e diel, 15 shkurt 2009

14 goleadorë, Bardhezinjtë, një “fabrikë” golash

Christian Poulsen ka qenë i katërmbëdhjeti. Mesfushori danez, vendimtar të dielën e kaluar kundër Catanias, ka qenë lojtari numër 14 i Juventusit që ka shënuar gol në kampionat. Një rekord ky që bardhezinjtë e ndajnë me Interin dhe që e kthen ekipin e Ranierit në një “fabrikë” golash. Nga lojtarët titullarë, deri tani, vetëm Molinaro nuk e ka dërguar topin në rrjetë. Natyrisht, në apel, mungon edhe Trezeguet: pas ndalesës së gjatë, ka arritur të luajë vetëm dhjetë minuta dhe tani është kandidati favorit për të tërheqër biletën me numër 15-të. Ndërkohë që në krye të renditjes së golashënuesve bardhezi qëndron Amauri. Braziliani ka shënuar 11 gola deri tani. Eshtë mbreti i zonës së rreptësisë dhe specialist i lojës në ajër (5 gola me kokë). Pas tij vjen Del Piero, magjistari i goditjeve të dënimit: 4 gola nga 7 të tij kanë ardhur nga këto goditje, specialiteti i kapitenit juventin.

Nuk ka komente: