk kam caktuar kurrë gjyqtarët për takime të veçanta, pasi ajo ishte thjesht një lojë që unë dhe Bergamo (disenjatori i arbitrave) zhvillonim, pasi fundja nuk ishte e paligjshme. Pastaj një gjë të tillë, nuk e ka bërë vetëm Moggi, Bergamo nuk ishte vetëm miku i Moggit, por i të gjithë presidentëve të klubeve të Serisë A, pa përjashtime”,
Buffon, City ofron 100 milionë euro
Manchester City ka rritur ofertën për Gigi Buffon, e shpresojnë se drejtuesit e Juventusit nuk do të refuzojnë. Arabët e klubit anglez kërkojnë me çdo kusht "gardianin", e tashmë janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro. Sipas agjencive ndërkombëtare, mësohet se përfaqësues të Cityt do të mbërrijnë në Itali me një "mal me para", për të bindur bardhezinjtë që të pranojnë ofertën. Gjithsesi, si klubi ashtu edhe menaxheri i portierit e kanë përjashtuar mundësinë e transferimit në Premiership.
Më shumë hapësirë për Giovinco
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka theksuar se do t’i jep më tepër hapësirë Sebastian Giovincos, pas paraqitjes së mirë të 21 vjeçarit në fitoren 3-0 ndaj Catanias në Kupën e Italisë të mërkurën mbrëma. Giovinco shënoi golin e dytë të Juventusit në fitoren që u siguroi atyre kalimin në çerekfinale të garës. “Duhet t’i jap më tepër vazhdimësi. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë. Giovinco është pasardhës i Pavel Nedvedit, edhe pse ajo nuk është pozita e tij e zakonshme”, tha Ranieri.
Juventus i gëzohet rikthimit të Buffon
Portieri më i mirë në botë, Gianluigi Buffon, mbrëmë pas katër muajsh. zhvilloi një ndeshje të plotë zyrtare kundër Catanias për Kupën e Italisë, të cilën Zonja e Vjetër e fitoi me rezultat 3-0. Lëndimi në shtatorin e vitit të kaluar e detyroi portierin italian që të qëndrojë jashtë fushe për një kohë të gjatë, ndërsa rikthimi i tij shënon një fazë të re në formën e Bianconerëve. Pjesa e dytë e sezonit do të jetë shumë e vështirë për bardhezinjtë, të cilët bëjnë gara në Ligën e Kampionëve, janë ndër pretendentët kryesore për ta fituar Scudetton, ndërsa duket se nuk e kanë lënë anash edhe Kupën e Italisë. Prandaj rikthimi i Buffonit do t’u japë një shtytje të madhe bashkëlojtarëve të tij që të jenë më kërkues të fitoreve.
Giovinco paralajmëron: Meritoj të luaj
I riu i Juventusit, Sebastian Giovinco, ka paralajmëruar se durimi i tij me biankonerët nuk mund të zgjasë përgjithmonë. “Shpresoj të kem më shumë shanse në të ardhmen. Për sa kohë mund ta toleroj këtë situatë? Nuk e di”, ka thënë mesfushori sulmues, pas përfshirjes në fitoren ndaj Catanias në kuadër të Kupës së Italisë.“Jam duke u dëshmuar kur më jepet rasti, meritoj të jem në këtë ekip të Juventusit. Mbase jo çdokush është i bindur, por unë po”, ka shtuar Giovinco.
e mërkurë, 14 janar 2009
Juventusi i tërbuar eliminon Catanian

Një ndeshje e bukur është zhvilluar sonte në Stadio Olimpico të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Catanias, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë, të cilin fitoi skuadra vendase me rezultat 3-0. Zonja e Vjetër kaloi në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (4’) me anë të mesfushorit Marco Marchionni. Gjatë gjithë pjesës së parë Bianconerët patën mundësi të shumta, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre. Është dashur të luhet minuta e 68-të për t’u dyfishuar epërsia, ndërsa golashënues ishte i riu Sebastian Giovinco. Për ta përmbyllur më bukur këtë takim u kujdes ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, i cili me një gjuajtje klasi shënoi golin e merituar në këtë takim. Në çerekfinale të Kupës së Italisë, bardhezinjtë do të ndeshen me Napolin.
Të dhëna rreth ndeshjes Juventus-Catania 3-0 (1-0).
Golashënues: 4’ Marchionni, 68’ Giovinco, 70’ Del Piero. JUVENTUS: Buffon; Grygera, Legrottaglie (83’ Mellberg), Ariaudo, De Ceglie; Marchionni, Sissoko (75’ Poulsen), Zanetti, Giovinco (72’ Esposito); Amauri, Del Piero. Në dispozicion: Manninger, Molinaro, Ekdal, Yago. Trajner Ranieri. CATANIA: Bizzarri; Silvestre, Sardo, Stovini, Silvestri; Biagianti, Ledesma, Tedesco (75’ Izco); Dica (75’ Sabato); Plasmati (66’ Paolucci), Martinez. Në dispozicion: Acerbis, Terlizzi, Carboni, Mascara. Trajner Zenga. Gjyqtar kryesor: Banti nga Livorno. Të ndëshkuar me karton të verdhë: 7’ st Sardo, 15’ st Ledesma, 27’ st Zanetti.
Video nga ndeshja Juventus - Catania
Lippi: Juve ka qenë skuadra më e mirë në Serie A deri më tani
Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, ka thënë skuadra e Juventusit ka qenë më e mira në Serie A deri në javën e tetëmbëdhjetë të këtij sezoni. “Mendoj se Juventusi ka qenë padyshim skuadra më e mirë deri më tani”. “Juventus ka pasur një fushatë mbresëlënëse në Serie A dhe po ashtu përfunduan në vendin e parë në grup në Ligën e Kampionëve”. “Duke parë këtë formë të Bianconerëve, mendoj se Interi do të djersitet shumë sivjet në garën për ta fituar Scudetton”, ka thënë Lippi për ANSA.
Monaco kërkon sërish Tiagon
Monaco është kthyer të mendojë për Tiagon. Klubi i Principatës, i cili që në merkaton e kaluar ka qenë shumë afër blerjes së mesfushorit të Juventusit, po përpunon një strategji për ta mbyllur me sukses këtë operacion. Rikthimi i interesit ka nisur nga presidenti Jerome de Bontin, por për ta konkretizuar këtë marrëveshje nevojiten parà që, për momentin, Monaco nuk i ka. Kjo do të shpjegonte shitjen e Bernardit dhe atë të ardhshmen e Cufre'së, ish-lojtar i Romës, për të mundësuar blerjen e Tiagos.
Procesi “Calciopoli”. Moggi thërret Berlusconin si dëshmitar

Katërqind e nëntëdhjetë e tetë. Po, 498. Ky është numri i dëshmitarëve të mundshëm të thërritur nga Luciano Moggi dhe nga avokati i tij Paolo Trofino, në prag të procesit mbi “Calciopolin”, që do të startojë më 20 janar në Gjykatën e Napolit. Janë të shumtë emrat e njerëzve të rëndësishëm. Mbi të gjithë, është ai i kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Ish-drejtori i përgjitshëm i Juventusit ka thirrur praktikisht gjithë presidentët e klubeve të Serisë A, të kampionateve që janë objekt hetimi nga prokuroria (2004-’05 dhe 2005-’06), pa harruar këtu as drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit të asaj periudhe. Listë e gjatë dëshmitarësh edhe për akuzën e përfaqësuar nga Filippo Betarice dhe Giuseppe Narducci, të cilët kanë thirrur për të dëshmuar 108 persona. Nga Atilio Aurichio (zyrtari që ka drejtuar për dy vite hetimet në botën e futbollit) deri te trajnerë, si Carlo Ancelotti, Carlo Mazzone dhe Zdenek Zeman, përveç Adriano Gallianit dhe Roberto Mancinit. Procesi duhet të vërtetojë, nëse ekzistonte realisht një “sistem” i aftë të garantonte një ecuri sportive në favor të Juventusit, nëpërmjet korruptimit të gjyqtarëve kryesorë të ndeshjeve dhe të anësorëve.
Diego-Juventus, marrëveshja është afër
Javën e ardhshme Alessio Secco do t’i bëjë ofertën zyrtare klubit gjermanPo bëhet gjithnjë edhe më i mundshëm operacioni që synon të çojë te klubi bardhezi Diegon, asin brazilian që luan me ëerder Bremen. Mesfushori i avancuar i kombëtares së Brazilit kohët e fundit ka shprehur vlerësimin e tij për Juventusin; kështu, javën e ardhshme drejtori sportiv i klubit torinez, Alessio Secco, do të udhëtojë për në Gjermani, për t’i bërë një ofertë zyrtare klubit gjerman. Për momentin, Diego ka një kontratë që i skadon në qershor të 2011-s dhe vlerësohet 25 milionë euro. Mundësia që kjo marrëveshje të arrihet është shumë e madhe. Braziliani ka dëshirë të ndryshojë ambient dhe të luajë në nivelet maksimale europiane, në një klub që synon të fitojë Champions League, ndërsa ëerderi ka lënë të kuptohet se, përpara një oferte të mirë ekonomike, nuk do të bëjë rezistencë për të mbajtur talentin e saj. Më pas, do të mbeten për t’u diskutuar dy detaje. I pari ka të bëjë me pagesën që mesfushori do të marrë me fanellën bardhezi, duke e dhënë për të sigurt faktin se Diego do të jetë i gatshëm ta ulë kërkesën e tij, në krahasim me 4,5 milionë eurot në vit të kërkuara në fillim. I rëndësishëm do të jetë dhe pozicionimi i tij taktik, duke parë se flitet për një mesfushor të avancuar klasik dhe për ta vënë në kushte ku ai mund të japë maksimumin. Claudio Ranierit do t’i duhej të ndryshonte modulin e lojës, duke kaluar nga 4-4-2 te 4-3-1-2. Pra, është e vështirë të mendohet që Diego të aktivizohet në krahun e majtë, si zëvendësues i Nedvedit. Ndërkohë që ka të reja edhe për një brazilian tjetër, për të cilin flitej se është interesuar Juventusi. Alessio Secco e ka mbyllur përfundimisht kapitullin “Mattioni”, duke deklaruar se lojtari nuk ka qenë asnjëherë në planet e klubit bardhezi.
e martë, 13 janar 2009
Buffon i ftuar me Catanian, Giovinco titullar

Pas një pushimi të gjatë nga lëndimi, kthehet numri 1 i Juventusit. Gigi Buffon, sipas faqes zyrtare te Juventusit, është ftuar për ndeshjen e Kupës së Italisë ku Juvja do të ndeshet të mërkurën me skuadrën e Catanias. Nedved dhe Marchisio do të pushojnë. Do të mungojnëTiago dhe Chiellini të cilët pritet që të rikuperohen për ndeshjen e së dielës kundër Lazios. Iaquinta vazhdon të jetë i lënduar, Amauri është në gjendje të mirë. Kundër Catanias pritet që i riu Lorenzo Ariaudo të zëvendësojë Chiellinin. Gjithashtu pritet që Giovinco të fillojë ndeshjen nga minuta e parë. Të ftuar do të jenë edhe Esposito dhe Falque Yago, të dy lojtarë nga ekipi Primavera.
Të ftuarit e Ranierit për ndeshjen me Catanian:
1 Buffon, 4 Mellberg, 6 Zanetti, 8 Amauri, 10 Del Piero, 13 Manninger, 18 Poulsen, 20 Giovinco, 21 Grygera, 22 Sissoko, 27 Ekdal, 28 Molinaro, 29 De Ceglie, 32 Marchionni, 33 Legrottaglie, 35 Esposito, 41 Ariaudo, 45 Yago.
Juvja bllokon Cassanon

Lapo Elkan, njëri ndër pronarët e Juventusit para dy viteve, atëherë kur Antonios i kishte ardhur momenti për tu larguar nga Madridi kishte thënë: "Do ta marrim Cassanon në Juventus". Ai thotë se Cassano është një lojtar tejet simpatik dhe se Juvja është gjithmonë pranë tij. Presidenti Cobolli Gigli çdoherë ka pasur fjalë të mira për Cassanon. Atë e sheh si një pasardhës të denjë të Del Pieros. Presidenti gjithashtu i bën komplimente Antonios edhe nëpërmjet mediave dhe televizionit. Mirëpo për çështjen Cassano në Juventus drejtuesit bardhezinj kanë një mendim identik për ta realizuar. Të gjithë janë të një mendimi që Cassano të vishet bardhezi. Corriere dello Sport shkruan se Juventusi do të ndjek me mjaft përqendrim çështjen e Iaquintas dhe Trezeguet, të cilët kohën e fundit janë në shënjestrën e disa klubeve evropiane. Nëse Juvja dëshiron që të angazhojë Antonio Cassanon, duhet të largohet nga njëri prej sulmuesve të lartëpërmendur. Iaquinta i cili assesi nuk po arrinë të gjejë një vend titullar në formacionin e trajnerit Ranieri, mendohet se në fund të sezonit do të largohet nga Juvja. Këtë e kishte thënë edhe vetë lojtari, duke cituar se dëshiron të merr pjesë në Kampionatin botëror i cili do të mbahet në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Mirëpo për të qenë pjesë e këtij evenimenti, Iaquinta do të duhet të luajë pothuajse në çdo ndeshje titullar dhe për të qenë në formë të mirë. Ai për këtë shkak ka vendosur që të ndryshojë ambient. Gjithashtu edhe francezi David Trezeguet është "një pikë kryesore" e sulmit të shiikëve arab të Manchester Cityt. Ata janë të gatshëm të ofrojnë një shumë prej 22-25 milionë euro per sulmuesin për ta sjellur tek "qytetasit". Mirëpo kjo pistë vështirë se mund të ndodhë pasiqë në disa raste lojtari dhe skuadra e Juventusit kanë refuzuar tentativën që sulmuesi David Trezeguet të largohet nga skuadra. Nga kjo shihet qartë se është i afërt largimi i Vincenzo Iaquintas (për të cilin janë të interesuar Zenit, Tottenham dhe Napoli) nga Juventusi. Nëse kjo ndodh, atëherë që tani mund të themi se Antonio Cassano është i Juves.
Juventus, 35 milionë euro për Silvan
Juventus ka vendosur të hedhë hapa konkrete për të marrë në Torino mesfushorin David Silva, i cili shihet si pasardhësi i Pavel Nedved. Skuadra bardhezi mendon të investojë plot 35 milionë euro për t’i shkëputur Valencias mesfushorin e talentuar gjatë merkatos së verës. Bisedimet mes palëve kane nisur dhe gjithcka mund të konkretizohet gjatë ditëve të ardhshme. Pista e spanjollit është zbuluar gjatë orëve të fundit si një alternativë e shpejtë për të zgjidhur ngërçin që po hasin bisedimet me ëerder Bremen për të marrë brazilianin Diego. Ndërkohë, një tjetër emër me peshë në listën bardhezi është edhe sulmuesi i Udineses, Quagliarella, fati i të cilit varet nga largimi i Iaquintas tek Tottenham.
Tiago dëshiron të vazhdojë me Juven
Përfaqësuesi i kombëtarës portugeze, Tigao thotë se është i gatshëm për të luajtur dhe nuk planifikon të largohet nga Juventusi. Tiago pësoi një lëndim në gjurin e këmbës në minutat e para në ndeshjen me Interin e cila u luajt më 22 nëntor. Lojtari i radhëve të mesfushës së Zonjës së Vjetër thotë se është shëruar dhe është i gatshëm për rikthimin në formacionin bazë të Ranierit. "Ndoshta do të kthehem në fushë që në ndeshjen e së dielës kundër Lazios në Olimpico" - tha Tiago. Ai gjithashtu dëshiron që sa më shpejtë ta kthejë formën të cilën e kishte para lëndimit dhe sërish të jetë në dispozicion të trajnerit Ranieri. "Në disa ndeshje të fundit para se të lëndohem luajta mirë, dhe shpresoj se së shpejti do të mundem t'i tregojë paraqitjet e njejta". "Shpresoj se mirë do ta mbarojmë sezonin dhe do të fitojmë ndonjë trofe". Tiago gjithashtu komentoi edhe për garën për titull si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat". "Scudetto? Gara nuk do të udhëhiqet vetëm ndërmjet Juves dhe Interit, gjithashtu do të shtyhet edhe Milan dhe sipas mendimit tim edhe Roma". "Chelsea" Do të jetë duel i veçantë për mua, atje kalova një vit dhe fitova përvojë të madhe si dhe njoftova disa shokë". "Do të jetë kenaqësi t'i shoh".
Secco do të udhëtoje në Gjermani për Diegon
Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco javën e ardhshme do të udhëtojë për në Gjermani ku për herë të fundit do të mundohet të vjen deri te shërbimet e brazilianit Diego. Juventus tashmë një kohë të gjatë lidhet me tranferimin e Diegos dhe tashmë janë bërë bisedimet e para me Werder Bremenin dhe agjentin e lojtarit. Sipas informatave të mediave italiane, Diego ka kontratë me Werderin deri në vitin 2001, por ai dëshiron të kalojë në një skuadër më atraktive. Besohet se Diego tashmë ka bërë marrëveshje me Juven për katër vite kontratë sipas së ciles do të përfitoje nga 4.5 milionë euro për sezon, mirëpo gjithçka varet nga Werderi. Werder nuk dëshiron të largohet nga Diego, skuadra gjermane e vlerëson lojtarin e tij me rreth 25 milionë euro. Në qoftë se Juventus nuk arrinë në arsyen të angazhojë Diegon, ata vëmendjen e tyre do ta kthejnë kah Ryan Babel i Liverpoolit dhe mbrojtësin e Fiorentinës, Manuel Da Costa.
Trezeguet rikthehet nё stërvitjet e plota
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ёshtё rikthyer nё fushёn stërvitore me skuadrёn bardhezi. Francezi ka kompletuar rikuperimin e tij nga operacioni i dyfishtё nё gju dhe dje i ёshtё dhёnё leje pёr tё filluar stërvitjet me ekipin e trajnerit Claudio Ranieri. Stafi mjekësor i Juventusit ia ka përcjellё Ranierit se Trezeguet do tё jetё nё gjendje pёr tё luajtur nё fund tё muajit.
Del Piero: Titujt i kam fituar në fushë!
Kapiteni bardhezi shijon golin ndaj Sienës: Shpresoj që portierët të mos dinë si ta vendosin barrierënThuajse një fotokopje. Aleksi i 2009-s bën atë që bënte më 2008-n. Një tjetër gol, aq sa mjaftoi për ta ngrohur një pasdite të ftohtë në Torino, që ta mundë Sienën dhe të shkurtojë largësinë ndaj Interit kryesues. Një tjetër gol me goditje dënimi. Dhe tani janë 6:4 në kampionat dhe 2 në Champions.
REKORD - Kështu, me goditjen e radhës, Del Piero thyen një tjetër rekord: me goditje dënimi nuk kishte shënuar ndonjëherë kaq shumë, duke thyer arritjen e sezonit 2005-2006. Shtatë janë golat e shënuar në 18-të javët e para të kampionatit. “Jemi të lumtur për fitoren, por duhet të vazhdojmë kështu. Është e qartë se, pavarësisht nga fitoret tona, edhe të tjerët duhet të humbasin disi terren, nëse duam të pretendojmë,” - shpjegon kapiteni. Ndërkohë, Juventusi ka rifilluar të vrapojë më shumë sesa Interi, nga -6 në -4, gjithçka në 90 minuta. Jënë gjithnjë temperatura të ulëta, por largësia s’duket edhe aq e largët. Aleksi i 2009-s e di, besonte. E vërtetë, e kishte deklaruar para se të rihapej gjuetia ndaj kryesueses. U tha, u bë. Duhej një gol i tij, për të zhbllokuar një skuadër disi të ftohtë, për të thyer një kundërshtar të mirorganizuar, me atë “romb” në mesfushë, që dukej si një ajsberg në mes të oqeanit.
GARRINCA - Dhe goli i shënuar me goditje dënimi vjen pas 33 minutash. Dikush sugjeron që goli ndaj Sienës paska diçka të ngjashme me atë të dytin, i shënuar në shtëpinë e Realit të Madridit. Del Piero s’është dakord: “Por barriera ishte e vendosur ndryshe nga ajo e Sienës, të dielën”. Po, tashmë është e vërtetë që asnjë nuk e di më se ku ta vendosë barrierën, kur godet Del Piero. “Ndodhte kështu edhe me Garriçën,” - tregon ish-milanisti i famshëm Jose Altafini, nga ata që me Garrincën ka luajtur dhe fituar shumë. Del Piero qesh: “Shpresoj të vazhdoj kështu, shpresoj që portierët të mos e dinë më ku ta vendosin barrierën, përndryshe, nuk do të shënoj më gola me goditje standarde.”
TITUJT - Për Aleksin e 2009-s, gjërat shkojnë menjëherë mirë. Shënon dhe pastaj vrapon të festojë pranë flamurit të këndit: një grusht në qiell dhe ikën. Shënon, zhbllokon rezultatin dhe shpërthen para tifozëve bardhezinj, të cilët kishin vendosur dy parulla gjigante: 28 dhe 29, si titujt që tifozët e Juventusit kërkojnë t’u rikthehen. Del Piero bashkohet. Më mirë, shpjegon: “Unë përsëris vetëm atë që kam thënë gjithnjë: ata tituj i ndiej të mitë, sepse i kam fituar në fushë”. Historia vazhdon, kampionati po ashtu: “Na presin tri ndeshje të vështira dhe nesër ndeshja e Kupës së Italisë ndaj Catanias. Do të vazhdojmë t’i marrim gjërat me radhë”. Ndërkohë, Interi është -4. Siena u mund, por nuk ishte një pasdite e lehtë. E thotë edhe presidenti Giovanni Cobolli Gigli: “Në fund, pata pak frikë, por, për fat të mirë, kemi Del Pieron”. Me golin e shënuar ndaj Sienës, kapiteni juventin shkon në kupën 253 me fanellën bardhezi. Por nuk ka mbaruar akoma faza e parë e kampionatit…
Tiago gati, pas 20 ditësh edhe Trezeguet
Mesfushori portugez është riaftësuar, ndërsa francezi rikthehet në fund të janarit me JuvenVijnë jo vetëm nga sukseset në fushë lajmet e mira për Juventusin e Claudio Ranierit. Gjatë stërvitjes së djeshme në mëngjes, si Tiago ashtu edhe Trezeguet, janë stërvitur së bashku me pjesën tjetër të grupit. Portugezi është tashmë i riaftësuar plotësisht, ndërsa “bomberi” francez, i parë pasdite në Peruggia për kontroll mjekësor, ku kanë dhënë përgjigje pozitive, duhet të kthehet i gatshëm në fund të janarit. Së bashku me sulmuesin, vizita mjekësore kanë bërë edhe të dëmtuarit e tjerë bardhezinj: Zebina, Knezevic dhe Salihamidzic. Për dy të parët, rikthimi në fushë është parashikuar për në fund të shkurtit, ndërsa për anësorin boshnjak, që ka sërish probleme në “Thembrën e Akilit”, pas miqësore në Mesinë me Monacon, i është përpiluar një program specifik, të cilin duhet ta respektojë. Është përmirësuar edhe gjendja e Chiellinit, Iaquintas dhe Camoranesit, që shumë shpejt do të kthehen të gatshëm për Ranierin. Për të vazhduar ndjekjen ndaj Interit, Juventusi mund të besoje, pra, te shumë lojtarë të rëndësishëm, që janë pranë riaftësimit. Ndërkohë, me rikthimin e Buffonit, ndoshta që nesër në kupë, porta e Juves do t’i dorëzohet “të zotit”. Tani që është portieri, i cili ka pësuar më pak gola deri tani në kampionat, Manninger mund të kthehet në stol. Të dielën kundër Sienës, austriaku ishte në një ditë të mirë dhe pati shumë kënaqësi. Ishte vendimtar dhe me vetëm 10 gola, të pësuar në 15 ndeshje, ka thyer rekordin e interistit Julio Cesar: një mesatare prej 0,66 gola për ndeshje. Asnjë portier në Serinë A nuk ka bërë më mirë se Manningeri. Pikërisht që nesër, në Kupën e Italisë, do të kthehet Gigi Buffon. Austriaku qesh: “Sigurisht që më vjen pak keq, sepse të gjithë duan të luajnë, por jam i lumtur për Gigin, jam krenar që punoj me portierin më të mirë në botë dhe që luaj me fanellën e Juventusit”.
e hënë, 12 janar 2009
Zyrtare: Venitucci rikthehet tek Juvja
Del Piero kërkon skudeton e 30-tё
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thёnё se nёse klubi triumfon kёtё sezon nё Serie A, ky do tё jetё trofeu i 30-tё dhe jo i 28-tё. “Skudetot tё cilat na janë marr? Unё i kam fituar ato nё fushё. Jam me fat qё mendoj nё kёtё mёnyrё. Vёrtet nuk ndryshon shumё nёse do tё ketë pesё ose gjashtё tituj nё emёr tim”, ka thёnё Del Piero. Bianconerёt shënuan fitore minimale ndaj Sienёs nё ndeshjen e djeshme, me golin e Del Pieros, duke ngushtuar nё katër pikё diferencën me Interin, qё barazoi tё shtunën ndaj Cagliarit. “Rruga ёshtё ende e gjatё, duhet tё tregojmë se e kemi merituar kёtё pozitё. Jam i lumtur qё fituam nё njё ndeshje tё vështirё, por po ashtu edhe pёr shkak se kemi punuar pa ndalur qё tё rikthehemi sërish nё ritëm”, ka shtuar kapiteni i bardhezinjve.
Trezeguet rikthehet me grupin e Juventusit

Lajme të mira vijnë për trajnerin e Juves, Claudio Ranieri, pas rikthimit në stërvitje me grupin të David Trezeguet. Sulmuesi francez i është bashkuar shokëve të tij në stërvitjen për ndeshjen e radhës në mesjavë, përballë Catanias për Kupën e Italisë. Futbollisti pritet të jetë në formacion në fund të këtij muaji. Pozitivisht po shkon edhe rikuperimi i Zebinas, Knezevicit dhe Salihamidzicit. Zebina i është bashkuar grupit në stërvitje për të qenë i gatshëm për të luajtur në fund të këtij muaji. Lajme të mira vijnë edhe nga Tiago, Chiellini, Iaquinta dhe Camoranesi, të cilët janë duke u rikuperuar pas dëmtimeve.
Magji e Del Pieros, Juvja i afrohet Interit

Një gol nga goditja standarde e kapitenit e mban “Zonjën” në garë: Është akoma shpejt për titullin
Vrapimi filloi. Pak njerëz në shtëpinë bardhezi besonin dhe shpresonin të “rrëmbenin” dy pikë në një javë me ndeshjen Inter-Cagliari (1-1, u luajt të shtunën) dhe Juventus-Siena (1-0, dje). Por ndodhi, edhe pse paraqitja e skuadrës së Ranierit nuk ishte e jashtëzakonshme. Megjithatë, ndeshja në “Olimpico” pati si protagonist të zakonshmin Alessandro Del Piero. “Jemi të lumtur, - komentoi kapiteni bardhezi, autori i golit të vetëm të ndeshjes, - fituam një ndeshje shumë të vështirë, si për meritë të Sienës, ashtu edhe pse pas pjesës së dytë e ulëm disi ritmin e garës.” Numri dhjetë bardhezi, më pas nënvizoi: “Po vazhdojmë të kemi një ecuri të mirë, por është e qartë që kundërshtarët tanë duhet të humbin disi terren, ndonëse lufta është akoma e gjatë. Pra, duhet të shohim veten tonë. Duhet të shohim faktin që morën shumë sot (dje), me meritë e sakrificë”. Mes notave pozitive të pasdites në “Olimpico”, ishte edhe paraqitja e portierit austriak Alexander Manninger. Zëvendësi i Buffonit ka bërë disa pritje të shkëlqyera ndaj toskanëve: “Ishte shumë i mirë, - vazhdon Del Piero, - ishte i shkëlqyer, sepse u tregua menjëherë i gatshëm, siç kanë qenë të gjithë djemtë e skuadrës deri tani. Po vazhdojmë të kemi probleme të mëdha formacioni për shkak të dëmtimeve. Ai që po rikthehet, po luan mirë. Kjo është meritë e mënyrës së stërvitjes”. “Unë ato tituj kampionë i kam fituar në fushë dhe jam i lumtur kështu”. Edhe Aleks Del Piero thotë fjalën e tij mbi dy titujt e hequr të Juventusit pas skandalit të “Calciopolit”, në fund të javës pas seancës së shkallës së parë të procesit “Gea” dhe pas deklaratave të presidentit bardhezi, Cobolli Gigli, mbi dorëzimin e atyre titujve të marrë një herë, që do të jetë dëshmi e pafajësisë së të akuzuarve. Ndërkohë trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri është i kënaqur për suksesin e vuajtur ndaj Sienës, ku goli u shënua nga një goditje fantastike standarde e Del Pieros: “E dinim që ishte një kondërshtar jo i lehtë, - pranoi Ranieri. Edhe në ditë jo të mira të skuadrës, Aleksi arrin të nxjerrë diçka të rëndësishme. Rinisemi me një fitore të rëndësishme, që vjen pas rezultateve të 2008-ës. Kërkohen gjithnjë zgjidhje të veçanta për problemet dhe Del Piero ka një këmbë dhe një shënjestër të shkëlqyer. Kur nuk arrin të zhbllokosh këto ndeshje ndaj skuadrave që nuk të lënë të luash, mund të fitosh vetëm me kampionë si Del Piero. Nuk duhet të mendojmë vetëm për Interin.” Ajo kundër Sienës sigurisht që ishte ndeshja e fundit si titullar e Manningerit, duke parë riaftësimin e Buffonit: “Ka qenë një zëvendës i shkëlqyer, na ka dhënë siguri e qetësi, kemi pësuar pak gola, është një “numër 2″ i vërtetë, sepse luan te Juventusi. Shpresojmë të riaftësojmë sa më shpejt edhe lojtarët e tjerë, por edhe ata që kanë luajtur, kanë qenë të shkëlqyer”.
e diel, 11 janar 2009
Del Piero: "Titujt e mi? I kam fituar në fushë"
Kapiteni bardhezi flet për titujt e hequr nga skandali CalciopoliAlessandro Del Piero komenton titujt e fituar të cilat më vonë i janë marrë skuadrës së Juventusit pas aferës Calciopoli që trazoi jo vetëm Italinë, por edhe tërë rruzullin tokësor. "Të gjithë titujt (scudettot) unë i kam fituar në fushë dhe jam i bindur për këtë, a shkruhen 5 ose 7 kjo nuk ka rëndësi". Kapiteni bardhezi bisedoi edhe për suksesin e arritur ndaj skuadrës së Sienës, ndeshje kjo që i afron bardhezinjtë në minus katër pikë ndaj rivalit të përjetshëm, Interit. "Kampionati është ende i gjatë dhe kemi treguar se e meritojmë këtë pozitë që gjendemi - vazhdoi Del Piero për Raisport. Sot fituam një ndeshje të rëndë me një paraqitje jo briliante" - perfundoi Alex Del Piero.
Del Piero i sjell tri pikё Juventusit

Njё gol i vetëm i shёnuar nga kapiteni i bardhezinjve, Alessandro Del Piero, i ka sjellё tri pikё tё rёndёsishme Juventusit, nё ndeshjen përballё Sienёs nё Olimpico tё Torinos. Goli i Del Pieros erdhi pas 33 minutash lojё pёrmes njё goditje tё shkëlqyeshme nga gjuajtja e lirё. Me kёtё fitore minimale, Juventusi e fillon vitin 2009 nё mёnyrёn mё tё mirё, duke marrё parasysh se i afrohet nё katёr pikё liderit tё tabelës Interit, qё mbrёmё barazoi ndaj Cagliarit. Sonte nё radhë ёshtё derbi mё i rёndёsishёm i Serie A, kur Milani udhëton tek Roma, nё përpjekje pёr tё ruajtur hapin nё krahasim me Interin dhe Juventusin.
Të dhëna rreth ndeshjes Juventus - Siena 1-0 (1-0).
Golashënues: 33’ Del Piero.
JUVENTUS: Manninger; Grygera, Mellberg, Legrottaglie, Molinaro; Marchionni (78’ De Ceglie), Sissoko (65’ Zanetti), Marchisio (85’ Poulsen), Nedved; Amauri, Del Piero. Në dispozicion: Chimenti, Ariaudo, Giovinco, Esposito. Trajner Ranieri.
SIENA: Manitta; Del Prete (87’ Zuniga), Portanova, Brandao, Del Grosso; Jarolim, Codrea (71’ Packer), Galloppa; Kharja; Ghezzal, Calaiò (59’ Frick). Në dispozicion: Eleftheropoulos, Moti, Barusso, Rossi. Trajner Giampaolo.
Gjyqtar kryesor: Russo nga Nola.
Të ndëshkuar me karton të verdhë: 16’ Codrea, 46’ Grygera.
Video rreth ndeshjes Juventus - Siena 1-0 (Del Piero 33').
e shtunë, 10 janar 2009
Del Piero: Juventusi mund ta kapë Interin
Sulmuesi bardhezi është shprehur optimist për këtë vit dhe ka besim te skuadra e tijKapiteni i Juventusit, protagonist i padiskututeshëm në këtë sezon me bardhezinjtë, ka folur hapur për sfidën ndaj Interit në luftën për titull, si dhe për të ardhmen e tij, pasi të tërhiqet nga bota e futbollit të luajtur.
- Del Piero, tani rifillon kampionati. Dy javë para përfundimit të fazës së parë, njëzet e një javë deri në fund të kampionatit. Interi është 6 pikë përpara. Mendoni se mund ta arrini?
- Po, jemi të vetëdijshëm se mund t’i arrijmë, se kemi armët e duhura për të luftuar deri në fund. Një gjë është e sigurt: për ne ka ardhur momenti të shkelim pedalen e gazit deri në fund. Besojmë se mund t’i shkurtojmë diferencat me kryesuesit.
- Çfarë ju ka thënë Ranieri, pas rikthimit në stërvitje?
- Na ka thirrur rreth vetes, për të na përsëritur objektivat që duhet të kemi parasysh gjithmonë. Gjëja e parë: të mos dorëzohemi asnjëherë. Më pas, duhet të kemi mentalitetin e ekipit të uritur për fitore, duke respektuar kundërshtarin dhe duke qenë të kujdesshëm për detajet. Çdo top e dyluftim duhet të jenë të rëndësishëm.
- Interi, që tani duket i pathyeshëm, ku ka më shumë mundësi të humbasë pikë në kampionat?
- Rreziqet më të mëdha do të vijnë nga përballjet me ekipet e vogla.
- Milani, mbas krahëve tuaj, është i entuziazmuar nga mbërritja e Beckhamit…
- Ai është një ndihmë më shumë për ata. Teknikisht, nuk diskutohet. Më pas, duke e njohur, duhet të them se për disa aspekte është njeri i shkëlqyer. Edhe pse ndodhet gjithmonë nën presion, i përkushtohet punës 100%. Milani është akoma në garë për të fituar titullin.
- Mourinho, nuk u ka lënë shumë hapësirë ndjekësve. Ka thënë se “Juvja dhe Milani do të mendojnë gjithmonë për të fituar, por duhet ta dinë se ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Me pak fjalë, varen nga Interi; për këtë arsye, objektivi i tyre është i komplikuar”.
- Mourinho është një komunikues perfekt, shumë i aftë për të karikuar skuadrën e tij dhe për të vënë nën presion kundërshtarët. Do të shohim. Ne nuk duhet të mendohemi shumë për Interin dhe Milanin. Duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Duke filluar që nga ndeshja e të dielës kundër Sienës, që nuk do të jetë e lehtë.
- Flitet shumë për derbin e Italisë: historikisht, është Juventus-Inter. Por ka nga ata, të shtyrë nga numri i trofeve të fituara, që do të përcaktonin si të tillë Juventus-Milan.
- Të zgjedhësh është e vështirë. Sigurisht për mua, vitet e fundit, përballja më e rëndësishme ka qenë ajo me Interin.
- Buffoni preferon Champions League ndaj kampionatit. Jeni dakord?
- Po. Championsi është më shumë tërheqës. Më pas, duke ditur se kam fituar vetëm një kundër 5-7 kampionateve, nëse do të më duhej të zgjidhja, do të preferoja edhe unë atë.
- Të provojmë t’i luajmë këto sfida. Të fillojmë nga Chelsea-Juventus.
- Duam të fitojmë, unë kam shumë besim, por nuk mund të bëj ndonjë parashikim.
- Inter-Manchester United?
- Nga tre italianet, Interi ka detyrën më të vështirë. Luan kundër një ekipi që është shumë i fortë fizikisht dhe ndeshjen e kthimit do ta ketë jashtë. Manchesteri është kampioni në fuqi dhe gjatë kësaj faze të parë e ka përforcuar pozitën e tij.
- Arsenal-Roma?
- Skuadra e Wengerit duket më e lehta, por do të varet shumë nga vetë anglezët. Ata alternojnë paraqitje të mrekullueshme me zhgënjime të befasishme.
- Futbolli anglez ju tërheq. A ka ndonjë skuadër britanike që është interesuar për ju?
- Po, dy. Të parët, shumë vite më parë, kanë qenë Glasgow Rengers. Më pas, pikërisht Manchester United. Asnjëherë nuk ka pasur negociata konkrete, por mesazhe interesimi nëpërmjet agjentëve ose personalisht.
- A e prisnit që Amauri të ishte kaq vendimtar?
- Po, isha i sigurt për këtë. Eshtë lojtar i pjekur. Duhej vetëm të përshtatej me grupin. Ka treguar dëshirë të madhe, respekt dhe vendosmëri, duke u integruar për një kohë kaq të shkurtër.
- Të flasim për Cassanon. Sipas merkatos, flitet për një sfidë Inter-Juve për talentin barez…
- Mendoj se Cassano i intereson më shumë Interit. Ne jemi mirë kështu. Kjo nuk do të thotë se dyert tona për të janë të mbyllura. Si lojtar, më pëlqen shumë.
- Në moshën 34-vjeçare po zhvilloni sezonin tuaj më të mirë në 16 vite me fanellën bardhezi. Nuk keni shënuar asnjëherë kaq shumë sa në 2008-n (28 gola). Si e shpjegoni këtë?
- Varet nga muskujt, që janë në gjendje të mirë, dhe nga mentaliteti. Kam shumë dëshirë për të fituar.
- Goditjet e dënimit janë bërë sot më shumë se kurrë firma e padiskutueshme e Del Pieros. Ka ndonjë sekret?
- Goditja ime ka ndryshuar pak, në krahasim me të kaluarën. Më është dashur të përshtatem me faktin se sot portierët janë më të aftë; më pas, unë stërvitem shumë me murin në distancë prej 8 metrash, dhe jo me distancën e zakonshme prej 9,15 metrash, sepse në ndeshje distanca e rregullt nuk respektohet shumë.
- Ju jeni dhe do të jeni gjithmonë njeriu i Juventusit. Në të ardhmen, a e shihni veten më shumë trajner apo drejtues?
- Do të shohim, kur të vijë momenti, mbase do të kaloj te golfi.
- Golfi?
- Mund të jetë sfida ime e re, edhe pse askush nuk beson tek unë, sepse thonë se kam filluar vonë të merrem me këtë sport.
- Eshtë banale të thuhet se mbas krahëve të një kampioni të madh ndodhet një grua e madhe?
- Në rastin tim, është e vërtetë. Sonia është e jashtëzakonshme. Midis nesh ka qenë dashuri me shikimin e parë. E kam parë në një lokal dhe… Kam filluar ta bëj për vete, duke i dërguar lule. Këtë e bëj edhe tani. Besoj se këto të tanishmet janë më të rëndësishme se ato të kaluarat.
- Më pas, ka lindur Tobias (që sot është 14-muajsh). Si keni vendosur për një emër kaq pak italian?
- Eshtë emër gjerman, që na ka pëlqyer shumë. Fryt i një kërkimi që ka zgjatur nëntë muaj. Sigurisht, është ai i duhuri për të.
- Ju keni gjithçka: parà, famë. Arrini të jeni akoma ziliqar për diçka?
- Ndodh rrallë, por kalon shumë shpejt dhe shërben që të përmirësohem.
- Kombëtarja, nëse nuk do të merrnit avionin për në Afrikën e Jugut, do të mërziteshit shumë?
- Jo, nuk mendoj, por të jem i pranishëm në Botëror, është një nga objektivat e mia.
Gigli zgjedh dhuratën: Dua Championsin!

“Dhuratën më të bukur e pres nga ekipi më 27 maj.” Giovanni Cobolli Gigli shtrëngon në duar fanellën e artë të Juventusit me numrin 64, vitet që sapo ka mbushur. Gjashtë muaj para skadimit të mandatit trevjeçar, në krye të presidencës juventine, tifozi i parë i bardhezinjve ka hapur agjendën e takimeve për vitin e ri. “Nesër do të rifillojë kampionati për ne. Do të jem tifoz i Cagliarit, duke parë se ekipi sard do të përballet në “San Siro” kundër Interit, dhe më pëlqen shumë si skuadër.” Data e rrethuar me të kuqe është 25 shkurti, në Stemford Bridge, ku do të zhvillohet Chelsea-Juventus, etapa e parë drejt afrimit në finalen e Champions Leagues, që do të zhvillohet më 27 maj në Romë. “Eshtë më shumë se një ëndërr, është objektivi im, i drejtuesve tanë, i gjithë skuadrës dhe tifozëve tanë. Kam dëshirë të shkoj në Romë dhe të fitoj. Eshtë një arritje e komplikuar, por që do të na bënte shumë krenarë. Juventusi në të kaluarën ka fituar shumë në Itali, por ne kemi korrur më pak nga sa kemi merituar, dhe nga vuajtjet që kemi pasur në kompeticionet europiane. Eshtë e vërtetë se është një objektiv shumë i vështirë për t’u arritur, por kampionët tanë para vështirësive japin maksimumin,” - ka përfunduar Gigli.
Abonohu te:
Postimet (Atom)

